Mbledhje me karakter mbarë shqiptar, që mori vendime të rëndësishme për përhapjen e shkollave shqipe dhe për probleme të tjera të lëvizjes kombëtare. U thirr me nismën e klubit shqiptar te Selanikut. Moren pjesë si delegatë 35 përfaqësues të klubeve dhe shoqërive shqiptare midis të cileve O. Pojani, Grigor Cilka, Gj. e S. Qirjazi, Mithat Frashëri, Dervish bej Biçaku, Refik Toptani, A. Dakli, H. Ohri, Abdullah Koprëncka, Th. Papapano, N. Kaçori, S. Shuteriqi, Selman Blloshmi etj.
Kongresi vendosi të themelohej në Elbasan, në vjeshtën e 1909-s, një shkollë e mesme pedagogjike (normale) shqipe me gjashtë klasa, që do të përgatiste mësues për shkollat fillore shqipe dhe do të mbahej me kontributin e të gjitha klubeve dhe shoqërive shqiptare. U vendos gjithashtu të ngrihej në Korçë shoqëria qendrore shkollore “Përparimi” e cila do të kujdesej për mbajtjen dhe administrimin e shkollës normale, do të punonte për hapjen e shkollave të tjera shqipe, për botimin e librave dhe teksteve shqipe. Në Kongres u kërkua që shoqëria “Përparimi” të njihej zyrtarisht prej qeverisë turke.
Vendimet e Kongresit të Elbasanit i dhanë një hov të mëtejshem lëvizjes kombëtare e në mënyrë të veçantë luftës për përhapjen e shkollave dhe te shkrimit shqip. /Muzeu Historik Kombetar
Me ardhjen e vjeshtës, shumë njerëz vërejnë më shumë flokë në krehër, në…
Nga Albert Vataj Mushafi rrethor osman, i njohur si Kurani i detarëve, është një prej…
Nëse ju pëlqen hudhra dhe e hani në të gjitha format e saj, të…
Nga Parisi në Pragë e Vjenë, atentatet ndaj figurave politike shqiptare dhe përpjekjet për eliminimin…
Enët e gjakut luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm. Ato transportojnë…
Konsumimi i një solucioni me sodë buke mund të lehtësojë artritin, sugjeron një…