<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Kur Titoja i shkroi letër Stalinit – “Mjaft dërgove njerëz të më vrasin…”

Kur nazistët sulmuan Jugosllavinë, Josif Broz Tito ndërmori organizimin e lëvizjes kundër pushtimit nazist. Të gjithë aleatët e njohën si udhëheqës të Partizanëve, duke i dërguar shpesh armatime dhe ushqime.

as mbarimit të luftës, Titoja në mënyrë graduale po zhgënjehej me Bashkimin Sovjetik, duke i mëshuar faktit se ishin bërë “shumë padrejtësi” në kohën e regjimit të Stalinit. Marrëdhëniet mes dy burrave arritën në një fazë të keqe, me Stalinin që nuk po përballej me qetësi me situatën e krijuar.

Dërgoi pra njerëz për të vrarë Titon. Njërin pas tjetrit (thuhet se shkuan afro 22 burra për ta asgjësuar). Por Titoja arriti t’u shpëtojë të gjitha përpjekjeve, apo tentativave për vrasje. Në një moment Titoja vendosi t’i shkruajë një letër Stalinit, një letër e cila që të shkruhej donte shumë “këllqe”, guxim dhe trimëri.

“Mjaft më, mos dërgo më njerëz të më vrasin. Kemi kapur 5 prej tyre, njërin me një bombë dhe tjetrin me një dyfek. Nëse nuk pushon së dërguari vrasës, do të dërgoj një burrë në Moskë dhe nuk do të nevojitet të dërgoj më tjetër”.

Thuhet se Stalini ndjeu kaq shumë frikë dhe njëkohësisht admirim për guximin e tij, sa nuk dërgoi më njerëz për ta vrarë dhe e mbajti letrën e Titos në zyrën e tij deri në ditën e vdekjes. Titoja prej atij momenti zgjodhi të qëndronte asnjanës në Luftën e Ftohtë.

Historiani slloven Joze Pirjavec nga ana tjetër, mbështet në librin e tij të botuar në vitin 2012, tezën se Titoja e dinte që Stalini nuk do të ndalej dhe se letra e tij ishte thjesht një kërcënim, pasi ishte diçka që nuk mund të besohej, që njerëz të Titos pra, të vrisnin Stalinin. Por më pas historiani shkruan dhe hedh tezën se ishte Titoja ai që e helmoi Stalinin dhe i shkaktoi vdekjen, e cila nuk i erdhi nga emoragji cerebrale. Vonesa e rojeve për të lajmëruar mjekët, ka bërë shumë historianë që të besojnë se u humb kohë me dashje, për të humbur gjurmët.

Kur pasonjësi i Stalinit, Nikita Hrushov shkoi në Jugosllavi, kërkoi falje për tentativat për vrasje që i ishin bërë Titos nga njerëz të Stalinit, por të cilët nuk ja arritën dot, pasi Titoja mbrohej dhe ruhej nën masa të larta sigurie. Në atë takim Titoja i tha Hrushovit: “Stalini e dinte që mbrohesha me masa të larta sigurie. Pas paralajmërimeve të mia dhe kërkesës sime për të ndalur tentativat për vrasje, ndoshta ai ndali, sepse edhe u step disi…!”

postbck postbck

Recent Posts

John Henry Evans: Dardanët ilirë të Europës, janë i njëjti popull me trojanët..

JOHN HENRY EVANS: DARDANËT ILIRË TË EUROPËS, JANË I NJËJTI POPULL ME TROJANËT. EMRAT ILIRE…

14 minutes ago

14 korrik 1284, përmendet për herë të parë gjuha shqipe: “Dëgjova një zë që thërriste në mal në gjuhën arbërore”

Jahja Drancolli Më 21 shkurt, me mbështetjen e UNESCO-s, festohet “Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare”…

1 hour ago

Kuajt specialë, fisnikëria që vrapon nëpër shekuj

Nga stepat e Azisë te simbolet kombëtare të Turkmenistanit, historia e racave më të rralla…

1 hour ago

Këshillat që duhet t’i keni parasysh në iftar pas agjërimit gjatë ditës

Ramazani është një muaj i shenjtë gjatë të cilit njerëzit agjërojnë nga agimi deri në…

18 hours ago

Alibaba (Ali Ramë Spahiu) nga Vërbica e Gjilanit – simbol i sakrificës në frontet e largëta

Në fundin e shekullit XIX, Ballkani ishte në zjarr. Perandoria Osmane po lëkundej, Rusia po…

19 hours ago

Pse Flamuri ynë e ka shqiponjën me dy krerë?

Flamuri ynë kombëtar me shenjën e tij dalluese shqiponjën dykrenare ka një histori të lashtë…

1 day ago