<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Fëmijët mbanin biberon që para… 7 000 viteve!

ATSH-ANSA/ – Zbulohen biberonët më të vjetër për fëmijë në botë.

Ata janë kavanoza prej balte me një hundëz të vogël dhe ndonjëherë formohen në një mënyrë artistike në formën e kafshëve.

Ata janë përdorur për të ushqyer të porsalindurit me qumështin e kafshëve 5 000 vjet para Krishtit, pastaj nga Neoliti deri në epokën e Bronzit dhe të Hekurit, është zbulimi i studiuesve të udhëhequr nga Julie Dunne, nga universiteti britanik i Bristolit.

Të gjetura shumë vite më parë gjatë gërmimeve në Europë ato kanë qenë objekte misterioze dhe përdorimi i tyre u zbulua vetëm tani, falë analizës së mbetjeve të tyre.

Kavanozat kanë një diametër midis 5 dhe 10 centimetra dhe për këtë arsye janë mjaft të vegjël për t’u përshtatur në duart e një fëmije, ato gjithashtu kanë një hundëz të ngushtë përmes së cilës mund të rrjedhë një lëng.

Për këtë zbulim, studiuesit analizuan mbetjet e këtyre kavanozave të zbuluar në varret e fëmijëve në Bavari.

Dy  prej tyre, u gjetën në një nekropol të epokës së hershme të hekurit, që datojnë rreth 800 dhe 450 para Krishtit dhe një në një nekropol nga Epoka e Vjetër e Bronzit, që daton midis 1 200 dhe 800 para Krishtit.

Analizat kimike të mbetjeve kanë identifikuar acidet yndyrore të qumështit. Dy nga shishet parahistorike përmbajnë mbetje qumështi të kafshëve si lopët, delet dhe dhitë, ndërsa një tjetër përmbante mbetje qumështi të përzier, me siguri dose dhe njerëzor.

postbck postbck

Recent Posts

A mund të ulin arrat rrezikun e tensionit të lartë, ja çfarë zbuloi studimi

Konsumimi i rreth një grushti arra në ditë mund të lidhet me një rrezik më…

3 minutes ago

Si ndikon në trup pirja e kafesë në orët e mbrëmjes?

    Kafeina mund ta bëjë gjumin më pak rigjenerues, edhe kur ju zë gjumi…

14 minutes ago

Cila është historia e Valles së Osman Takës?

Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…

17 hours ago

Ushqimet që do t’ju ndihmojnë të shtoni peshë

    Teprica e kalorive është thelbësore për të fituar masë muskulore. Vaktet e lëngshme…

19 hours ago

Si ta kuptoni se a ju dhemb veshka apo pjesa e poshtme e shpinës?

    Dhimbjet e shpinës dhe veshkave shpesh ngatërrohen dhe nuk na është e qartë…

19 hours ago

6 mënyra për të ngrohur një dhomë pa ngrohje

    Në dimër është normale të ndiheni të ftohtë në ajrin brenda shtëpisë tuaj…

19 hours ago