<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Tre shembuj që dëshmojnë pasojat tragjike të tjetërsimit kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi

Shkruan Sabit Nalbantoğlu

Historia jonë shqiptare njeh shumë raste të tilla kur bijët e tyre kanë braktisur kombin dhe gjuhën e vet, kanë tradhtuar gjakun e baballarëve dhe të stërgjyshërve të tyre dhe nga etja për grada , poste shtetërore apo privilegje të tjera kanë marrur anën e armiqëve tanë, të cilët i kanë përdorur ata për qëllimet e tyre pushtuese.

Po përmendim tre shembuj individësh të cilët kanë vepruar në kohën kur është vendosur për fatin e trevave shqiptare në Mal të Zi. Këto janë:

  1. Marko Miljanov ”Mark Milani” (1833-1901);

Ka pasur gradën gjeneral i Principatës së Malit të Zi ,kurse më vonë i jepet titulli “vojvodë” nga princ Nikolla i Malit të Zi, titull ky i cili mund të merrej vetëm duke luftuar dhe angazhuar për Principatën (Mbretërinë) e atëhershme të Malit të Zi dhe zgjerimin territorial të tij. Mark Milani ishte me prejardhje shqiptare nga krahina e Kuqit (Kuçi). Fillimisht Mark Milani udhëheqi fisin e tij në luftë kundër Perandorisë Otomane gjatë viteve 1861-62 dhe 1876-78, por njëkohësisht iu priu edhe forcave malazeze në betejat kundër shqiptarëve me qëllim që trevat e tyre ti bashkangjten Mbretërisë së Malit të Zi.Më vonë ai ndoshta edhe ishte i penduar për veprimet e tia , por do të jetë tepër vonë pasi që dëmi veç ishte shkaktuar ndaj popullit të vet.

2. Ilija Plamenac (1821-1916);

Ishte me prejardhje nga një fis shqiptar (Boleviqi),afër Virpazarit në trevën të cilët malazezët e quajnë “Crmnica”, e cila si njësi territorriale i takon Tivarit, ku pjesa dërmuese e banorëve të kësaj treve ishin me përkatësi kombëtare shqiptare të besimit ortodoks në at kohë, por si pasojë e politikës pushtuese ata gradualisht u asimiluan në malazez. Ilija Plamenac ishte një ndër komandantët kryesor që udhëheqën forcat malazeze në pushtimin Tivarit në vitin 1877 dhe të Ulqinit në vitin 1878.

Me rastin e sulmit ndaj qytetit të Tivarit,i cili në at kohë banohej kryesisht me shqiptarë janë hedhur me mijëra gjyle nga topat e ushtrisë malazeze me të cilat udhëheqte Plamenac, me ç’rast ky qytet u kthy në gërmadhë dhe pati afër 2000 viktima në njerëz. Kurse me rastin e pushtimit të Uqinit, një vit më vonë, Plamenac gjithashtu iu priu forcave malazeze të cilat në mënyrë barbare bën djegjen e lagjeve kryesore të këtij qyteti.

Në Mbretërinë e Malit të Zi,Plamenac ka mbajtur pozita të larta udhëheqëse.Gjatë viteve 1879-1905, pra kur Mali i Zi përjetoi ekspanzionin e madh terrotorial, Ilija Plamenac ishte minister i mbrojtjes i Malit të Zi dhe më vonë edhe governor i Podgoricës.

3. Avro Cemović ”Avro Cemi” (1864-1914);

Një ndër prijësit (komandantat) e forcave malazeze që është përgjegjësi kryesor për “Masakrën e Previsë” në mars të vitit 1913 ku u vran dhe u masakruan rreth 700 shqiptarë të Plavës dhe Gucisë. Por gjithashtu, Avro Cemović ( Avro Cemi) është përgjegjës edhe për krime e masakra të tjera që u bën gjatë viteve 1912/1913 , vite këto të cilët karakterizohen si vite të gjenocidit ndaj shqiptarëve të trevës martire të Plavës e Gucisë.

Pra, Avro Cemović u lind me përkatësi shqiptare, asimilohet në ate boshnjake dhe më vonë i shërben politikës serbo-malazeze duke bërë krime barbare dhe gjenocid ndaj shqiptarëve dhe boshnjakëve!

I zgodha këto tre individ jo rastësisht pasi që secili prej tyre kanë të bëjnë me një trevë të caktuar shqiptare në Mal të Zi :Mark Milani -Malësi, Ilija Plamenac -Ulqin e Tivar dhe Avro Cemi-Plavë e Guci, treva këto të cilat gjithënjë edhe sot ballafaqohen me dukurinë e asimilimit kombëtar.Pra tre personat në fjalë , të cilët kanë jetuar dhe vepruar në një afërsi të periudhës historike ( në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX), dëshmojnë më së mirë se çfarë pasojave mund të sjell tjetërsimi kombëtar dhe zhdukja e vetëdijës kombëtare ndaj popullit të origjinës së vet.
Gjithashtu, këto individ të cilët i takonin tre përkatësive të ndryshme fetare, dëshmon ate se si pushtuesit e tokave shqiptare, në këtë rast Mali i Zi, i ka përdorur mu këto religjione në mënyrë perfide si mjet për tjetërsimin dhe për çkombëtarizimin e shqiptarëve.

Thënia e njuhur e Faik Konicës “ Armiku më i madh i shqiptarëve janë vet shqiptarët”,për shqiptarët në Mal të Zi,posaçërisht në tre rastet që përmendem më lart, ka domethënien e një forme të modifikuar, se armiku më i madh i shqiptarëve kanë qenë shqiptarët e asimiluar dhe të tjetërsuar dhe fatkeqësisht kjo dukuri, ndonëse në forma të tjera pak më të sofistikuara, paraqet gjithënjë rrezik edhe në kohën e tanishme.

/_sanxhak_ Instagram

postbck postbck

Recent Posts

Mos bëni këto gjëra para se të flini

    Të bësh një gjumë të mirë gjatë natës nuk do të thotë vetëm…

14 hours ago

Shenjat e para të autizmit tek fëmijët, ekspertët bëjnë thirrje për kujdes të hershëm

  Autism Spectrum Disorder është një çrregullim zhvillimor që shpesh shfaq shenjat e para në…

18 hours ago

9 simptomat e kancerit që nuk duhet t’i injoroni

    Sëmundja famëkeqe e kancerit mund të shfaqet nga simptoma të cilat duken si të padëmshme,…

20 hours ago

Nëse foshnja juaj ka bllokim të hundëve, ja çfarë duhet të bëni

  Bllokimi i hundëve është shumë i zakonshëm tek foshnjat, sidomos gjatë stinëve të ftohta…

5 days ago

IKSHPK njofton qytetarët për Hantavirusin: Sa jemi në rrezik?

    IKSHPK ka njoftuar qytetarët rreth rrezikut me infeksionin Hantavirus. Sipas IKSHPK rreziku vlerësohet…

5 days ago

​Dhjetë raste të fruthit në Kosovë, rritet interesimi për vaksinim të fëmijëve

    Nga 16 prill deri më 8 maj, në Kosovë janë konfirmuar dhjetë raste…

5 days ago