<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Hasan Ceka- themeltar i arkeologjisë shqiptare

Hasan Ceka studioi në Vjenë, ku u dallua si student i shkëlqyer. Pas kthimit në Shqipëri, në vitin 1930, punoi në Bibliotekën Kombëtare, krijoi një koleksion arkeologjik, të cilin edhe sot e trashëgon Biblioteka e Institutit të Arkeologjisë, ndërsa ka përfaqësuar Shqipërinë pranë misioneve të huaja arkeologjike në Apolloni e Butrint
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në Shqipëri ka kujtuar arkeologun Hasan Ceka në ditëlindjen e tij.

“Nëntoka jonë mban kushedi edhe sa e sa dëshmi të tjera për paraardhësit tanë, e ajo që është zbuluar deri më tani është falë punës së palodhur e plot përkushtim të arkeologëve tanë. Andaj në ditën e tij të lindjes, kujtojmë njeriun që për më shumë se gjysmë shekulli iu kushtua tërësisht kërkimeve e studimeve për arkeologjinë shqiptare”, ka afishuar në Facebook Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.

Hasan Ceka studioi në Vjenë, ku u dallua si student i shkëlqyer. Pas kthimit në Shqipëri, në vitin 1930, punoi në Bibliotekën Kombëtare, krijoi një koleksion arkeologjik, të cilin edhe sot e trashëgon Biblioteka e Institutit të Arkeologjisë, ndërsa ka përfaqësuar Shqipërinë pranë misioneve të huaja arkeologjike në Apolloni e Butrint.

Në vitin 1947 drejtoi ekspeditën e parë arkeologjike në Apolloni, si dhe punën për krijimin e Muzeut Arkeologjik Etnografik në Tiranë. Në vitin 1956 kthehet në Apolloni, për t’ia kushtuar qytetit antik tërë veprimtarinë e tij kërkimore e studimore. Cekës i takon merita e zbulimit të një kompleksi arkitektonik në afërsi të ndërtesës së Agonoteteve, e nimfeut të qytetit dhe e shumë veprave të tjera.

Midis veprave të tij janë edhe “Ilirët dhe Iliria te autorët antikë”, “Probleme të numismatikës ilire”, “La Branche Sud de la Voie Egnatia, Monumentet 1”, “Illyrie. Etudes et materiaux archeologiques”, “Questions de numismatique illyrienne, avec un catalogue des monnaies d’Apollonie et de Durrhachium”, “Inscriptions d’Apollonia d’Illyrie, Athen 1997” dhe “Në kërkim të historisë ilire”. Ceka vdiq më 2 nëntor 1998.

postbck postbck

Recent Posts

Kura me gjethe ulliri që ndihmon në trajtimin e hipertensionit

    Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…

49 minutes ago

Çfarë ndodh në organizëm nëse hani një thelpi hudhër në darkë

    Që në lashtësi, hudhra ka qenë aleate e njerëzimit kundër shumë sëmundjeve. Ajo…

58 minutes ago

Pse shtatzënat duhet patjetër të marrin vitaminën D

    Fëmijët që lindin me nivele të ulëta të vitaminës D janë në rrezik…

1 hour ago

A ndikon ushqimi në përhapjen e kancerit?

    Shkencëtarë nga Cambridge kanë vlerësuar se ushqimi mund të ndikojë në rritjen dhe…

1 hour ago

Katër fruta që mund të ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak

    Frutat e plota nuk duhen shmangur vetëm për shkak të sheqernave natyrale që…

1 hour ago

Ju dhemb shpina prej javësh? Ja kur duhet të shqetësoheni

    Dhimbja, ulja e ndjeshmërisë së prekjes, ndjesia e shpimit, dobësia muskulore dhe dobësimi…

1 hour ago