<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Njihuni me problemet shëndetësore që shkakton mungesa e vitaminës B12

Suplementët e vitaminës B12 përdoren kryesisht kundër stresit dhe për rritjen e nivelit të energjisë në organizëm. Kjo vitaminë ka aftësinë të përmirësojë performancën dhe funksionet mendore.

Mungesa e saj nga ana tjetër shkakton shumë komplikacione, disa prej të cilave i gjeni më poshtë në këtë artikull.

Funksionet e Trurit
Mungesa e vitaminës B12 tek të moshuarit është faktor nxitës për sklerozën dhe degjenerimin e funksioneve të trurit. Këtu përfshihet edhe skleroza e shumëfishtë dhe sëmundja e Parkinsonit.

Depresion
Nivelet e ulëta të kësaj vitamine shkaktojnë luhatje humori, depresion dhe ankth. Marrja e suplementëve e rimëkëmb gjendjen e brendshme të njeriut në vetëm një javë.

Ishemia dhe Sëmundjet Kardiovaskulare
Mungesa e kësaj vitamine ka lidhje të fortë me shfaqjen e ishemisë. Në mungesë të vitaminës B12, nivelet e homocisteinës në gjak janë shumë të larta. Një gjë e tillë rrit rrezikun e ateroskleroës dhe sëmundjeve të tjera kardiovaskulare.

Anemia
Kur nivelet e vitaminës B12 janë të ulëta, organizmi e ka të vështirë të prodhojë rruaza të kuqe. Kësisoj, organizmi është më i predispozuar të preket nga anemia.

Ushqimet Më Të Pasura Me Vitaminë B12
Kjo vitaminë e rëndësishme gjendet në ushqime të ndryshme siç janë: peshku, mishi, shpendët, vevzët, qumështi dhe nënproduktet e tij. Vitamina B12 nuk gjendet tek ushqimet bimore por drithërat që konsumohen me qumësht në mëngjes janë të pasuruara me këtë vitaminë. Sardelet në veçanti janë të pasura me vitaminën B12 .

Një sasi prej 150 gramë sardele përmban 200% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës B12. Trofta është një shembull tjetër i një burimi të shkëlqyer të vitaminës B12. Një sasi prej 100 gramë troftë ofron 125% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës B12. Nga ana tjetër, një sasi prej 200 gramë salmon të pjekur ofron 80% të dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine të rëndësishme

postbck postbck

Recent Posts

Kjo bimë ju ndihmon të kuroni sëmundjet reumatike

    Mështekna e bardhë është një pemë drunore tepër kurative, pasi asaj i përdoren…

52 minutes ago

Shtatë ushqimet që duhet t’i konsumoni për ta parandaluar kancerin

    Shfaqja dhe zhvillimi I kancerit mund të ndikohet shumë nga mënyra e të…

1 hour ago

A e parandalojnë kikirikët diabetin?

    Kikirikët përveçse janë të shijshëm e shumë të popullarizuar kanë edhe shumë përfitime…

1 hour ago

Cili është liqeni gjigant që mban 16% të ujit të ëmbël të Tokës?

    Me një gjatësi të jashtëzakonshme prej 673 kilometrash liqeni i Tanganikës në Afrikë…

5 hours ago

Probleme me gjumin? Ja çfarë të bëni!

    Shumica e njerëzve luftojnë me pagjumësinë pjesën më të madhe të natës. Pagjumësia…

5 hours ago

Sa ar ka Kupa e Botës? Përgjigjja mund t’ju habisë, por edhe më interesante është vlera e saj

Kur kapiteni i skuadrës kampione ngre lart Kupën e Botës, shumica e tifozëve mendojnë se…

22 hours ago