<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Vallja arbëreshe

“Vallja” është një kërcim me motive popullore, ritmike që shoqërohet nga një kor duke kënduar një këngë të vjetër tradicionale arbëreshe, me origjinë ballkanike.

Vallja popullore arbëreshe gjatë viteve është një event popullor që luhet të martën e Pashkëve, për vendet me ritin bizantin dhe Karnavaleve për vendet e ritit latin.

Me kalimin e shekujve në disa zona, vallja ka marrë edhe pak nga motivet e valles kalabreze “Tarantella”. Vallja luhet në rreth, ku grupe grash të veshura me kostume madhështore ku të gjitha hedhin të njëjta hapa, ose në gjysëm rrethi që tërhiqet nga një valltar i parë në radhë me funksion guide. Vallja luhet kryesisht nga grupe prej 6 apo 12 personash duke u lidhur mes tyre me anë të një shamie.

Vallja përfundon kur valltari i parë në radhë mbyll rrethin për të kapur një person që nuk i përket komunitetit arbëreshe, të cilit i vendoset një shenjë me blozë në fytyrën e tij, në mënyrë të tillë që është i detyruar të paguajë për të pirë për të gjithë grupin.

Në të kaluarën, ky ritual simbolizonte konfliktin historik mes shqiptarëve dhe atyre lokalë. Ndoshta është rit i pasionuar poetik i Pashkëve, ndoshta dëshironte të kujtonte një fitore të rëndësishme të heroit shqiptar kombëtar Skëndërbe mbi turqit, më 27 prill 1467.

Në valle, e kërcyer nga gratë, këndojnë rapsodi të ndryshme shqiptare, të tilla si “Konstandini dhe Doruntina “, ndërsa në atë të kërcyer nga burrat, këndohet “Skënderbeu një mëngjes.”

Vallja për banorët arbëreshë përfaqëson diçka më shumë se vetëm folklorike, apo historike, që merr kuptimin e pretendimit kulturor, identitetin etnik, ku gratë veçanërisht janë protagonistët e saj. Sot, në disa vende, vallja arbëreshe është një rast kur gratë, sidomos të rejat, veshin rroba të bukura dhe burrat veshin pelerinë prej leshi në formë koni.

 Në gjuhën arbëreshe

DËNXA TIPIKE E POPULLIT ARBËRESH

Vallja është nj’dënx popullore, ritmike, çi bëhet tue kënduar gjith bashk nj’këng arbëreshe e vjeter dhe popullore, çi ka origjinë në Ballkanet. “Valle” arbërisht do t’thor dënx. Vallja popullore arbëreshe ësht një manifestim çi bëhet t’marren e Pashkvet në katundet çi kan ritin greko-bizantin e karnuvallit në katundet me ritin llatin. Pas dica shekulve tek dica katunde Vallja ndënj në kontakt me elementet e dënxes popullore kalabreze, tarandelja.

Tek Vallja (dënx rrethore) jan grupe grash, me kostume t’bukur dhe madhështore, çi vëhen në një gjimsrreth e n’fund di burra, çi kan funksionin ti guidharrnjen. Luanjen belu belu dhe dridhen si gjarper, jan grupe me gjasht o dimbdhjet vet, t’lidhur njeri jetrin me skëmandile.

Dënxa rritet kur i lurtmi mbllin rrethin e merr ndonjë çi nik ë arbëresh, atij i bënjen faqet me kamné, kshtu kat i paguanj t’pirit gjith grupit. Nj’her, ki shurbes kujtoni konfliktin mes arbëreshvet dhe ata çi rrin tek aì llok. Mund t’jet se Vallja do t’kujtonj një fitore e Skanderbegut, hero shqiptar, mbi Turkevet në 27 Prill 1467.

Tek Vallja grat kndonjen rapsodit arbëreshe, si “Konstandini e Jurendina “, sikundra burrat kndonjen rapsodin e ” Skanderbegu nj’menat ” Vallja ësht më se nj’dënx folklorike o storike, ajò merr kuptimin e pretendimit kulturor, identitetit etnik, ku grat jan protagonistet. Sot, në dica katunde arbëreshë Vallet jan nj’mundësi për grat kupile, t’veshnjen liveret e bukura e për burrat t’vën kapjel picutin.

postbck postbck

Recent Posts

Mos bëni këto gjëra para se të flini

    Të bësh një gjumë të mirë gjatë natës nuk do të thotë vetëm…

22 hours ago

Shenjat e para të autizmit tek fëmijët, ekspertët bëjnë thirrje për kujdes të hershëm

  Autism Spectrum Disorder është një çrregullim zhvillimor që shpesh shfaq shenjat e para në…

1 day ago

9 simptomat e kancerit që nuk duhet t’i injoroni

    Sëmundja famëkeqe e kancerit mund të shfaqet nga simptoma të cilat duken si të padëmshme,…

1 day ago

Nëse foshnja juaj ka bllokim të hundëve, ja çfarë duhet të bëni

  Bllokimi i hundëve është shumë i zakonshëm tek foshnjat, sidomos gjatë stinëve të ftohta…

5 days ago

IKSHPK njofton qytetarët për Hantavirusin: Sa jemi në rrezik?

    IKSHPK ka njoftuar qytetarët rreth rrezikut me infeksionin Hantavirus. Sipas IKSHPK rreziku vlerësohet…

5 days ago

​Dhjetë raste të fruthit në Kosovë, rritet interesimi për vaksinim të fëmijëve

    Nga 16 prill deri më 8 maj, në Kosovë janë konfirmuar dhjetë raste…

5 days ago