<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

“Fol serbisht e turqisht që të dukesh më i qytetëtëruar e ma i kulturum”-më thonin disa dikur!

Kosovarizmi” është prodhim i sistemeve të dhvnshme politike. Kombi shqiptar duke jetuar i ndarë (me dhunë) në disa sisteme te ndryshme politike, arsimore e ekonomike, pësoi edhe ndikime të ndryshme socio-kulturore. Propaganda, librat, media, gjuha, shkollimi, fotografia, kënga e përrallat që vinin të dirigjuara nga elita dominuese e kohës, (otomane e sllave), ndikuan tek disa shqiptarë (çka është normale kjo). Paçka, tek shumica e kombit, mendimi kolektiv (identiteti) mbeti “i prekur pak”. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Po të bëjmë një analizë shkencore (jo te porositur nga qeveria e nga OJQ-të), del se mbështetësit e kombit ideologjik “kosovar” janë kryesisht individët dhe grupet që besonin në Perandori (otomane, jugosllave, titiste e çfarëdo qofshin ato). Këta, si të ndikuar që ishin, nuk identifikoheshin me kombin shqiptar dhe me Shqipërinë (p.sh. gjatë regjistrimit të popullsisë në vitet 1970-1982 shumë shqiptarë u deklaruan si turq, serbë e malazezë.

Dhe, shumë romë e ashkalinj u deklaruan edhe si shqiptarë, se edhe këta kishin komplekset e tyre meqë ky grup ishte i nëpërkëmbur si nga “ata” e po ashtu edhe nga shqiptarët. I shtypuri të shtyp, i robëruari të robëron, thonë). Kush ishin këta? Përse kjo ikje nga vetvetja? Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Sipas tyre, e jotja ishte e keqe dhe nuk kishte vlera. Ishin perandoritë që “ishin me vlera”, sepse këto ishin të fuqishme dhe rrezatonin fuqi (në aspektin sociologjik ky veprim i të robëruarve është i njohur). Edhe për “jugosllavët dhe otomanët”, kombi i tyre shqiptar nuk kishte vlera, ishte i prapambetur (as këngë, as muzikë, as edukatë e as kulturë, gjuha shqipe ishte e varfër, nuk mund të shprehesh me të si me serbishten dhe me turqishten, biles as film nuk kanë shqiptarët)!

Këta filluan edhe të krijojnë vetë një shije të re kulturore, sociale, të të menduarit, të të folurit dhe të të jetuarit. E, si model përparimi ishin gjuhët e perandorive…. (p.sh. nëse në shoqëri ishte një serb e 10 shqiptarë, të gjithë flisnin serbisht)! Më kujtohet shumë qartë një rast nga fëmijëria ime: ishim duke luajtur futboll; të gjithë flisnin serbisht, sepse kishim nja dy apo tre serb në ekip. Unë, 12-vjecar, flisja vetëm shqip edhe pse e dija serbishten. Më vonë ca shokë shqiptarë filluan të më kritikonin dhe më thoin se “dukesha” i prapambetur, jo qytetar dhe “selak” – katundar. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Sipas tyre, unë duhej të flisja serbisht që të “dukesha” i kulturuar dhe më “qytetar…!” Edhe sot janë mu këta njerëz, apo të them më mirë, janë këto mbeturina të pushtuesve perandorakë që po e urre.jnë nocionin, ikonën e fjalën historike “Shqipëri”. Këta edhe “nuk kanë faj”. Janë prodhim i rrethanave të dhunshme… Soji i tyre është frikacak, të kompleksuar, me vetëdije të ulët, me pak vetëbesim dhe janë lakmitarë. Duan vëmendje dhe status të garantuar nga “dikushi” që është i “fortë” në shoqëri. (mentaliteti i të fortit)

Këta janë zëdhënës të perandorive, historikisht. Edhe sot këta e përkrahin “kosovarizimin”, sepse kështu e thotë Amerika. Më parë këtë e thoshte Amerika e vogël, “otomanizmi” e “Jugosllavia”, e sot e thotë ajo e madhja, SHBA. Pra, mbështetësit e eksperimentit “kosovar” çdo herë bëjnë një “skenim” të opinionit publik dhe nuhasin shpejtë se kush është perandori. Këta kapen pas të fortit, pas fuqisë, pas parasë e pas padronit. Po kur SHBA dhe BE, nesër, ose sigurisht psnesër, do të deklarohen se eksperimenti “kosovar” dështoi dhe se mbështesim bashkimin demokratik të Kosovës dhe Shqipërisë në një shtet, si do të reagonin këta njerëz e këto grupe të shkreta e të vogla shqiptarësh? Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

postbck postbck

Recent Posts

Si të dallosh herët sëmundjen e mëlçisë?

    Mëlçia jonë ndeshet çdo ditë me një sërë substancash, shumë prej të cilave…

4 hours ago

Tetë shenja në gojë që mund të jenë simptoma të diabetit

    Diabeti mund të mbetet i pazbuluar për shumë vite, sepse nivelet e larta…

10 hours ago

Përse shumë njerëz po vendosin letra higjienike në frigorifer: Kur të dëgjoni arsyen, do të bëni të njëjtën

    Nëse nuk jeni në dijeni, letra higjienike në historinë e frigoriferit, sado e…

10 hours ago

Keni hapur llogari të rreme? Kujdes, mund të ndiqeni penalisht…

Profilet e rreme që fshihen pas identiteteve të sajuara, mesazhe kërcënuese, shantazh, fyerje e gjuhë…

13 hours ago

Keni mace në shtëpi? Ky rregull i ri mund t’ju kushtojë shtrenjtë

  Mijëra pronarë macesh në Britani rrezikojnë gjoba të majme, pasi rregullat e reja për…

13 hours ago

Ligji i ri, kur hiqet patenta përjetë për shoferët problematikë

    Kanë hyrë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor, të cilat ashpërsojnë masat ndaj…

13 hours ago