<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Si u godit në errësirë Vaçe Zela në 1993, agresori u dënua me tre muaj burg!

Një histori e dhimbshme ka ndodhur me të madhen Vaçe Zela, në 1993. Sikur të mos mjaftonte “dalja në pension para kohe”, në moshën 45-vjeçare, largimi nga skena, “harresa” mediatike, fyerjet dhe etiketimet si “beniamine e Enver Hoxhës, rrugaçëria dhe vandalizmi ra mbi të dhe mbi njerëzit e artit e kulturës shqiptare.

Një person i panjohur, teksa Vaçja kthehej për në banesën e saj, e sulmoi dhe e goditi në errësirë  artisten e shquar. Pas ca ditësh personi u arrestua (nuk ka rëndësi emri i tij, që mund të gjendet ën kronikat e kohës), madje u bë edhe një gjyq formal, i cili e dënoi me tre muaj agresorin, por as atë dënim nuk e kreu të plotë.

Shkaqet e vërteta të sulmit ndaj Vaçes nuk u morën vesh, por nuk ishte as për grabitje e as për hakmarrje. Ishin kohë të turbullta, kur manipulimi ideologjik i turmave dhe individëve ishte në kulmin e tij, por opinioni publik e dënoi këtë akt, madje edhe qëndrimin e  drejtësisë, e cila e përcolli këtë sjellje karshi saj me dënimin prej tre muajsh për ata që ngritën dorë mbi këngëtaren shqiptare.

Për fat të keq, një rrugaçëri e tillë do të ushtrohej edhe ndaj disa artistëve të shquar të skenës e të ekranit shqiptar, ku në janar 1992 u godit për vdekje aktori Agim Shuke, i cili ndërroi jetë në maj, pas tre muajsh e gjysmë në koma.

Pas këtij akti vandal ndaj Vaçes, gjendja e saj shëndetësore e psikologjike u rëndua shumë. Duke përfituar nga një ftesë për një koncert në Zvicër, pranë bashkatdhetarëve tanë atje, Vaçja iku përfundimisht në 1993, së bashku me vajzën, Irmën, dhe bashkëshortin, Pjetrin. Ajo jetoi në Bazel, derisa mbylli sytë, më 6 shkurt 2014.

Ndaj artistes së madhe Vaçe Zela janë bërë padrejtësi. Ajo nuk ishte as beniamine, as e preferuara e udhëheqjes por ishte një artiste e shquar, që gjithçka e kishte fituar me talentin dhe zërin e saj të artë.

Ajo nuk përfitoi as më shumë e as më pak se kolegët e saj artistë. Jetoi në atë varfërinë dhe thjeshtësinë e atij sistemi diktatorial dhe shpesh herë ishte viktimë e survejimit, përgjimit apo raporteve të ish-Sigurimit të Shtetit, që kritikonin mënyrën e saj të të kënduarit në skenë, kitarën, këngët italiane, apo modën që bëhej model për të gjithë gratë e vajzat e reja shqiptare, një shembull i emancipimit (mjafton t’i hedhesh një sy fotove nëpër festivale dhe bindesh për këtë)./Pamfleti/

postbck postbck

Recent Posts

Preshevari që dizajnoi stemën e UÇK-së, ja cila është historia…

Emblemat e para të UÇK-së ishin shtypur në një fabrikë tekstili në Zvicër. Ardhja e…

19 hours ago

Shtatë gjërat që i ndodhin trupit tuaj nëse hani çdo ditë qepë

    Qepët janë përdour që në lashtësi. Egjiptianët e lashtë besonin se përfaqësonte përjetësinë…

20 hours ago

Pse duhet të jetë në dietën tuaj lëngu i shegës?

    Shega konsiderohet një prej frutave më të pasura me përbërës antioksidues. Me ngjyrën…

20 hours ago

Do të habiteni nga ajo që përshpejton plakjen tuaj

    Shumë njerëz këto ditë përdorin orë inteligjente për të numëruar hapat, unazat e…

4 days ago

Paralajmërim nga OBSH-ja/ Ebola mund të përhapet më shpejt nga sa mendohej fillimisht

    Një shpërthim i Ebolës që ka vrarë të paktën 131 persona në Republikën…

4 days ago

Pse ju ftohen shpesh duart dhe këmbët?

    Një ndjesi e shpeshtë e të ftohtit në duar dhe këmbë mund të…

4 days ago