<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Atdhetari i madh shqiptar Zef Skiroi i Horës së Arbëreshëve, mbrojtës i traditës, larg atdheut

Poet, gjuhëtar, folklorist, etnograf e publicist i shquar arbëresh – më 10 gusht 1865, u lind në Hora të Arbëreshëve, Zef Skiroi.

Atdhetar i madh shqiptar, dijetar dhe koleksionist i traditave poetike arbëreshe, profesor i parë dhe kryetarit i gjuhës shqipe dhe letërsisë në Institutin Oriental të Napolit, që marrin pjesë në mënyrë aktive në gjuhën shqipe. Ndër shkrimtarët më të mëdhenj shqiptarë, ai është përfaqësuesi më domethënës i traditave arbëreshe letraro-kulturore të Siçilisë.

Me vlerë madhore, si për letërsinë arbëreshe ashtu edhe për studimet letrare shqiptare janë veprat e Zef Skiroit, i cili shte poet neoklasik, prozator dhe studiues, veprat e të cilit, mund të thuhet se shënojnë një pikë kalimi drejt letërsisë bashkohore shqipe në Itali.

Itali.

Në moshën 9-vjeçare ai shkroi një vjershë kushtuar Skënderbeut, duke hapur kështu sfondin e veprave të veta të mëvonshme. Studioi në “Seminar Shqiptar” në Palermo, ku u formua me traditën e kulturës shqiptare si dhe të asaj klasike (Dante, Servantesi, Gëte, Shileri, etj.). Më 1887 së bashku me Françesk Petën themeluan në Palermo revistën “Arbëri i ri” si dhe botoi përmbledhjen e parë me vjersha. Skiroi mbaroi studimet për drejtësi më 1890 dhe po këtë vit u emërua docent i letërsisë antike në “Liceun Garibaldi” të Palermos. Kur ishte vetëm 35 vjeç arriti të merrte vendin e titullarit të Katedrës së Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe, të hapur pranë Institutit Mbretëror Oriental të Napolit. Më pas ai vazhdoi veprimtarinë albanologjike në Napoli me botime, leksione dhe pjesëmarrje në kongrese. Jeta e tij do të rëndohej shumë nga vitet e fundit, veçanërisht me vrasjen tragjike të djalit të tij, Minos, si viktimë e një intrige politike më 1920. Më 1925 mbajti një konferencë për të nderuar kujtimin e mikut të vet Luigj Gurakuqi, që u vra atë vit në Bari.

Vdiq në Napoli më 1927, i nderuar dhe i respektuar si personalitet i letërsisë dhe i kulturës arbëreshe. Në historinë e letërsisë shqipe, Zef Skiroi është shquar si poet, prozator, dramaturg, folklorist e studiues. Veprat kryesore të tij mbeten “Mili e Hajdhia”, “Te dheu i huaj” dhe “Mino”. Poema “Mili e Hajdhia” është këngë subjektive e Skiroit; aty autori derdhi emocionet djaloshare, të cilat mbetën esenciale edhe në botimet e mëvonshme, duke qenë vepra më e mirë e rinisë së tij.

Kjo vepër bashkë me “Këngët e Milosaos” të Jeronim de Radës e “Kënga e sprasme Balës” të Darës, përbëjnë treshen e poemave romantike arbëreshe të papërsëritshme në letërsinë romantike shqipe. Vepra më e madhe poetike e Zef Skiroit, “Te dheu i huaj” u botua në dy varianta, më 1900 dhe më 1940. Eqrem Çabej, më 1936 e quajti “kryevepra e Xhuzepe Skiroit dhe nderi i literaturës shqipe”. Po ky, më 1945, shtoi: “është në një farë mënyre, epi nacional i shqiptarëve të Italisë”, apo “vepra e jetës së tij”.

Vepra:

“Fiamuri i Arbërit”, përmbledhje me vjersha, 1885
“Rapsodie Albanese”, përmbledhje këngësh, Palermo, 1887
“Mili e Hajdhia”, poemë, 1890
“Te dheu i huaj”, poemë historike, Palermo, 1891
“Kënkat e luftës”, poezi, 1897
“Mino”, poemë, Palermo, 1921

Përmbledhje folklori:

“Këngë tradicionale të kolonive arbëreshe në Siçili”, 1890
“Këngë popullore shqiptare”, 1901
“Këngë të përshpirtshme të kolonive arbëreshe në Siçili”, 1907
“Këngë tradicionale dhe sprova të tjera të kolonive arbëreshe të Siçilisë”, 1923

postbck postbck

Recent Posts

Në këtë ditë fillon faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë

  Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga 15 qershori do të fillojë fazën e…

39 seconds ago

Çfarë u ndodh veshkave kur jeni të dehidratuar?

  Nëse jeni shqetësuar ndonjëherë për shëndetin e zemrës ose të tretjes, është koha t’i…

37 minutes ago

Truku pesë minutësh për të larguar aromën e keqe nga lavamani

  Kuzhina është ndoshta ambienti më i ngarkuar në një shtëpi, ku ndodhin lloj-lloj aktivitetesh,…

21 hours ago

Profesioni më i ‘rrezikshëm’ në botë, punon vetëm dy herë në vit dhe fiton 40 mijë euro

      Një punë e pazakontë, por shumë e paguar, po tërheq vëmendjen në…

21 hours ago

Pse Golfi pati emër ndryshe në Amerikë?

  Më shumë se gjysmë shekulli më parë, Volkswagen Golf solli revolucion të vërtetë në…

21 hours ago

Njihuni me 5 plazhet më të bukura në botë (FOTO)

  Renditja e “The World’s 50 Best Beaches” bazohet në kontributin e mbi 1 mijë…

22 hours ago