<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: RETROSPEKTIVË

“Enveri nuk e priti, Mehmeti i dhuroi një armë që e la pa gjumë”

Për vizitën e fshehtë të Che Gueavarës në Shqipëri në mars të vitit 1960 është shkruar disa herë. Ndërkohë mbrëmë, në dokumentarin “Gjurmë Shqiptare” të gazetarit Marin Mema, janë dhënë disa të reja si dëshmia e një ish-diplomati shqiptar.

Në aeroport për ta pritur u dërgua Zeqir Agolli, i cili asokohe mbante një post të rëndësishme në Ministrinë e Jashtme.

Zeqir Agolli tregon se si e transportoi nga Rinasi në Kryeministri, aty ku zhvilloi një takim me kryeministrin e asaj kohe Mehmet Shehu.

Me udhëheqësin Enver Hoxha, Che Gueavara nuk u takua zbulon ish-zyrtari i regjimit.

Në një prononcim në dokumentar, ai shprehet: “Unë kam qenë drejtor politik në Ministrinë e punëve të Jashtme për Evropën. Më merr në telefon Kryeministri i atëhershëm Mehmet Shehu, më thirri në zyrë. Më tha: Do të shkosh në aeroport të presësh dy ushtarakë kubanezë. Merre veturën dhe ik”.

“Shkova në aeroport, ishte linja ajrore hungareze, Tiranë–Budapest dhe viçeversa. Erdhi avioni me dy ushtarakët. I pari menjëherë më ra në sy: Bereta e famshme e Che Geavarës. U binda që ishte Che Guevara”, tregon ai, sot 96-vjeç.

Nuk bëmë muhabet fare se unë spanjisht s’dija. Flas 5 gjuhë, por jo spanjishten. Ata nuk folën fare në makinë, i vumë prapa në makinë, unë te shoferi. Mbërritëm në kryeministri, në atë kryeministri që është edhe sot. Edhe shkuam takuam Mehmet Shehun. U përqafuan edhe u ulën. Filluan bisedën se ç’u bisedua s’e di se ata flisnin spanjisht, unë spanjisht nuk dija. Ndenjën dy orë”.

“Enver Hoxhën nuk e ka takuar, për këtë jam i bindur. Vetëm Mehmet Shehun. Asnjë njeri tjetër nga udhëheqja, Enver Hoxha s’merrej me gjëra të tilla, se unë Enver Hoxhën e njoh më mirë nga të tjerët, Enver Hoxha ka ndenjur 9 muaj në shtëpinë time”…

Më tej, Zeqir Agolli tregon edhe dhuratën që i bëri Mehmet Shehu, Che Guevara-s pas takimit dhe më tej strehimin në një shtëpi rezidencë që i ishte konfiskuar një familjeje të pasur dibrane.

“Në fund, kur u ngritën, shoku Mehmet i dha një automatik special. U gëzua shumë Che Guevara, e përqafoi Mehmetin për automatikun. Edhe më tha Mehmeti ku ta çoja. Edhe i çova unë. Sa mbërrijmë në shtëpi nga ai nga gëzimi i madh nuk priti fare dhe u shtri në qylym, jo në qylyk, por në avlli, ishte shtetëzuar shtëpia. Dhe filloi të bënte ‘të të të’ si automatik”.

“Che Guevara nuk ka dalë nga shtëpia, vetëm të nesërmen në mëngjes që shkova e mora unë dhe e përcolla deri në aeroport. Tani natën, është takuar gjë Mehmet Shehu prapë me ata apo jo, unë nuk e di. Në mëngjes prapë me urdhër të Mehmet Shehut, shkova i mora, mbetën shumë të kënaqur”.

postbck postbck

Recent Posts

A na mbron Borziloku nga kanceri?

    Kjo erzë verore, me një shije dhe aromë tepër pikante dhe të veçantë,…

3 hours ago

Ethe, dhimbje koke dhe rrezik nga meningjiti: Çfarë duhet të dini për virusin e Nilit që arriti në Kosovë dhe mori jetën e dy qytetarëve?

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka konfirmuar një situatë serioze epidemiologjike, ku…

4 hours ago

Përmirëson sheqerin në gjak, trigliceridet dhe astmën, ja gjethet e cilit frut mund t’i konsumoni si çaj

  Një nga bimët që mund të ketë përfitime interesante shëndetësore është fiku. Edhe pse…

1 day ago

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

    Një pamje e lodhur, zbehje e fytyrës dhe rrathë të errët rreth syve…

1 day ago

Onkologu zbulon 5 gjërat që nuk i bën kurrë në shtëpi

    Kur bëhet fjalë për shëndetin, disa zakone të përditshme mund të duken të…

1 day ago

Ja ushqimet që kardiologët konsumojnë rregullisht për të mbajtur tensionin nën kontroll

Një dietë e shëndetshme për zemrën, e pasur me perime, peshk, fibra dhe yndyra të…

1 day ago