Baza e të dhënave të Statistikave Botërore “Numbeo” ka publikuar raporte të përditësuara mbi koston e jetesës në vendet e botës, në lidhje me çmimet mesatare të artikujve ushqimorë dhe shërbimeve të tjera që paguajnë qytetarët çdo muaj.
Statistikat e përgatitura nga Numbeo i referohen çmimeve të shërbimeve si energjia elektrike, ngrohja, uji, por edhe grumbullimi i plehrave.
Statistikat mbulojnë pothuajse të gjitha vendet në botë, dhe tabela përcaktohet në bazë të shumës së parave që duhet të ndahen për koston e jetesës në një apartament prej 85 metrash katrorë.
Ajo që mund të vërehet sipas tabelës së publikuar është se zona e Evropës, të paktën kur bëhet fjalë për çmimet mesatare të shërbimeve bazë, është pjesa “më e shtrenjtë” e botës për të jetuar.
Megjithatë, Kosova del të jetë vendi “më i lirë” për t’u jetuar, të paktën kur bëhet fjalë për rajonin, ku qytetarët duhet të lënë 54 euro për shërbimet bazë.
Nëse do të vëzhgoheshin vetëm vendet e Evropës Jugore, Kosova do të ishte pozitën e fundit në bazë të çmimeve mesatare të kostove bazë.
Sipas statistikave të Numbe, Zvicra është vendi më i shtrenjtë kur bëhet fjalë për çmimin mesatar të shërbimeve bazë, kështu që qytetarët e këtij vendi do të paguajnë rreth 125 euro për faturat që vijnë në adresat e qytetarëve çdo muaj.
Ndryshe, ajo që është interesante, ndër 10 vendet më të shtrenjta kur bëhet fjalë për çmimet e shërbimeve bazë, ka vetëm dy vende jo-evropiane, më saktësisht Izraeli dhe Hong Kongu. Banorët e këtyre zonave do të lënë mënjanë 199 euro dhe 198 euro për kostot. /Telegrafi/
Nxehtësia e telefonit është një problem që mund t’i ndodhë kujtdo, sidomos gjatë…
Një enë me ujë të ngrohtë mund ta bëjë punën më lehtë, ndërsa…
Një pamje ajrore tregon Liqenin Tuz, i cili shfaq nuancat e tij të…
Është gjithmonë një ide e mirë të konsumoni fruta të freskëta çdo ditë.…
Sëmundja e Parkinsonit është një sëmundje neurodegjenerative e shkaktuar nga vdekja progresive e…
Detergjentët e aromatizuar, përfshirë edhe produktet që tregtohen si “natyrale” dhe përmbajnë vajra…