Në librezat për nxënësit e ciklit fillor, në vitin shkollor 1964/65, në faqen e parë të saj është shkruar mesazhi i Josip Broz Titos për nxënësit:
“Mësoni mirë dhe ndëgjoni arsimtarët tuej. Ata dëshirojnë me krijue prej jush qytetarë të mirë t’arsimuem të vendit tonë. Përpiquni me qenë sa ma të mirë. Ata që mësojnë ma me vështirsi duhet të bájnë pak ma tepër përpjekje që edhe ata të mbërrijnë sukses të mirë. Duhet të jeni të vendorun në punë; nëqoftëse nuk u mjafton nji orë për të mësue ndonji njisi, punoni dy ose ma teprë orë, por gjithmonë përvetësojeni mirë. Mësoni me kambëngulje dhe seriozisht, sepse dija ka randësi të madhe për qytetarët e vendit socialist siç ásht Jugosllavija jonë.
Kini gjithmonë ndërmend se ndaj Jugosllavisë socialiste keni obligime të mëdha. Gjithmonë duhet të mbani në mend se, bashkë me të vjetrit, për Jugosllavinë tonë të re kanë luftue me të vjetrit, për Jugosllavinë tonë te re kanë luftue me vetëdije kanë vdekë edhe të rijt prej moshës 15-vjeçare e ma nalt, se kanë sulmue në betejat ma t’ashpra tue mos mendue a do të dalin të gjallë prej lufte. Njerëzit tanë kanë dhanë me vetëdije jetën e tyne që breznive t’ardhshme dhe rinisë që vjen t’i sigurojnë jetë ma të mirë. Mos e harroni këtë kurr dhe le t’u delni borxhit tue mësue mirë dhe tue u bá qytetarë të vetëdijshëm të Jugosllavisë socialiste”.
T
Diabeti është një nga sëmundjet në rritje në botë dhe megjithëse ka mënyra për ta mbajtur…
Më shumë se tre milionë fëmijë në mbarë botën ndërruan jetë nga infeksionet rezistente…
Ozempic është bërë sinonim i humbjes së shpejtë të peshës dhe rregullimit të sheqerit…
Kur planifikojmë një udhëtim në Evropë, shpesh priremi të zgjedhim vende si, Parisi, Londra,…
Nëse jeni duke u ballafaquar me dhimbje të veshit nuk jeni të vetmit. Dhimbja…
Një familje myslimane palestineze mban çelësat e një prej monumenteve më të rëndësishme të…