<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Si të pastroni trupin nga Kripa e tepërt për një shëndet më të mirë?

Asgjë nuk është më e pakëndshme sesa të mos jeni në gjendje të mbërtheni pantallonat për shkak të barkut të fryrë. Fajtori për këtë është zakonisht kripa e tepërt në organizëm.

Kripa jo vetëm që shkakton mbajtjen e lëngjeve, por gjithashtu mund të shkaktojë edhe shumë probleme të tjera shëndetsore.

Për të rivendosur ekuilibrin në organizëm dhe për tu ndjerë sa më mirë me trupin tuaj, AgroWeb.org ju sugjeron disa mënyra të thjeshta.

Konsumoni më tepër ujë

Veshkat tuaja kryejnë largimin e kripës nëpërmjet urinës. Kur konsumoni më shumë ujë, rritet prodhimi i urinës dhe kjo ndihmon në largimin e kripës së tepërt.

Mesatarisht, të rriturit kanë nevojë për 8 deri në 12 gota ujë në ditë. Kjo do të thotë se mund t’ju duhet të pini më shumë ujë, për të larguar kripën e tepërt nga organizmi.

Për t’u siguruar që po merrni sasinë e nevojshme, mbushni një enë prej 1,8 – 2,5 l me ujë për ta pirë gjatë ditës.

Konsumoni më shumë ushqime që përmbajnë ujë

Konsumi i më shumë se 12 gotave me ujë në ditë, mund të jetë diçka e vështirë.

Por për ta lehtësuar këtë, ju mund të konsumoni ushqime me përmbajtje të lartë uji.

Frutat dhe perimet, të tilla si luleshtrydhet, portokallet, mollët, marulet, kastravecat dhe specat, janë një zgjedhje e mirë.https://ads.digitalbee.al/www/delivery/afr.php?zoneid=224&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE

Gjithashtu, tërshëra e bërë me ujë, kosi, lëngjet e frutave dhe supa me pak kripë, mund të ndihmojë në largimin e kripërave.

Konsumoni ushqime të pasura me kalium

Përveç ujit, ju mund të shtoni në regjimin tuaj ushqimor më shumë ushqime që përmbajnë kalium.

Kaliumi dhe kripa punojnë së bashku për të ruajtur ekuilibrin e lëngjeve në organizëm. Marrja e kaliumit në sasi të lartë, ndihmon trupin tuaj të largojë sasi të mëdha të kripës nga organizmi.

Disa ushqime me shumë kalium janë: bananet, patatet, portokallet, domatet, luleshtrydhet, avokadot dhe fasulet.

Por nëse keni probleme me veshkat, duhet të tregoheni më të kujdesshëm me sasinë e kaliumit që merrni. 

Pasojat shëndetësore të kripës së tepërt në organizëm

Nëse regjimi juaj ushqimor është i pasur me kripë, rrezikoni të keni më shumë probleme sesa thjeshtë të mos mbërtheni pantallonat.

Prandaj këshillohet të bëni disa ndryshime në mënyrën se si ushqeheni.

Një regjim ushqimor që përmban shumë kripë mund të rrisë presionin e gjakut. Duke rritur kështu edhe rrezikun e goditjes në tru apo sulmit në zemër.

Për të ulur sasinë e marrjes së kripës, këshillohet të kufizoni marrjen e ushqimeve të përpunuara. Në vend të tyre konsumoni ushqime të freskëta si fruta, perime, drithëra dhe mish të gatuar pa kripë./

postbck postbck

Recent Posts

Nëse keni ndonjë nga këto sëmundje, mos e nënvlerësoni valën e të nxehtit

    Mjekët shpesh paralajmërojnë se nxehtësia ekstreme mund të paraqesë një rrezik të veçantë…

1 day ago

Mizat pushtojnë shtëpinë gjatë verës? Ja përzierja natyrale me 3 përbërës që i largon

    Mizat mund të kthehen në një shqetësim të përditshëm gjatë muajve të verës,…

2 days ago

Pse çiftet grinden më shumë në pushime?

    Nëse po mendoni se do të kaloni pushimet më të bukura në jetën…

3 days ago

Ilaçi i vetëm efikas kundër alergjisë ndaj polenit (Foto)

    Ekziston truku me vazelinë dhe u ndihmon të gjithë atyre që vuajnë nga…

3 days ago

Metoda për të nxjerrë ujin nga veshi pa shkuar te mjeku

    Gjithnjë kemi bërë një lëvizje kur uji na futet në njërin nga veshët…

3 days ago

Si ta vëreni brenda pak sekondave nëse dikush po gënjen

  Sipas statistikave, 90% të informacioneve rreth asaj se a është dikush i sinqertë i…

3 days ago