<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Çfarë janë hemorroidet, problemi shëndetësor që shfaq dhe si duhet të trajtohen?

Termi hemorroide i referohet një situate në të cilën venat përreth anusit ose të pjesës së poshtme të rectumit janë të fryra dhe të skuqura. Hemorroidet mund të jene shkak i shtërzimeve për të defektuar. Faktorë të tjerë që luajnë rol në formimin e tyre janë: shtatzënia, plakja, konstipacioni (kapsllëku) kronik ose diarreja (barkqitja) kronike.
Hemorroidet janë ose brenda anusit (interne) ose jashtë lëkurës përreth anusit.
Cilat janë simptomat (shenjat dalluese) të hemorroideve?
Disa probleme anorectale që përfshijnë fisurat, abcesi, irritimi, kruajtja dhe djegia (pruritis ani) kanë të njëjtat shenja dhe gabimisht i referohen hemorroideve. Hemorroidet zakonisht nuk janë të rrezikshme ose rrezikojnë jetën. Në shumë raste simptomat e hemorroideve ikin brenda disa ditëve.
Ndonëse shume njerëz që kanë hemorroide nuk shfaqin shenja fare, shenja më e shpeshtë e hemorroideve të brendshme është gjaku i pastër që lyen feçet, letrën e tualetit dhe WC e tualetit. Ndonjëherë hemorroidet e brendshme rrëshqasin jashtë anusit irritohen dhe bëhen të dhimbshme. Këto lloj hemorroide quhen të prolabuara..
Shenjat e hemorroide të jashtme përfshijnë dhimbje, ënjtje, ose një kokërr e madhe përreth anusit si rezultat i mpiksjes së gjakut, situate e cila njihet si tromboze e hemorroideve të jashtme.
Përveç kësaj lodhja e tepruar, fërkimi ose pastrimi përreth zonës se anusit mund të shkaktojnë irritim të shoqëruar me hemorragji apo kruarje e cila mund te behet një rreth vicioz shenjash. Mukus i tepërt gjithashtu mund te shkaktoje kruarje.
Sa të shpeshta janë hemorroidet?
Hemorrhoidet janë shumë të shpeshta si e burrat dhe te gratë. Rreth gjysma e popullsise kane hemorroide rreth moshës 50 vjeç. Gjithashtu hemorroidet mund të jenë të shpeshta dhe tek gratë shtatzëna, situate e cila shpjegohet me presionin që fetusi shkakton në bark gjithashtu dhe ndryshimet hormonale shkaktojnë zgjerim të venave hemorroidale. Gjithsesi hemorroidet gjatë shtatzënisë janë probleme kalimtare.
Si diagnostikohen hemorroidet?
Një diagnostikim i sakte mund të bëhet vetëm nga mjeku. Është shumë e rëndësishme që ju të paraqiteni tek mjeku specialist në momentin që keni hemorragji sepse ajo mund të jetë shenje e sëmundjeve të tjera të traktit tretës përfshi dhe kancerin (kolorektal) i zorrës së trashë.
Doktori do të ekzaminoje anusin tuaj nëpërmjet “touché rectale” ekzaminim digjital e cila realizohet me gisht të lubrifikuar për të prekur anomalite përreth.
Një tjetër ekzaminim për hemorroidet është ai me anoskop, një tub i ndriçuar që lejon pamjen e anusit nga brenda për te vlerësuar hemorroidet e brendshme.
Për të përjashtuar mundësinë e ndonjë sëmundje tjetër të traktit tretës është shumë e rëndësishme të kryhet vidoekolonoskopia.
Si parandalohet formimi i hemorroideve?
Trajtimi medikamentoz i hemorroideve ka për qellim të lehtësojë simptomat, por të rëndësishme janë masat parandaluese për formimin e tyre.
Parandalimi i përsëritjeve të hemorroideve do të kërkojë jashtëqitjen normale (pa kapsllek) e cila arrihet me një diete të pasur me fibra dhe lëngje. Me anë të kësaj diete arrihet që materialet fekale të jenë të buta dhe lehtësisht të lëvizshme nëpër zorrë duke mënjanuar shtërzimet në defektin dhe uljen epresionit të venave të anusit. Duke ngrëne sasinë e duhur me fibra ushqimore dhe pirja e 6 deri ne 8 gota lëngjesh ( pa alkool) rezultojnë në jashtëqitje të bute e të formuar, e cila bën të lehte zbrazjen e zorrës. Fibrat ushqimore merren nepermjet konsumit te frutave, perimeve dhe miellit me përmbajtje krundesh. Mjeku mund t’ju rekomandoje të merrni edhe fibra suplementare, produkte farmaceutike.
Hemorroidet gjatë shtatzënisë
Aktiviteti fizik ku përfshihet dhe e ecura dhe rritja e sasive te fibrave dhe lëngjeve në diete janë një kombinim i duhur për parandalimin dhe mos
Si të përballeni me hemorroidet gjatë shtatzënisë? Mos lejoni hemorroidet t’ju mundojnë. Ndiqni këto këshilla të thjeshta për t’u përballur me këtë problem të zakonshëm të shtatzënisë.
Ju do të keni nevojë për: Ushqim të pasur me fibra; Ujë; Stërvitje; Vaskë të ngrohtë; Kompresë të ftohtë; Faculeta të lagëta; Kremra për lyerje (opsionale).
Vërejtje: Nëse hemorroidet ju shkaktojnë dhimbje, gjakosje të shpeshtë, ose nuk përmirësohen me metoda shtëpiake, vizitoni mjekun.
Hapi 1 – Hani ushqime të shëndetshme – Hani ushqime të pasura me fibra gjatë ditës, si perime, drithëra të plota, cereale me përbërje krundesh, dhe pemë.
Hapi 2 – Pini ujë – Shkaktari më i shpeshtë i hemorroideve është konstipacioni (kapsllëku). Pini së paku tetë gota uji në ditë për ta parandaluar atë.
Hapi 3 – Stërvituni – Ushtroni 30 minuta në ditë për të ndihmuar tretjen. Joga, notimi, dhe ecja do t’ua lehtësojnë konstipacionin. Konsultohuni me ndonjë mjek para se të filloni ndonjë plan stërvitor.
Hapi 4 – Zhytuni në vaskë të nxehtë – Zhytuni për 15 deri në 20 minuta në ujë të nxehtë duke mbuluar vithet dhe ijët tuaja.
Këshillë: Shmangni sapunët, kripërat aromatike të banjës dhe vajrat esenciale sepse ato mund ta përkeqësojnë inflamacionin.
Hapi 5 – Aplikoni gjësende të ftohta – Vendosni kompresa akulli ose gel të ftohtë në zonën e irrituar për të reduktuar ënjtjen dhe mundimin.
Hapi 6 – Aplikoni faculeta të lagëta – Pastrojeni zonën e prekur me faculeta të lagura pa aromë, pa alkool. Përdorni ato në vend të letrës së tualetit.
Hapi 7 – Pyeteni mjekun për kremrat – Bisedoni me mjekun tuaj për kremra të cilat mund t’i aplikoni së jashtmi, të cilat janë të sigurta për t’u përdorur gjatë shtatzënisë.
Fakt: Në SHBA të mërkurave lindin më së shumti foshnja se sa ditëve të tjera të javës.

postbck postbck

Recent Posts

Kjo është fotografia që po propagandohet nëpër rrjete sociale si fotografi e Shaban Polluzhës

Në kohën e rrjeteve sociale manipulimet janë bërë shumë të mundëshme dhe të lehta. Fotografi…

5 minutes ago

Ndërhyrjet mjekësore përgjatë antikitetit: Skena tregon mjekun/shëruesin Japix duke hequr me kujdes majën e shigjetës nga këmba e heroit dardan të Trojës, Enea!

Jahja Drancolli Ndërhyrjet mjekësore përgjatë antikitetit: Skena tregon mjekun/shëruesin Japix duke hequr me kujdes majën…

38 minutes ago

“Shqiptarët duhet të zhduken si popull. Atyre duhet t’u pamundësohet jeta. Autoritetet tona (serbe) ua morrën tokat arnautëve”

MekuliPress ju sjellë fakte tjera të kolonizimit të tokave të hapsirës shqiptare përmes kolonëve serbë.…

48 minutes ago

Qeskat nën sy, si t’i parandaloni dhe largoni

  Qeskat nën sy mund të krijohen për shkaqe të ndryshme. Alergjitë, problemet e ndryshme…

3 hours ago

Sr Noel Malcolm “Arsyet e konvertimit (në Islam) në përgjithësi ishin vullnetare..

Sr Noel Malcolm për konvertimin e shqiptarëve në fenë islame në periudhen e Perandorisë Osmane.…

23 hours ago

Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas një studimi

  Një studim i ri zbuloi se agjërimi mund të ndihmojë në minimizimin e komponentëve…

24 hours ago