<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

4 gjëra që duhet ditur për vitaminën D

Vitamina D, e quajtur edhe vitamina e diellit, përthithet nga lëkura kur ekspozohemi ndaj dritës së diellit. Bëhet fjalë për një substancë shumë të rëndësishme për funksionimin normal të të gjithë organizmit, e nevojshme në veçanti për shëndetin e dhëmbëve dhe të kockave. Vepron në mënyrë të dukshme për funksionimin e duhur të sistemit imunitar dhe të sistemit nervor qendror.

Edhe nëse nuk e keni lexuar apo dëgjuar asnjëherë më parë, Vitamina D kryen një rol thelbësor në rënien në peshë, ndaj nëse po përpiqeni të dobësoheni, më parë duhet të kontrolloni vlerat e Vitaminës D dhe më pas të ndiqni një dietë të balancuar, të pasur me ushqime që përmbajnë këtë vitaminë.

Vitamina D mund të pakësojë dhe eliminojë indet dhjamore, duke kryer një veprim të fortë dobësues. Veç kësaj, rregullon nivelet e urisë, të cilat shumë shpesh janë të larta te subjektet, të cilëve u mungon kjo vitaminë. Stimulimi i vazhdueshëm i urisë është shkaktari kryesor i obezitetit. Ja sepse është e rëndësishme të zgjidhni gjithmonë ushqime që ju ngopin, të cilat duhet të jenë të pasura me Vitaminë D, që bëjnë të mundur të mos hani vazhdimisht.

Vitamina D shton testosteronin, hormoni që djeg yndyrnat, i cili përmirëson tonifikimin e muskujve dhe masën muskulore, sidomos nëse ndiqni një dietë të shëndetshme dhe kryeni aktivitet të vazhdueshëm fizik. Kush ka nivel të ulët të kësaj vitamine, është më shumë i prirë të ketë probleme me hidratimin e trupit dhe me problemet me celulitin, të cilat janë shqetësimet më të shpeshta, sidomos te femrat.

Ata që janë shumë mbipeshë, me siguri kanë mungesë kronike të Vitaminës D, për shkak se kjo substancë qëndron e ngecur në dhjamë dhe nuk përthithet ashtu siç duhet. Ndaj, kur analizat e gjakut tregojnë rënie të ndjeshme të Vitaminës D, filloni menjëherë një dietë të shëndetshme dhe hani ushqime që kanë sa më shumë Vitaminë D ose merrni suplement ushqimor.

Mungesa e Vitaminës D përveç se ju shëndosh, ju shtyn të hyni në depresion. Në fakt, kjo substancë rregullon humorin dhe mirëqenien e të gjithë trupit, si fizike ashtu dhe psikike. Rregullon nivelin e serotoninës, e cila nëse është e ulët, është shkaku kryesor i pagjumësisë, gjumit të shqetësuar dhe të keq.

postbck postbck

Recent Posts

A mund të ulin arrat rrezikun e tensionit të lartë, ja çfarë zbuloi studimi

Konsumimi i rreth një grushti arra në ditë mund të lidhet me një rrezik më…

51 minutes ago

Si ndikon në trup pirja e kafesë në orët e mbrëmjes?

    Kafeina mund ta bëjë gjumin më pak rigjenerues, edhe kur ju zë gjumi…

1 hour ago

Cila është historia e Valles së Osman Takës?

Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…

18 hours ago

Ushqimet që do t’ju ndihmojnë të shtoni peshë

    Teprica e kalorive është thelbësore për të fituar masë muskulore. Vaktet e lëngshme…

20 hours ago

Si ta kuptoni se a ju dhemb veshka apo pjesa e poshtme e shpinës?

    Dhimbjet e shpinës dhe veshkave shpesh ngatërrohen dhe nuk na është e qartë…

20 hours ago

6 mënyra për të ngrohur një dhomë pa ngrohje

    Në dimër është normale të ndiheni të ftohtë në ajrin brenda shtëpisë tuaj…

20 hours ago