<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

“Vajza shqiptare” e holandezit, Jan Frederik Pieter Portielje, emblema e atij hiri që e shenjtëron piktura, dhe e përjetëson arti

Nuk mund të idealizohej bukuria e femrës shqiptare më përsosmërisht se kaq. Asnjë adhurim hijeshije dhe blatim artistik, nuk mund ta tejkalonte këtë dlirësi hyji të sharmit dhe finesës femërore. Çdo ëndje rrëmbimi dalldisës e këtij çasti, do të ishte e denjë për këtë kumt shprehës, siç do të ishte e përligjur çdo poetikë këndimi e kësaj përkorjeje.Tabloja e titulluar, “Vajza shqiptare” (77.5 x 63.5 cm) e piktorit të shquar holandez, Jan Frederik Pieter Portielje, realizuar në vitin 1870, ndoshta është nga më interesantet dhe më përfaqësueset e galerisë së punëve të mjeshtrit të penelit.Pesha meditative e modeles deshifrohet qartë, në prarimin e tendosur të gjendjes që shkreh në një ansambël komponentësh kumtues artistik. Një droje që nuk e lejon atë të shoh piktorin, ndërsa ai rreket ta nxjerrë nga imagjinata, e bën më mikluese femrën tek ajo, dhe më të përkorë fisniken që mëton kjo shprehshmëri e kulluar estetike. Impresionuese mbeten gjithashtu ngjyrat e ndezura, karakteristike për punët e piktorit, në të njëjtën kohë evidentim i elementeve të veshjes së gruas shqiptare, gruas së stolisur, gruas që dëshmon saora pragun e një solemniteti, sepse e tillë është gjithçka që tipizon kuadrin. Tiparet e portretit dhe ato fizike, bashkëshoqërojnë këtë harmoni të përsosur me veshjen, krejt atë sublime që shpreh në vetvete tabloja. E vendosur në një sfond të errët, çdo element i ngjyrave të ndezura dhe dritës, plazmon duke mos lënë asgjë të hirit të kësaj bukurie të dlirë të shterrojë.“Vajza shqiptare” e holandezit, Jan Frederik Pieter Portielje, është dhe do të mbetet një emblemë e asaj bukurie që e shenjtëron piktura, e përjetëson arti.Albert Vataj

postbck postbck

Recent Posts

Arti i thurjes me grep, një nga vlerat e trashëgimisë sonë artizanale drejt UNESCO-s

    Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat,…

4 hours ago

Mos flini kështu! Një zakon i thjeshtë gjatë natës mund të rrisë rrezikun për glaukoma?

  Pozicioni i kokës gjatë gjumit mund të ndikojë më shumë sesa mendoni në shëndetin…

4 hours ago

Ja çfarë mund t’i ndodhë foshnjës pas shpimit të veshëve…

  Shpimi i veshëve tek foshnjat mbetet një temë e debatueshme për shumë prindër. Ja…

4 hours ago

Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë!

  Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë! Nga Lira Gjika Mbylle gojën Kjo…

5 hours ago

Himara, krahinë arbërore e dokumentuar në burime osmane dhe veneciane

    Historiani Pëllumb Xhufi, i ftuar në Dritare TV, theksoi se Himara është një…

5 hours ago

Historia e Carlo Tosit, mjekut italian që gjatë Luftës së Dytë Botërore zgjodhi të luftonte krah partizanëve shqiptarë!

  Pas vendimit për të mos u dorëzuar, ushtarët italianë në Shqipëri nuk mbetën të…

5 hours ago