Një histori e gazetës kroate “Ilustrovani List” për Isa Boletinin

Isa Boletini është lindur në Mitrovicë (Fushë Kosovë – Kosovë) dhe është rritur në një mjedis konfliktesh të përhershme. Ishte një burrë i hedhur, guximtar, një njeri i gjithanshëm, por mbi të gjitha veçohej për dhuntinë që kishte për të marrë dhe gjetur përkrahjen në rrethin e tij.

Dhe nuk mund të ishte ndryshe që ai të mos përfshihej në ngjarjet dhe kryengritjet e bashkëkombësve të tij, shqiptarëve. Isa Boletini kishte një aftësi, të cilën rrallë ke mundur ta gjesh tek shqiptarët, e ajo ishte, që ai ka ditur ta vërë në rend ushtrinë e rebeluar.

Ai i ka dhënë frymën e shpirtit të tij njerëzve të vet, prandaj edhe pjesa më e madhe u rritën në duart e tij dhe iu bindën fuqishëm. Kur ai dhe njerëzit e tij sulmonin ndonjë fshat serb, që të hakmerrej ndaj një padrejtësie, që t’i ndihmonte ndonjë bashkëkombësi të tij, asnjëherë nuk është thënë: “Hynë (erdhën) 3000 shqiptarë” por të tmerruar nxitonin duke thirrur: “Po vjen Isa Boletini”.

Për një njeri të tillë është dashur ta kthejë shikimin edhe Sulltan Abdyl Hamidi. Si pjesëtar i huaj qeveritar ka pasur ndikim ndaj partisë në pushtet, i cili nuk ka guxuar të nënvlerësohet. Sulltani, të cilin Isa e konsideronte një mysliman të forte, e ka adhuruar si kalif të tij. Ai ia ka dhuruar kalanë në Mitrovicë dhe ia ka dërguar djemtë në shkollat më të mira, kurse atij përgjithmonë ia ka liruar duart.

Isa Boletini ishte një udhëheqës karizmatik. Kur thërriste ai shqiptarët i linin gratë, fëmijët, shtëpitë dhe kasollet. Kur Abdyl Hamid u rrëzua nga froni, atëherë erdhi momenti i duhur që Isa Boletini të tregojë dhe t’i ngre lart vlerat dhe personalitetin e shqiptarëve.

Pastaj shpërtheu Lufta Ballkanike, kurse Isa Boletini, i informuar nga shtabi qendror shqiptar, i kuptoi menjëherë vrasjet nga serbët dhe malazezët, të cilët për çdo moment mund të hynin në Shqipëri, pastaj në Carigrad, për t’i dërguar armë dhe municion, ndërsa ai të përgatitet ta fusë në dorë dhe të ndalojë hyrjen e serbëve dhe malazezëve në Fushë Kosovë, derisa të arrinin trupat e rregullta prej 10.00 ushtarëve.

Mirëpo Qeveria e “Turqve të Rinj” nuk i besonte, prandaj nuk ia dërgoi armët të cilat do të mundë t’i përdorte për ta mbrojtur Kosovën nga pushtimi serb. Për këtë arsye, Isa Boletini me disa qindra besnikë të tij u detyrua të largohet në Shqipërinë perëndimore. Kjo ndodhi në kohën kur Ismail Qemal Vlora, në kohën e “Luftës Ballkanike”, e ngriti flamurin shqiptar në Vlorë dhe shpalli Shqipërinë e pavarur. Rrugës për në Vlorë, Ismail Qemaili u takua me Isa Boletinin në Durrës. Isa iu bashkangjit një natë para së cilës 3 vjet ishte në Vlorë.

Kur erdhi Princ Ëilhelm Ëied dhe vazhduan kundërshtimet ndaj tij, Isa Boletini asnjë natë nuk ka fjetur pa pushkë në dorë. Ai ishte shpresa e të gjithëve. Në të mbështeteshin të gjithë. Kur ai dhe nipi i tij Tafili, i cili ishte i denjë për të, ishin zgjuar, atëherë të tjerët mund të flinin lirshëm. Princi kishte ftuar fisnikët shqiptarë, për t’u këshilluar për ndonjë pozitë inkurajuese. Aty, Isa u ngrit e tha:

“Unë ia kisha dhënë besën Sulltanit, sundimtarit tim. Ndërsa ty ta kam dhënë fjalën time, pasi që e di se ai kurrë më nuk do të jetë sundimtar i Perandorisë Osmane. Unë këtë fjalë nuk e tërheq prapa. Përderisa ti do të qëndrosh midis nesh, do të luftojmë për ty dhe askush nuk do të guxojë të të afrohet. Kush ta do të keqen, mund të kalojë vetëm mbi mua dhe mbi shokët e mi të vdekur”.

Thuhet se ai asnjëherë dhe asnjë pikë alkooli kurrë nuk i ka prekur buzët e tij. Ai ka qenë i drejtë, plot ngrohtësi e sinqeritet. Ai ka mundur ta qëllojë vezën në njëqind metra, kurse armikun në njëmijë metra. Ka mundur të qëndrojë një gjysmë nate ulur në një stol, pa ngrënë e pa pirë, pa folur asnjë fjalë dhe asnjëri prej njerëzve të pranishëm nuk kanë harruar për asnjë sekondë se Isa ishte aty. Nuk ka ditur çfarë është gënjeshtra, si rrallë kush.

Pastaj filloi Lufta e Parë Botërore.

Që nga ai momenti Isa ndryshoi. Ai e dinte mirë se tani ose kurrë mund të çlirohej Mitrovica dhe tërë Kosova nga serbët. Mirëpo, ai qëndroi në Durrës, me duar të lidhura. Ai nuk mundi ta shkelte fjalën që ia kishte dhënë Princit, prandaj ishte i detyruar të qëndronte aty.

Kur Princi Ëilhelm Ëied u largua nga Shqipëria, kërkoi nga Italia që me një barkë ta sillnin atë dhe njerëzit e tij të besueshëm deri në lumin Buna, në Shqipërinë veriore, afër Shkodrës, sepse do të ishte mëkat të lihej Shkodra të binte në duart e serbëve. Prej Shkodrës, Isa u nis maleve drejt Gjakovës. Ai mblodhi qindra burra dhe i sulmoi serbët, mirëpo u tradhtua nga një dezertor. Pasi njësiti i tij i vogël pothuaj u shpartallua, ai u kthye në Shkodër, ku ra në duart e malazezëve.

Isa Boletini dyqind herë ishte në flakë, dhe duke lënë shpirtin e tij në luftën të përgjakshme kundër malaziasve, duke i pritur njësitet austro-hungareze. Tani përfundimisht po përgatitej çlirimi i Shqipërisë, për të cilën kishte luftuar Isa Boletini. Por, ai nuk arriti ta presë./

postbck postbck

Recent Posts

Shtjefen Gjeçov Kryeziu: – Për Shtetin e Ri Shqiptar 1921, aktual edhe për ditët tona

“ …Por edhe prej anës së Sundimtarve duhen Aristida, duhen Mark Aurela, e duhen kujtue…

1 hour ago

Si “LINDI” Molla e Kuqe dhe a ishin shqiptarët të shtrirë deri atje?

  Deri më tani nuk më është e njohur se ndonjëri nga akademikët shqiptarë nga…

1 hour ago

BBC dëshmon në dokumentarin e tyre se në Greqi flitej shqip në vitin 1811 (VIDEO)

  BBC përmes një filmi biografik dëshmon se në Greqi flitej shqip ne vitin 1811.…

2 hours ago

Si të bëni vetë një shërup për kollë? Jo më në farmaci

  Me gjethe dafine dhe pak mjalt ju mund të krijoni një shërup shumë efikas…

2 hours ago

Zbulim i madh arkeologjik në Strugë: varre mbretërore ilire dhe artefakte të çmuara

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik ka tërhequr vëmendjen e studiuesve në Koroshishtë të Strugës. Një…

2 hours ago