<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Kisha e mrekullive në Fier, ja misteret e saj (VIDEO)

Në Fier është një kishë për të cilën banorët besojnë se bën mrekullira. Ajo është kisha e Shën Premtes në fshatin Povelçe, e cila daton që në shekullin 13-të.

Mund të mos e shihte dritën e diellit për kaq gjatë nëse nuk do të ishte për besimin e banorëve. Eshtë kisha e famshme e Shën e Premtes në Povelçë të Fierit. Shekullore, e bukur dhe mrekullibërëse.

E veçantë për arkitekturën dhe stilin, kisha i ka rezistuar 700 viteve madje edhe  gjyleve të topit gjatë luftës së parë botërore

Bashkëshortët Hoxhaj ndërtuan shtëpinë këtu pas ndarjes së tokave në vitin 1991. Në këmbim të mbarësisë që morën prej saj ata kujdesen dhe mirëmbajnë kishën.

Shteti socialist e ktheu në magazinë por i dha gjithsesi statusin e monumentit të kulturës. Shteti i pas viteve 90 e braktisi në mëshirë të fatit.

Misticizmi dhe magjia e Shën e Premtes megjithë harresën e qeverive, nuk ka lënë indiferentë historianët. Studime të shumta tregojnë se kisha është vetëm një tregues i qytetit të zhdukur spinarica. Vetë kisha është ndërtuar nga tregtarët venecianë

Kaq shumë histori por as një shenjë për t’u treguar turistëve. Apolonia antike është vetëm pak km prej këtu. Sinjalistika turistike do të shërbente edhe për ruajtjen e varreve të ushtarëve të luftës së dytë botërore që ndodhen përreth kishës.

Kisha e Shën e Premtes daton në shekullin e XIII. Ajo është e famshme në të gjithë trevën e Myzeqesë për mrekullitë që i atribuohen. Kisha ishte pjesë e ndalesave të Ismail Qemalit gjatë rrugëtimit të pavarësisë dhe gjithashtu pjesë e vendngjarjeve në romanin e të madhit Jakov Xoxa ” lumi i vdekur”. Qëndresa e strukturës së saj në shekuj  ka bërë që banorët përreth të besojnë se aty ka fuqi hyjnore duke e frekuentuar si vend pelegrinazhi.

postbck postbck

Recent Posts

“Vape” në duart e adoleshentëve – një realitet shqetësues që duhet të jetë ALARM për të rriturit

OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…

7 hours ago

Lufta për mbijetesë në natyrë – ujku dhe karibuja

Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…

1 day ago

Syzet inteligjente dhe inteligjenca artificiale – mënyrë e re për të mashtruar në provime

Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…

1 day ago

Si dhe kur të ujiten pemët e reja?! Kujdes mos e bëni këtë gabim…

  Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…

1 day ago

Një grusht rërë mund ta shpëtojë kopshtin?! Habit studimi…

  Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…

1 day ago

Një ilaç me bazë bimore po ndryshon luftën kundër duhanit

  Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…

1 day ago