Me politikën pushtuese të qeverisë serbe ndaj arbanasve, në kufirin perëndimor të Serbisë janë krijuar marrëdhënie të tilla që në të ardhmen e afërt vështirë mund të pritet paqe dhe gjendje stabile […] shtypi ynë, në një garë katastrofale për të ndihmuar një politikë të referuar dhe ekzekutuar në mënyrë të neveritshme, me muaj dhe vite (ka) përhapur mendime tendencioze për arbanasit…
Ky është edhe sot mjeti i vetëm me të cilin shtypi shovinist krijon te populli serb urrejtjen ndaj arnautëve “të egër”, duke fshehur, si nepërka këmbët e egërsirës, atë që populli serb ka bërë ndaj tyre. […] Ballkanicus dhe dr. Vlladan [Gjorgjevic] kanë shkruar nga një libër të plotë me dëshirë të qartë për ta ndrydhur këtë popull të mjerë arbanas dhe ta dëshmojnë paaftësinë e tij për një jetë të kulturuar dhe kombëtare. […] me qëllim që të dëshmojnë se ai popull si racë, nuk ka sens për jetë të kulturuar dhe të pavarur, ata gjithë atë që në primitivizmin e atij populli ekziston, e paraqesin jo si shprehje të shkallës së historisë në të cilën ata gjenden dhe nëpër të cilat kanë kaluar edhe popujt e tjerë, por si shprehje të paaftësisë së tyre racore për zhvillim kulturor në përgjithësi.
Zelli i Ballkanicusit për nënvlerësimin e popullit arbanas si racë shkon deri aty ku rolin historik të Skënderbeut ia atribuon origjinës nga serbja Vojisllava” (Dimitrije Tucovic [1914] 1980:17-44).
Nuk mund të mohohet se sot shqiptarët konsiderohen si “armiqtë” më të mëdhenj të serbëve. Në qoftë se këtë mund ta shpjegojmë lehtë me ngjarjet aktuale politike dhe me përshkrimin e “karakterit” të tyre nga mediat e pahijshme, është e nevojshme që më seriozisht të analizohen arsyet e përbuzjes së tyre që, ndonjëherë haptas e ndonjëherë fshehurazi, iu janë të ekspozuar gjatë gjithë shekullit XX. Intelektualët bashkëkohorë shkruajnë për shqiptarët kryesisht brenda stereotipit për urrejtjen e “lindur” të tyre ndaj serbëve dhe dëshirës për shkatërrimin e tyre, i cili është produkt i “tipareve”, “primitivizmit” dhe “grabitjes” së tyre dominuese. Autorët e vjetër, megjithatë, kanë insistuar edhe në një element. Kanë tentuar, mes tjerash, që të dëshmojnë se paaftësia e shqiptarëve për një jetë të pavarur shtetërore, përsëri vjen si pasojë e tipareve të tyre në “karakter”.
Ata pohonin se fiset shqiptare nuk kanë nevojë për shtet e as aftësi që të konstituojnë kombin e vet. Andaj, në përputhje me nevojat shtetëroro-politike të Serbisë, zgjidhjen e kanë parë në ndikimet kolonizuese fisnore të cilat, me përfshirjen e shqiptarëve dhe territoreve të tyre në shtetin serb, do të mundësonin trajnimin e tyre për një jetë të civilizuar. Në këtë kuptim, klasifikimi i stereotipave nënçmuese për shqiptarët do të mund të bëhet në këtë mënyrë: “Shqiptarët i urrejnë serbët”: ata kanë veti specifike në “karakter” nga të cilat rrjedh kjo urrejtje; shqiptarët janë konvertuar në masë të madhe, të ashtuquajturit serb të arbanizuar, me të cilat shpjegohen edhe dy “vetitë” e mëhershme. Me këto vlerësime bashkëkohore me rregull shkojnë edhe ato që gjatë gjithë shekullit kanë variuar për shqiptarët të cilët nuk e kanë konstituuar kombin dhe të cilët nuk kanë aftësi civilizuese për organizimin e shtetit të pavarur, e produkti i stereotipit të fundit është edhe argumenti se Skënderbeu është serb.
Me emrin shqiptar, nga mesi i viteve tetëdhjetë, në veçanti janë përdorur fjalët “gjenocid”, “shtypje”, “plaçkitje”, “dhunim”, andaj konotacion negativ ka mbajtur çdo përmendje e pakicave kombëtare në fjalimet politike dhe private. Pas librit për Kosovën të autorit Dimitrije Bogdanoviq të vitit 1985 dhe intervistave të tij të shpeshta po atë vit, të shkruarit për shqiptarët nga ana e intelektualëve serbë, ka qenë e pranueshme vetëm nëse është shkruar në drejtim të dëshmimit të “gjenocidit të planifikuar” ndaj serbëve, ku vetë Bogdanoviq së shpejti është tejkaluar në të ngarkuarit negativ ndaj objektit të analizës.
Bogdanovic ka riaktivizuar argumentin e vjetër se vendosja e shqiptarëve në tokat serbe nga shekulli XVII deri në kohën tonë, ka lënë “gjurmë të përgjakshme të dhunës në ndërgjegjen historike të popullit serb”, derisa e ka shtjelluar me shembuj shtypjen individuale, plaçkitjen, masakrat dhe “dëbimin e serbëve nga toka e tyre”, si dhe me argumente që baza e dëbimit të shqiptarët duhet të kërkohet në islamizimin e tyre të përcjellë me asimilim dhe “dhunë brutale”.
Ashtu, sipas tij, populli serb është bërë viktimë, jo vetëm të një elementi, por edhe të një “plani për shkatërrimin e tij fizik”. Përhapja e një fotografie të tillë negative në një popull të tërë është bërë përmes vlerësimit të lëvizjes politikeshqiptare si “agresive, pushtuese, revanshiste, konservative dhe nacionaliste”, qëllimet e të cilit janë që të shkatërrohet populli serb “me ndihmën e vrasjeve, dëbimit, fshirjes së ndërgjegjes historike”, dhe “ta përvetësojnë tokën serbe” që “me plan ta thyejë dhe rrethojë popullin serb”.
Sipas Bogdanovicit, teza për prejardhjen ilire të shqiptarëve është raciste sepse me të përcaktohet e drejta e tyre agrare për territoret. Përveç kësaj, duke folur për migrimin e serbëve në Ballkan, për kohën që e shënon si parahistori të shqiptarëve, ai përmend paraardhësit e shqiptarëve duke mos e definuar kush kanë qenë ata (Bogdanovic [1985] 1990:29–31,139,154,318–325,443–445).
Për Radovan Samarxhic “arbanasit“ qysh në shekullin e XVI kanë qenë në ekspansion përderisa turqit janë ata të cilët “ua turrin” serbëve “që si pykë shkatërruese të futen në atdheun e tyre të vjetër”. Sipas tij shqiptarët kanë shtypur popullin serb me “vrasje, plaçkitje, me djegien e tërë fshatrave, me vjedhjen e tokës dhe islamizim të dhunshëm” (Samarxhiq, 1989:123,253). As për Marko Mladenovic, shpesh të pranishëm në publik, gjenocidi dhe aparteid në Kosovë nuk janë të kontestueshëm, e tregimi për prejardhjen ilire është “mjegull arkeologjike” me qëllim që të pretendojnë të drejtën e tyre për “gjoja atdheun e paraardhësve prehistorikë të shqiptarëve të sotëm”. Ai thekson se deri në shekullin XVII në Kosovë nuk ka pasur shqiptarë, e që deri në Luftën e Dytë Botërore nuk kanë qenë shumicë. “Persekutimi i serbëve nga Kosova e Metohia shtrihet nga të padisiplinuarit deri tek ballistët, pra nga islami deri tek nacionalizmi ekstrem” (Mladenovic, 1989:63–69).
Sipas këtyre intelektualëve, nuk kontestohet as shfrytëzimi i fëmijëve për qëllime politike. Dallimi qëndron vetëm në kahun e përdorimit të tyre. Përderisa Bogdanovic e sheh shfrytëzimin e fëmijëve shqiptarë në “nxitjen” e tyre për të sulmuar fëmijët serb (Bogdanovic [1985] 1990:312), Mladenoviq e sheh atë në shfrytëzimin e tyre për të arritur dominimin në numër tek shqiptarët (Mladenovic, 1989:86).
Atanasije Jevtiq thotë se qëllimi i shqiptarëve në Kosovë ka qenë prej kohësh ky: “Sa më shumë tokë, sa më shumë fëmijë dhe sa më shumë armë”, duke theksuar në veçanti “se fëmijët shqiptarë jo vetëm që janë “manipuluar, por në thellësi janë mbushur me urrejtje për gjithçka që është serbe dhe krishtere në Kosovë dhe Metohi”, duke ia atribuuar këtë prindërve, mësuesve, “frymës primitive fisnore” dhe “frymës myslimane” (Jevtic, 1992:542–544).
Derisa, sipas Bogdanovicit, shqiptarët kanë qenë mjet në duart e turqve, sipas Nikola Samarxhicit ata kanë qenë mjet në duart e Kurisë Romake e cila “ka llogaritur në njerëz me fe të dobët, që e shkelin fjalën e dhënë, e të cilët ajo, pa shumë mundime, do t’i kthente në katolikë”. Duke dhënë karakteristikat e veta për shqiptarët, Samarxhiq përmend “natyrën e egër të arbanasve”, “fuqinë fantastike për riprodhim”, “urrejtjen çnjerëzore”, “orgji të përgjakshme” (N. Samarxhic, 1990:56, 60).
Përndryshe, gjatë viteve ’90, paradigmatik ka qenë shkrimi i Miodrag Joviçicit në përmbledhjen Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë për serbët dhe shqiptarët në shekullin XX. Shqiptarët janë aty “arnautët”, mizorët dhe grabitësit, me prirjen për dhunë “në gjak”. Edhe për Joviçiqin, islamizimi është përgjegjës për atë se pse shqiptarët kanë fituar nga turqit “carte blanshe që me mizori, grabitje dhe plaçkitje” të terrorizojnë popullsinë serbe.
Duke pranuar tezën se me traditë dhe me akumulimin e përvojës krijohen predispozita të caktuara biologjike dhe nacionale, ai thekson se gjitha shtresave të popullsisë shqiptare “i ka hyrë në gjak dhuna, por edhe urrejtja ndaj popullsisë serbe, e cila është fajtore që është gjallë”. Analiza e ngjarjeve historike si “kthimi i borxheve” këtu ka ardhur më direkt në pah. Edhe pse e pranon se shqiptarët në Mbretërinë e Jugosllavisë “nuk kanë qenë adhurues të regjimit”, megjithatë Joviçic konstaton “se as për së afërmi nuk i kanë larë borxhet në mënyrë adekuate që i kanë ndaj popullsisë serbe gjatë pushtimit turk”. Në të njëjtin stil të historisë së merituar dhe pamerituar është edhe konstatimi se, duke pasur parasysh përvojat nga e kaluara, “pakicat shqiptare në Serbi, thënë thjeshtë, nuk e kanë merituar autonominë e vet”.
Përkundrazi, atë (pakicën shqiptare) “sipas mendimeve të ndryshme” është dashur që në vitin 1945 “ta vendosin në një karantinë të veçantë” ku ajo do të detyrohej që të ofrojë dëshmi që është e gatshme për bashkëjetesë të civilizuar, e mandej t’u jepet autonomia. Shqiptarët janë “armiqtë e gjakut të Serbisë dheserbëve”, janë bartës të “shovinizmit dhe racizmit agresiv”, që dëshmon për “pamundësinë e krijimit të kushteve për bashkëjetesë normale të pjesëtarëve të etniteve të ndryshme në Kosovë dhe Metohi”. Ata ndiejnë “urrejtje të thellë ndaj Serbisë dheserbëve”, e “sjelljen e tyre gjenocidale” e kanë “punë shekullore”. Zgjidhjen e këtij problemi autori e sheh në ndryshimin e fotografisë ekzistuese etnike të krahinës me kthimin e të dëbuarve, me popullim të ri dhe suspendim të autonomisë ekzistuese në kohë të caktuara (Joviçic, 1991a:138–139,143–146,151–153).
Autorët bashkëkohorë shkruajnë për “inferioritetin historik të shqiptarëve” (Dragic Kijuk, 1992: 411); për “gjenocidin e hapur ndaj popullit serb”, për të cilën gjë gjatë shekullit XIX janë përdorur “plaçkitje, vrasje, përdhunime dhe rrëmbim të grave të cilat më vonë janë konvertuar në islam” (Batakoviq, 1992a:453); për mostolerancën etnike dhe fetare ndaj serbëve e cila ka qenë “në themelet e gjitha lëvizjeve arbanase” (Batakovic, 1991:38); për “bujën agresive dhe shkatërruese ndaj çdo gjëje që ishte serbe”, ashtu siç ka qenë “gjithmonë sjellja e tyre, okupuese dhe përvetësuese” (Jevtic, 1992:542).
Duke iu referuar historisë shekullore të marrëdhënieve “serbo-shqiptare”, sot thuhet se “paraqitja e egër e agresive e nacionalizmit e separatizmit shqiptar rregullisht ndodh kur çrregullohet baraspesha demografike”, që është në natyrën “e organizimit primitiv fisnor” (Glushçeviq, 1992:620), si dhe që shqiptarët në persekutimin e serbëve kanë qenë “më radikal dhe më mizor nga të tjerët : ata kanë përdorur mjetet më brutale, sipas traditës së vet muhamedano-turke dhe fashisto-balliste” (Qosic, 1992a:64).
Qysh në gjysmën e dytë të shekullit XIX, stereotipi negativ për shqiptarët ka qenë i shprehur në një sërë librash të autorëve serb pa ndonjë redaktim të veçantë shkencor. Më i zgjeruar ka qenë, sigurisht, ai për urrejtjen ndajserbëve. Madje edhe Haxhi Serafim Ristic i ka përmendur shqiptarët si “armiqtë më të këqij të fesë krishtere dhe torturuesit më të zi të të rinjve të shkretë” (Ristic, 1864:40), kurse Radosavljevic Bdin, me disponim të gjerë patriotik, duke numëruar mjetet që gjithë armiqtë e serbëve (komshinjtë) i përdorin në punën e përbashkët për shkatërrimin eserbëve, për shqiptarët shkruan se kanë përdorur “thika, pluhur dhe plumb” (Bdin, 1903:15).
Haxhi-Vasileviq i ka vlerësuar arnautët si “kundërshtarët më të flaktë të serbëve” (Haxhi-Vasilevic, 1906:61), “armiqtë e serbëve” (Haxhi-Vasileviq, 1909a:2), duke thënë se “serbët i vlerësojnë arnautët si armiqtë më të mëdhenj të tyre dhe ata i karakterizojnë me këto fjalë: “ (Haxhi-Vasileviq, 1913a:143). /DialogPlus/
Olivera Milosavlevic (1951-2015) ka qenë historiane serbe dhe ligjëruese në Fakultetin Filozofik në Beograd. Është e njohur për qasjen kritike ndaj historiografisë bashkëkohore serbe dhe thyerjen e miteve kombëtare të përhapura në librat e historisë. Teksti i mësipërm është pjesa e parë e një punimi të gjatë të Milosavleviq mbi raportet serbo-shqiptare.
Himni i flamurit që shkroi Çabej, në konkursin e vitit 1937: Atje lidhet besa e…
Është e dëshmuar se për 500 vite, shqiptarët kanë qenë pjesë integrale dhe e pandarë…
Mbretëresha Teuta e Ilirisë dhe ushtria e saj pirate, sunduan Detin Adriatik në lashtësi dhe…
Është fakt se bërja e një filxhani çaji duket dhe është një proces i…
Mandarinat e Xarrës tashmë janë shndërruar në krenari, jo vetëm për zonën ku mbillen…
Në zonat më të thella të vendit qasja ndaj mjekësisë moderne ka qenë prej…