Në nëntor të vitit 1984 shqiptaro-amerikani Joseph DioGuardi, anëtar i Partisë Republikane u zgjodh anëtar i Kongresit Amerikan në një distrikt të shtetit të New Yorkut që përfaqësohej nga demokratët për 50 vjet rresht. Por falë mbështetjes nga Presidenti Regan dhe zëvendëspresidenti Bush ai bëri një fushatë të suksesshme dhe fitoi duke nisur kështu një karrierë politike në shërbim të Amerikes dhe çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan.
Kryetari i lobit shqiptar në Capitol Hill kontribuoi shumë në informimin e opinionit të gjërë në lidhje me gjendjen e shqiptarëve në Kosovës, sidomos pas ardhjes së Sllobodan Millosheviqit në pushtet, shkruan InfoPress.
Në një video të rrallë të asaj kohe Dio Guardi në Kongresin Amerikan përballet me kongresisten e Serbisë, Helen Delich Bentley, për deklaratat e saj rreth situatës së shqiptarëve në Kosovë.
Ai tërhjek vëmendjen rreth krimeve që pushteti i Millosheviqit po kryente në Kosovë dhe me krenari pranon se ai vetë eshtë shqiptar etnik, duke bërë që të gjithë kongresistët të duartrokasin.
Shikoni videon:
Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…
Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…
Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…
Mavijosjet që shfaqen lehtë në trup mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm,…
Shumë njerëz zgjohen në mëngjes me gojë të thatë dhe menjëherë kërkojnë një gotë…
Të hënën pritet të nisë vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut,…