<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Çfarë është ritmi qarkullues i trurit dhe si ti menaxhojmë energjitë potencuese të orarit të funksionimit të tij?!

Nëqoftëse e ke vënë re gjatë ditës, në orë të caktuara, ndihesh ose plot energji ose i përgjumur. Për këtë, ke ritmin qarkullues për të falënderuar. Pra, çfarë është ritmi qarkullues? Ritmi yt qarkullues është një orë e brendshme që punon në prapaskenën e trurit dhe qarkullon me intervale të rregullta mes përgjumjes dhe vigjilencës. Njihet edhe si cikli juaj i gjumë/zgjim-it.

Për më të shumtën e të rriturve, rënia më e madhe e energjisë ndodh ne mes të natës, gjatë gjumit të thellë (diku rreth orës 2:00 dhe 4:00) dhe menjëherë pas vaktit të drekës (rreth orës 13:00 dhe 15:00). Këto orare mund të jenë të ndryshme në qoftë se je një buf nate apo një tip mëngjesi. Gjithashtu, nuk do t’i ndjesh aq shumë uljet dhe ngritjet e ritmit tënd qarkullues në kohën që je në gjumë. Por kur ke mungesë gjumi, do të vësh re luhatjet më të mëdha të përgjumjes apo vigjilencës.

Ritmin tënd qarkullues e kontrollon një pjesë e hipotalamusit (pjesë e trurit). Kjo do të thotë se, faktorët e jashtëm si drita dhe errësira mund ta ndikojnë. Kur është errësirë, gjatë natës, sytë e tu i dërgojnë shenjë hipotalamusit se është koha për tu ndjerë i lodhur. Truri yt pastaj, i dërgon shenjë trupit për të lëshuar melatoninë, e cila e bën atë të ndjejë lodhje. Prandaj, ritmi yt qarkullues përkon me ciklin e ditë/natës (gjithashtu pse të qëndruarit zgjuar gjatë natës dhe fjetja gjatë ditës është kaq e vështirë për punëtorët e turnit të tretë).

Ritmi yt qarkullues punon më mirë kur ke orare të rregullta gjumi, si rënia në gjumë dhe zgjimi në mëngjes rreth së njëjtës orë, ditë pas dite (përfshirë fundjavat). Kur futen gjëra të tjera në mes, si ndikimet e pas-fluturimit (jet lag), ndërrimi i orës ose një program në TV, i cili të lë pa gjumë deri në mëngjes, mund të ta çrregullojnë ritmin qarkullues dhe të të bëjnë të ndihesh çuditshëm dhe ta kesh më të vështirë të përqendrohesh.

Ritmi yt qarkullues ndryshon me rritjen tënde dhe me kalimin e kohës, mund të mos kesh më të njëjtin cikël gjumë/zgjimi si bashkëshorti, fëmija apo prindi yt. Por, sa më shumë vëmendje t’i kushtosh trupit tënd,sa më shumë t’i vësh re ndjenjat e vigjilencës dhe përgjumjes dhe sa më shumë kohë të shpenzosh për të ndërtuar një gjumë të mirë, aq më mirë do ta bësh dremitjen dhe aq më mirë do të ndihesh.

postbck postbck

Recent Posts

A na mbron Borziloku nga kanceri?

    Kjo erzë verore, me një shije dhe aromë tepër pikante dhe të veçantë,…

2 days ago

Ethe, dhimbje koke dhe rrezik nga meningjiti: Çfarë duhet të dini për virusin e Nilit që arriti në Kosovë dhe mori jetën e dy qytetarëve?

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka konfirmuar një situatë serioze epidemiologjike, ku…

2 days ago

Përmirëson sheqerin në gjak, trigliceridet dhe astmën, ja gjethet e cilit frut mund t’i konsumoni si çaj

  Një nga bimët që mund të ketë përfitime interesante shëndetësore është fiku. Edhe pse…

3 days ago

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

    Një pamje e lodhur, zbehje e fytyrës dhe rrathë të errët rreth syve…

3 days ago

Onkologu zbulon 5 gjërat që nuk i bën kurrë në shtëpi

    Kur bëhet fjalë për shëndetin, disa zakone të përditshme mund të duken të…

3 days ago

Ja ushqimet që kardiologët konsumojnë rregullisht për të mbajtur tensionin nën kontroll

Një dietë e shëndetshme për zemrën, e pasur me perime, peshk, fibra dhe yndyra të…

3 days ago