Ky është Tanku i parë i përdorur në luftë(Foto)

Tanku i parë, ai britanik, i konstruktuar më 15 shtator 1916 është quajtur “Mark 1”, ndërsa ai i francezëve, i konstruktuar shumë shpejt pas tij, mbante emrin “Renault”

Më 15 shtator ka qenë “ditëlindja” e 100-të e tankut. Në atë ditë të vitit 1916, derisa Lufta e Parë Botërore ishte në kulmin e saj, “e pa dritën” për herë të parë automjeti i blinduar me rrotë zinxhiri, shkruan nzz.ch.

Kjo ka ndodhur në Britaninë e Madhe ndërsa konstruksioni i ri është përhapur pastaj shpejt edhe te francezët dhe në kampin kundërshtar, te austrohungarezët e gjermanët. Këta të fundit u inkuadruan më vonë në garën e prodhimit të tankeve por e përsosën atë në periudhën në mes të dy luftërave botërore.

Tanku i parë, ai britanik është quajtur “Mark 1”, ndërsa ai i francezëve, i konstruktuar shumë shpejt pas tij , mbante emrin “Renault”.

“Mark1” vërtet ishte befasi e pakëndshme për kampin gjerman në vitin e largët 1916, përcjell albinfo.ch. Por shumëçka nuk funksionoi mirë atëbotë, si lidhjet në mes të tankeve etj., kështu që përdorimi i parë nuk doli ndonjë ndërmarrje shumë e suksesshme. Veç tjerash problem ishte edhe pamundësia e këmbësorisë për të mbrojtur terrenin që e fitonte tanku!

Por shkëlqimin e vërtetë tanku do ta përjetojë vetëm gjatë Luftës së Dytë Botërore, rreth 25 vite më vonë.

Nevoja që gjatë zhvillimit të luftimeve armët të jenë efektive dhe në të njëjtën kohë të evitohet rreziku i lëndimit të atij që sulmon, është e vjetër aq sa edhe njerëzimi dhe luftërat e tij. Romakët zbuluan mburojë dhe karrocën e luftës ndërsa kalorësit e mesjetës “kalin e blinduar, përcjell albinfo.ch. Ndërsa Leonardo Da Vinçi nga fundi i shekullit të pesëmbëdhjetë pati zbuluar “kambanën e blinduar” për t`i shtyrë luftëtarët në kampin e kundërshtarëve duke u siguruar mbrojtje.

Mirëpo është dashur të pritet fillimi i shekullit 20 që kjo ide e lashtë e njerëzimit të gjente një zgjidhje më optimale. Pra, vetëm në epokën industriale u bë e mundur që me motorin me ndezje të brendshme dhe me rrotat zinxhirore të sigurohet fuqia e nevojshme që kolosët e blinduar të mund të ecin edhe në terrenet e vështira.

Ideja për një armë të tillë të blinduar efektive ishte promovuar më së shumti nga Winston Churchill, i cili ishte komandant i Marinës. Është kurioz fakti se perandori austrohungarez, me rastin e një prezantimi demonstrues të tankut e kishte hedhur poshtë përdorimin e tij, me arsyetimin se me zhurmën që bën “do t`i trembë kuajt”.

postbck postbck

Recent Posts

Efekti Mandela: Pse disa njerëz kujtojnë ngjarje që nuk kanë ndodhur kurrë?

A keni kujtuar ndonjëherë diçka me siguri të plotë, për ta zbuluar më vonë se…

5 hours ago

Heroizmat e Grave Shqiptare në Luftën për Pavarësi

  Gratë shqiptare kanë luajtur një rol vendimtar në historinë e kombit tonë, duke u…

6 hours ago

Pse Çabej e “fshiu” himnin e tij?

Himni i flamurit që shkroi Çabej, në konkursin e vitit 1937: Atje lidhet besa e…

19 hours ago

Shqiptarë të famshëm që vunë themelet

Është e dëshmuar se për 500 vite, shqiptarët kanë qenë pjesë integrale dhe e pandarë…

20 hours ago

Teuta, sundimtarja që për hajni e humbi një mbretëri

Mbretëresha Teuta e Ilirisë dhe ushtria e saj pirate, sunduan Detin Adriatik në lashtësi dhe…

20 hours ago

Ja gabimi që të gjithë bëjnë kur përgatisin çajin

  Është fakt se bërja e një filxhani çaji duket dhe është një proces i…

21 hours ago