<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Llojet e drogave dhe qëllimi i përdorimit të tyre nga sumerët, egjiptianët, aztekët, grekët, inkasit

Nga Albert Vataj

A e dini se sumerët, egjiptianët, aztekët, grekët, inkasit dhe shumë popuj të tjerë antikë që normalisht konsumonin drogë? Bima e kokainës ishte e shenjtë për inkasit të cilët e quanin atë mama dhe gjethet i përtypnin për efekte euforike që shkaktonte. Në Egjiptin faraonik, në Perandorinë Asire, në Kinën e mijëvjeçarit të II para Krishtit dhe madje mes nomadëve të Detit të Zi, kanabisi përdorej në ceremonitë e ritualeve dhe për pastrimin e trupit nga mëkatet. Cilësia e opiumit ishte tashmë e njohur dhe shfrytëzohej nga priftërinjtë egjiptianë, babilonas, sumerë dhe grekë. Duke analizuar shumë rite fetare, del në dritë se droga nuk përdorej vetëm nga punonjësit e administratës, por edhe për ceremonitë vërtet të shenjta. Kështu ata mendonin se viheshin në kontakt të drejtpërdrejtë me Zotin, por ndonjëherë bëhesh Zoti vetë. Gjurmët më të vjetra janë 3000-vjeçare dhe vijnë nga Guatemala dhe Meksika. Bëhet fjalë për statujat e vogla antropomorfe të kurorëzuara me kërpudha të mëdha. Sipas traditës fetare të zapoptekëve, rezulton ekzistenca e një bime të shenjtë për këtë dhe statujat i konsideronin totem: farat e ololiuhqui, kërpudhat teonanacatl dhe kaktuset peyote. Për shumë vite janë konstatuar disa ngjashmëri midis ceremonive fetare të indigjenëve të Meksikës dhe praktikave misterioze të Greqisë klasike, në veçanti misteret Eleusini gjatë festimit për perëndeshës Demetra, gjatë të cilës përdorej pija magjike Kykeon, cituar kjo nga Herakliti.

Vlen të theksohet që Kisha e Gjuhës Amerikane, e thënë ndryshe, feja peyote, është feja më e zakonshme në mes të amerikanëve autokton. Bëhet fjalë për një fe shumë të vjetër, por e themeluar zyrtarisht më 1918 me qëllim mbrojtjen e të vjetrës, lëvizjes peyote të cilët e përdorin drogën gjatë riteve fetare që ngrenë kundër armiqësive të të bardhëve. Ritet peyote ofrojnë një natë më këngë e lutje, duke marrë drogë dhe duke u zhytur në ekstazë. Ata besonin se viheshin në kontakt me zotat dhe paraardhësit si dhe që merrnin fuqi nga ai që viheshin në kontakt. Peyote (lophophora williamsii), është një kaktus më shumë tul dhe pa gjemba, duke arritur një madhësi prej 20 cm dhe është në formë sfere, i cili rritet në shkretëtirën e Meksikës Veriore. Përveç përdorimit në dimensionin kulturo-fetar, ai përdoret dhe si bimë mjekësore e terapeutike e në fakt shumë ceremoni kanë si qëllim shërimin e sëmundjeve. Problemi ngrihet atëherë kur përdorimi i drogave është i ndaluar nga legjislacioni i vendeve të cilët vënë më parë lirinë e fesë mes principeve në kushtetutat e tyre. Atëherë, ku fillon liria e fesë dhe ku fillojnë masat shtrënguese për drogën? Kjo çështje është ngritur shpesh nga praktikuesit e feve në momentin e lejimit të substancave psikoaktive.

postbck postbck

Recent Posts

Niveli i ulët i sheqerit në mëngjes, ja çfarë duhet të bëni

    Ulja e nivelit të sheqerit në mëngjes mund të shkaktojë marramendje, rënie të…

8 hours ago

Si e shkakton alkooli kancerin?/ Shkenca shpjegon çfarë ndodh në organizëm

Alkooli është pjesë e jetës së përditshme për miliona njerëz. Një gotë verë në darkë,…

8 hours ago

Kujdes me parfumet! Ja si mund të rrezikojnë shëndetin

    E ftuar në “Vila 24” me moderatoren Anila Çela, mjekja Matina Çobo zbuloi…

8 hours ago

Pse italianët hedhin ekspres të nxehtë mbi akullore?

Një gotë, një top akulloreje dhe një ekspres i nxehtë. Asgjë më shumë. Megjithatë, ky…

1 day ago

Si lindi minibari në hotele? Historia e idesë që revolucionarizoi industrinë e hotelerisë

Një ide e thjeshtë, e frymëzuar nga një fluturim, ndryshoi përgjithmonë industrinë e hotelerisë. Në…

1 day ago

Pse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit?

    Mjalti konsiderohet prej kohësh një nga produktet natyrale më të përdorura në ushqim…

1 day ago