<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Njihuni me 6 ushqimet që konsumoni çdo ditë por që dëmtojnë veshkat

Veshkat kryejnë një punë të vështirë në organizëm. Funksioni i tyre kryesor dhe shumë i rëndësishëm është që filtrojnë dhe të eliminojnë mbetjet e ndryshme në gjak. Veshkat mirëmbajnë ekuilibrat e lëngjeve në trup por edhe çlirojnë hormonet e nevojshme për prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut.

Për më tepër, veshkat mirëmbajnë shëndetin e kockave dhe rregullojnë tensionin e gjakut. Gjatë gjithë jetës, veshkat përballen me një sërë sfidash të ndryshme si pasojë e ushqyerjes, toksinave dhe medikamenteve. Këto sfida i çelin rrugën formimit të gurëve, e sëmundjeve të tjera që mund të rezultojnë në kolaps të plotë të veshkave.

Ushqimet Që Dëmtojnë Veshkat
Shëndeti i veshkave është jo vetëm në dorë të mjedisit ku jetojmë por edhe në dorë të vetë njeriut. Ka disa ushqime me të cilat njeriu mund ta teprojë në dëm të veshkave. Njerëzit që vuajnë nga veshkat ose kanë predispozita të larta të preken nga sëmundje të tilla duhet të shmangin ushqimet e mëposhtme.Arrorët
Nëse keni predispozita të larta të vuani nga gurët në veshka, atëherë është mirë të mos konsumoni arrorë. Arrorët përmbajnë oksalate, disa minerale që nxisin formimin e gurëve në veshka. Ushqime të tjera të pasura me këto minerale gur-formuese janë: spinaqi, panxhari, patatinat, patatet e skuqura.

Avokado
Avokadot përmbajnë sasi të mëdha të kaliumit. Ky mineral mban nën kontroll lëngjet, ekuilibrat e elektroliteve dhe pehashin. Puna e veshkave varet fort nga ekuilibri i kaliumit dhe sodiumit. Nëse ky ekuilibër anon më shumë nga njëra anë atëherë kthehet në problem për veshkat. Nëse nuk keni probleme me veshkat, atëherë mund të hani avokado pa asnjë problem.

Kafeina
Konsumi afatgjatë i kafeinës mund të përkeqësojë sëmundjet kronike të veshkave. Për më tepër, një gjë e tillë rrit rrezikun e formimit të gurëve në veshka. Kafeina ndikon direkt tek aftësia e veshkave për të përthithur lëngje. Konsumi i arsyeshëm i kafeinës nuk është i rrezikshëm por nëse e teproni me të, veshkat do të vuajnë.

Produktet e Bulmetit
Qumështi, djathi dhe kosi janë të pasura me kalçium dhe rrisin nivelin e tij në urinë. Një gjë e tillë automatikisht rrit rrezikun e formimit të gurëve në veshka. Njerëzit që vuajnë nga veshkat duhet të pakësojnë konsumin e këtyre produkteve. Këto të fundit janë faktor rreziku për sëmundjet e veshkave.

Kripa
Kripa e tepërt në organizëm i detyron veshkat të depozitojnë më shumë ujë që të tresin kripën. Kjo është një barrë e panevojshme për veshkat. Konsumi afatgjatë i sasive të mëdha të kripës rrit tensionin e gjakut dhe dëmton aftësitë filtruese të veshkave.

Mishi
Metabolizimi i proteinave që ofron mishi është një nga punët më të vështira për veshkat. Për pasojë, konsumi afatgjatë i proteinave shtazore rrit rrezikun e formimit të gurëve në veshka. Njerëzit që vuajnë nga veshkat nuk duhet të konsumojnë shumë proteina shtazore.

postbck postbck

Recent Posts

Parashikimi i motit për fundjavën

  Nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme, fundjava do të karakterizohet me mot…

7 hours ago

Marrja e mendve, ja se kur duhet të shqetësoheni

  Të paktën njëherë e kemi provuar të gjithë marrjen e mendve dhe humbjen e…

11 hours ago

Momente tensioni në Kaliforni, surfisti arrin t’i shpëtojë peshkaqenit

  Një surfist nga Kalifornia u detyrua të ndërpriste surfin pasi një dron vuri re…

11 hours ago

Dhimbjet e shpeshta në këmbë mund të jenë shenjë e kësaj sëmundjeje, reagoni në kohë

  Ngërçet në këmbë janë një dukuri e zakonshme dhe më shpesh ndodhin pas sforcimeve…

11 hours ago

Çfarë është ADHD, shenjat që tregojnë se mund ta keni

  Deficiti i vëmendjes dhe çrregullimi hiperaktiv (ADHD) është një çrregullim i shëndetit mendor që…

13 hours ago

Çfarë janë “patch” e vendosura në fanellat e Kupës së Botës dhe si janë të ndara ato!

  Mes të rejave të para të këtij edicioni të Botërorit janë edhe “patch” (ngjitëset)…

14 hours ago