Ndarja Lindje – Perëndim
“Më me dëshirë do ta shihja çallmën turke në Konstantinopol se sa mitrën [kapelën] latine”—Loukas Notaras (1402 – 1453), Duka i Madh dhe i fundit i Perandorisë Bizantine.
Ndarja Lindje-Perëndim, që filloi si ndarje e Kishës, prodhoi aq shumë armiqësi dhe urrejtje në mes të komunitetit të njejtë religjioz sa që Notaras më me dëshirë do ta pranonte sundimin otoman (mysliman) në Konstantinopol se atë latin apo Perëndimor (katolik). Mendim dhe qëndrim i njejtë ka dominuar edhe në Perëndim (Vatikan) për Konstantinopolin.
Urrejtja për Lindjen ishte aq e madhe sa që kur ra Konstantinopoli në duar të otomanëve, Perëndimi jo që nuk dërgoi ndihmë, por jopublikisht edhe u gëzua. ‘Rënia e Konstantinopolit në duar të myslimanëve është dënim i Zotit për ortodoksët’ – thoshte Perëndimi (Vatikani).
Kur otomanët hynë në Konstantinopol, Perëndimi mendoi se sulltani tashti do t’a shkatërronte përfundimisht Kishën Ortodokse dhe grixhën e saj do ta detyronte të konvertohej në myslimanë. Por, shpresa e Perëndimit ishte jetëshkurtër sepse ndodhi diçka e papritur. Sulltani e ligjësoi Kishën Ortodokse kurse patriarkun grek e vendosi në rang të Vezirit dhe përfaqësues të tërë krishterëve në perandori. Ortodoksia mezi po e merrte veten kur Perëndimi gjatë kryqëzatave e shkatërroi Konstantinopolin dhe shpërbëri Kishën Ortodokse. Por, sulltani tashti jo vetëm që e ligjësoi, por e shpëtoi këtë Kishë nga zhdukja. Ky ishte hap taktik i Sulltan Mehmetit II pasi që me këtë veprim i vuri të krishetrët ortodoksë nën kontroll.
Perëndimi tashti shihte dy ‘armiq’ – ortodoksët dhe myslimanët. Pra, u dyfishua urrejtja për Lindjen. Sidoqftë, veprimi i mençur taktik i sulltanit do t’i kthehej si bumerang ankthi Perandorisë Otomane në shek. XIX kur ortodoksët kërkonin shtete nacionale.
Nga: Gazmend Arifi A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin…
87 vjet më parë...Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa…
Glacier Express njihet si “treni ekspres më i ngadalshëm në botë” Të udhëtosh me tren…
Përdoret shpesh për urthin dhe duket e padëmshme, por soda e bukës mund të ndërveprojë…
𝐑𝐫𝐨𝐤 𝐙𝐨𝐣𝐳𝐢: 𝐄𝐤𝐬𝐩𝐞𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞𝐭𝐧𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢𝐤𝐞 Kuruar nga Nebi Bardhoshi 📍Hapja e ekspozitës 🗓E premte, 10.04.2026, ora…
“Nderi”, filmi i suksesshëm malazez në gjuhën shqipe, vjen për herë të parë në Tiranë…