<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Nga Jeruzalemi në Sarandë: ”Rrënjët dhe historia jonë!”

Sinagoga në qendër të Sarandës, tërheq kryesisht të huajt. Pushuesit shqiptarë ende nuk janë gati për të vizituar vende historike dhe kulturore. Por një çift nga Kanadaja, që jetojnë në Jeruzalem prej 50 vitesh, nuk e kanë zgjedhur rastësisht jugun e Shqipërisë.

Xhej Rollings ka realizuar dhjetëra dokumentarë, për shumë pjesë të Biblës. Historia e sinagogës në Sarandë, i tërhoqi shumë ndaj erdhën për ta vizituar.

“Kemi ardhur në Shqipëri, për të mësuar më tepër. Ne jemi kanadezë, por jetojmë në Izrael, prej 50 vjetësh. Unë kam realizuar rreth 100 dokumentarë mbi këndvështrimet e ndryshme të Biblës.

Erdhëm në Shqipëri, se dëgjuam që këtu në Sarandë ekzistonte një sinagogë, që datonte në shekullin e tretë, apo të katërt të erës sonë. Mbërritëm dy-tri ditë më parë dhe erdhëm të vizitonim këtë sinagogë. Na ka lënë shumë mbresa” – tha Xhej Rollings.

Ndërsa bashkëshortja e tij, ka origjinë nga Jeruzalemi.

“Unë jam kanadeze, por me prejardhje nga Jeruzalemi. Ndihem e ngazëllyer që kam ardhur të shoh komunitetin hebre dhe sinagogën e dikurshme, në qytetin e mrekullueshëm të Sarandës.

Sigurisht që tani është një ngrehinë e braktisur. Por, përpos rrënojave e gurëve, këtu gjendet historia jonë. Kur shohim diçka të tillë, nuk mërzitemi aspak, përkundrazi gëzojmë, sepse të paktën është ruajtur. Këtu janë rrënjët tona.

Rrënjët janë gjithçka në jetë. Pemët janë shumë të bukura, por nuk kanë jetë pa rrënjët e tyre. Këtë ndjesi kemi ne hebrenjtë për rrënjët tona, i shohim si një trashëgimi të vyer” – tha ajo.

Producenti dhe bashkëshortja e tij vlerësojnë dhe shqiptarët që strehuan hebrenjtë.

“Historia e hebrenjve këtu ishte tragjike në fillesat e veta, pasi ishin shumë pak në kohën e Holokaustit. Ishin rreth 200 hebrenj në të gjithë Shqipërinë. Por një fakt interesant është se, pas përfundimit të Luftës II, ata ishin shtuar, ishin bërë rreth 3 mijë hebrenj.

Për mua, kjo është mjaft domethënëse, sepse Shqipëria është i vetmi vend në Evropë, ku ka ndodhur diçka e tillë.

Pra kjo sinagogë, këto rrënoja, shërbejnë si simbol i domethënies që ka kjo copëz historie, për këtë vend. Është një objekt i trashëgimisë historike, që duhet ruajtur. Madje, duhen vendosur edhe pllakata informuese për njerëz si ne, që vijmë si turistë, për të mësuar diçka më tepër. Do të ishte e mrekullueshme” – tha ai.

“Zoti i bekoftë njerëzit që erdhën dhe qëndruan, që ndërtuan jetën e tyre dhe i sollën begati qytetit. Përmes këtyre fjalëve, kuptojmë se zyrtarë nga Jeruzalemi erdhën dhe iu përkushtuan kësaj toke, sot jemi të gëzuar. Na duket si “Dita e Falënderimeve” – tha ajo.

Sinagoga u zbulua gjatë gërmimeve për ndërtimin e pallatit të Kulturës në Sarandë, në një thellësi mbi 1 m. Më pas, vijuan gërmime sistematike arkeologjike deri sa dolën në dritë rrënojat e këtij ndërtimi dhe dy mozaikë. Sinagoga ndodhet në anën perëndimore të qytetit.

Ky monument ndodhet brenda dhe shumë pranë murit rrethues lindor të antikitetit të vonë. Në kontekstin urbanistik dhe arkeologjik ku ndodhet ky kompleks i rrallë për periudhën, është shumë i rëndësishëm për të kuptuar organizimin e qendrës antike të Sarandës.

Gërmimet arkeologjike nisën në vitin 1979 dhe vazhduan në disa fushata, përgjatë viteve 1980, nga arkeologu Kosta Lako, i cili zbuloi një monument kompleks me disa faza ndërtimi, nga periudha romake në antikitetin e vonë, ku më e rëndësishmja ishte kthimi saj në një bazilikë paleokristiane. Gërmimet në këtë monument rinisën sërisht në vitin 2003, nga një projekt i përbashkët shqiptaro-izraelit, nga arkeologët Gideon Foerster, Kosta Lako, Etleva Nallbani, Ehud Netzer, si dhe me bashkëpunimin e Institutit të Monumenteve të Kulturës me pjesëmarrjen e Agron Islamit.

Këto gërmime sqaruan se bazilika paleokristiane e gërmuar nga Kosta Lako, përbën fazën përfundimtare të transformimit të kompleksit të kultit hebraik në ndërtesë të kultit kristian. Ky transformim nuk ka ardhur si pasojë e ndonjë ndryshimi të dhunshëm. Sipas arkeologëve, komuniteti që përdorte kompleksin hebraik ose është konvertuar në fenë kristiane, ose një komunitet tjetër kristian i ka zënë vendin atij hebraik.

Ambientet që i përkasin sinagogës më të hershme, janë një dhomë në formë L-je me menorah në dysheme, rezervuari i ujit (B), pjesa në lindje të dhomës me menorah, si dhe ambienti me mozaik që zë gjysmën perëndimore të nefit qëndror.

Në një fazë tjetër, me sa duket po i njëjti komunitet që përdorte këto ambiente, vendos të ndërtojë një sallë lutje shumë më të madhe të dekoruar me simbole biblike.

Kompleksi hebraik ka qenë në funksion për një periudhë prej 100 deri 200 vjetësh, përpara se të konvertohej në kishë. Duket se i gjithë kompleksi është shkatërruar nga një zjarr i fuqishëm, i lidhur me sulmet e sllavëve gjatë ardhjes në Peloponez, në çerekun e fundit të shekullit VI.

postbck postbck

Recent Posts

A është e dëmshme kërcitja e gishtave?

Pothuajse të gjithëve na ka ndodhur të dëgjojmë të njëjtin paralajmërim që nga fëmijëria: “Mos…

11 hours ago

E keni pyetur ndonjëherë veten tuaj se përse njerëzit e suksesshem veshin të njëjtat rroba?!

    Nga Steve Jobs me golfin e zi dhe xhinset klasike, te Mark Zuckerberg…

17 hours ago

Prindër kujdes! Ja se sa duhet të peshojë çanta e shkollës së fëmijës tuaj…

    Një kufi i thjeshtë dhe disa shenja në trup tregojnë kur çanta është…

17 hours ago

Marramendja gjatë shtatzënisë/ Ja pse ndodh dhe si mund ta lehtësoni…

    Shtatzënia sjell ndryshime të shumta në trup, prandaj nënat në pritje shpesh hasin…

17 hours ago

Pija më e mirë e mëngjesit për shëndetin e zemrës

    Një zakon i thjeshtë në mëngjes mund të ndihmojë shëndetin e zemrës: pirja…

2 days ago

Çfarë duhet bërë kur fëmijët infektohen me fruth në çerdhe. Përgjigjet pediatrja!

    Mjekja pediatre Zerina Sheme ka ndarë në rrjetet sociale informacion në lidhje me…

2 days ago