<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Tirana në sytë udhëpërshkruesve europianë

Tirana në sytë udhëpërshkruesve europianë

Në vitin 1850 qytetin e Tiranës e vizitoi piktori anglez Eduart Lir, i cili vizitoi edhe disa qytete të tjera shqiptare si Shkodrën, Durrësin, Beratin, Vlorën, Himarën, Gjirokastrën etj. Ai i kushtoi Tiranës një gravurë, e cila riprodhon Xhaminë e Vjetër, selvitë anash saj dhe banorët në një ditë pazari. Por ajo që është akoma dhe më e rëndësishme për ne, është libri i udhëtimeve të Eduart Lir. Në përshkrimin që ky peisazhist i njohur i bën qytetit, mund të përfytyrojmë sesi ishte Tiranë në mesin e shek.XIX-të. Sipas tij, “…linjat e valëzuara të ullishteve, shkurret e errëta dhe selvitë me majë, dalluan Tiranën, shtrirë në një luginë të rrafshët, si zakonisht pajisur me minare të bardha, të cilat ndriçojnë që lart, mes degëve të drurëve, me magjinë e zakontë gënjyese të këtyre qyteteve. Sa iu afrova periferisë, më ranë në sy dy tri xhami, të stolisura fort, bukur, me ngjyra të shkëlqyeshme e forma elegante që, së largu, përbënin tërheqjen më të madhe nga çdo ndërtim publik që kisha parë në këto vende”. Një përshtypje akoma dhe më të madhe piktorit anglez i kishte bërë edhe pjesa jasht qytetit. “Periferia e Tiranës,-vijon ai,-është e mrekullueshme. Sa del nga qyteti, kënaqesh nga skenat e hijshme të qetësisë, midis fushave të shkëlqyera e rrëkeve të kulluara”.

Në vitin 1853 qytetin e Tiranës do ta vizitoi diplomati dhe albanologu austriak G.Han, i cili ndryshe sa priste gjeti një qytet të magjishëm. “…Tirana dhe fusha e saj, më bënë një përshtypje shumë të këndshme…arat, kopshtet, bimët janë të punuara me kujdes. Ai që më tërhoqi më shumë ishte qyteti, të cilin prisja ta gjeja një çerdhe të errët e të ndyrë, kurse e gjeta të pastër, të bukur e të shtrirë në një fushë plot ujra, me kopshte e fruta…xhamitë…të pikturuara me shumë ngjyra e të rrethuara me qiparisa, kulla e bukur e sahatit, në stilin rokoko…krijojnë panorama kaq origjinale që s`i kam parë në asnjë vend”.

Po në të njëjtin vit, konsulli i Francës në Shkodër, Hekardi, në librin e tij mbi Shqipërinë e Epërme do të shkruaj me nota shumë impresionuese. “Kur vjen prej Shkodre,-thekson ai,-hyrja e qytetit është shumë e bukur: në të djathtë e në të majtë janë dy xhami të lezetshme e të mbushura me dekore të shkëlqyer, pak më tutje një kullë katërkëndësh, në të cilën është vendosur sahati i qytetit. Rrugët janë të gjera”.

Një tjetër konsull francez në Shkodër, Degrand, në librin “Kujtimet e Shqipërisë së Epërme” botuar në Paris në vitin 1901 shkruan se “Hyrja e Tiranës është e lezetshme. Shtëpitë e saj, dhe drurët e bukur të kopshteve të mëdha, të lënë përshtypjen më të këndshme. Asnjë nga qytetet që kam parë, nuk paraqet një karakter aq interesant”. Sipas tij, Tirana ishte qyteti ku vendasi gjen atë që kërkon: ujin, lulet, frutat, një klimë të këndshme…

Ndërsa konsulli austro-hungarez i Shkodrës, albanologu Teodor Ippen shkruante se Tirana me kopshtet e sheshet e mëdha, rrugët e gjera, bënin një përshtypje tërheqëse. Kjo theksohet dhe në librin e gazetarit italian të botuar në vitin 1914, Italo Sulioti. Tirana, sipas tij, ishte ndofta qyteti më i paraqitshëm i Shqipërisë, pa diskutim më i bukuri.

Por cilat do të jenë impresionet e vizitorëve të huaj për Tiranën e pas viteve 1944? Po për kaosin urban të pas viteve 90? Kur dihet se arkitektura pasqyron deri diku gjendjen mendore dhe shpirtërore të një populli dhe identitetin e tij etno-kulturorë!

postbck postbck

Recent Posts

“Vape” në duart e adoleshentëve – një realitet shqetësues që duhet të jetë ALARM për të rriturit

OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…

10 hours ago

Lufta për mbijetesë në natyrë – ujku dhe karibuja

Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…

1 day ago

Syzet inteligjente dhe inteligjenca artificiale – mënyrë e re për të mashtruar në provime

Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…

1 day ago

Si dhe kur të ujiten pemët e reja?! Kujdes mos e bëni këtë gabim…

  Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…

1 day ago

Një grusht rërë mund ta shpëtojë kopshtin?! Habit studimi…

  Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…

1 day ago

Një ilaç me bazë bimore po ndryshon luftën kundër duhanit

  Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…

1 day ago