Pikturat më të njohura në botë (FOTO)

Mona Lisa

Pikturuar nga: Leonardo da Vinci
Viti: Aty rreth 1503 deri në 1519
A e dini se: Historianët thonë se deri para shekullit XX, “Mona Lisa” ishte shumë pak e njohur. Por në 1911, një ish-punonjës në muzeun e Luvrit e fshehu atë për dy vite. Kjo vjedhje ndihmoi që kryevepra të njihej më tepër.

Darka e fundit

Pikturuar nga: Leonardo da Vinci
Viti: Aty rreth 1495 deri në 1498
A e dini se: Piktura murale i ka shpëtuar dy bombardimeve – në fillim nga trupat e Napoleonit dhe më pas gjatë bombardimeve të Luftës së Dytë Botërore në manastirin Santa Maria delle Grazie, Milano.

Nata me yje

Pikturuar nga: Vincent van Gogh
Viti: 1889
A e dini se: Van Gogh jetonte në azilin Saint-Rémy, Francë dhe trajtohej për çrregullime të shëndetit mendor kur pikturoi “Nata me yje”. Ai u frymëzua nga pamja në dritaren e dhomës.

Britma

Pikturuar nga: Edvard Munch
Viti: 1893
A e dini se: Figura androgjene në pikturë në të vërtetë nuk është duke ulëritur nga frika, por është një ulërimë që shkaktohet nga natyra. Piktura u frymëzua nga përvoja e Munch teksa shëtiste gjatë muzgut në Olso, kur qielli u bë jashtëzakonisht i kuq dhe e hutoi. Megjithatë interpretimi i saj mbetet çështje këndvështrimi.

Guernica

Pikturuar nga: Pablo Picasso
Viti: 1937
A e dini se: “Guernica” u zhvendos në Muzeun Metropolitan të Artit Modern në Nju Jork gjatë Luftës së Dytë Botërore për t’u ruajtur më mirë. Picasso kërkoi që piktura të mbahej aty derisa të vendosej demokracia në Spanjë. “Guernica” u rikthye në Madrid në 1981.

Puthja

Pikturuar nga: Gustav Klimt

Viti: 1907 – 1908
A e dini se: “Puthja” e Klimt nuk është në shitje, megjithatë pikturat e tjera të tij janë shitur për shifra marramendëse. Oprah Winfrey bleu “Portreti i Adele Bloch-Bauer I” për 150 milionë dollarë në 2016-n.

Vajza me një vëth perle

Pikturuar nga: Johannes Vermeer
Viti: 1665
A e dini se: Gjatë 2012 deri në 2014, “Vajza me një vëth perle” u paraqit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Itali dhe Japoni. Ky turne e forcoi statusin e saj si një nga veprat më të famshme në botë.

Lindja e Venerës

Pikturuar nga: Sandro Botticelli
Viti: 1485
A e dini se: Në kohën kur u pikturua, lakuriqësia në art ishte diçka e rrallë, kështu që kryevepra ishte tepër e guximshme.

Las Meninas

Pikturuar nga: Diego Velázquez
Viti: 1656
A e dini se: “Las Meninas” u porosit nga mbreti i Spanjës Philip IV dhe qëndroi në pallat deri në 1819-n.

Krijimi i Adamit

Pikturuar nga: Michelangelo
Viti: 1508 deri në 1512
A e dini se: Për shkak të tymit të qirinjve, ngjyrat e pikturës ishin zbehur. Pas një pastrimi, në 1989-n njerëzit u shokuan nga ngjyrat e ndritshme që kishte përdorur Michelangelo.
©MekuliPress/

postbck postbck

Recent Posts

Harta e vitit 476, shqiptarët janë pasardhës të drejtpërdrejtë të Ilirëve

  Harta e vitit 476 ,sikur që shihet aty në vendin ku edhe kam nënvizuar…

19 hours ago

Tronditëse! Cilat marrëveshje i kishin nënshkruar me Serbinë e Pashiqit, Ahmet Zogu, Esad Pashë Toptani, Ceno beg Kryeziu? I

  Ky studim nuk po ribotohet me qëllim të demaskimit apo demonizmit të arritjes së…

2 days ago

Studimet e fundit gjenetike sugjerojnë se popullsia shqiptare është një nga popullsitë më të vjetra dhe më homogjene në Ballkan

  Këto gjetje bazohen në analizat e lashta të ADN-së, të cilat tregojnë se shqiptarët…

2 days ago

1971/ Viti kur u thyen tabutë në Kosovë

  Këtë vit kemi pasur pak më shumë arsye të jemi të lumtur. Gjërat në…

3 days ago

Akademiku Fehmi Agani në 1991/ Si ta kuptojmë shprehjen “Shqipëri e Madhe”

  Portali “Telegrafi” ka risjellë shkrimin e akademikut Fehmi Agani (1932-1999), të botuar në maj…

3 days ago

Historia e Papa Albani dhe amanetit të tij: Mbi varr më shkruani që jam shqiptar

  Gjon Françesk Albani, siç u thirr në Pagëzim, lindi më 23 korrik 1649 në…

3 days ago