Dalin në dritë të tjera objekte ndërsa po dokumentohen rezultatet e gërmimeve arkeologjike në varrezën mesjetare të Përmetit.
Kryeministri Rama, solli pamje nga gërmimet arkeologjike në varrezën mesjetare zbuluar në Përmet.
“Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe DRTK Gjirokastër, kanë nxjerrë në dritë të tjera objekte dhe po dokumentojnë rezultatet e gërmimeve. Sipas studimeve paraprake, vathët, unazat dhe varëset e zbukuruara i përkasin Mesjetës së hershme, prej shek. VIII-IX deri në XI”, – shprehet ai.
Po ashtu, Rama, thekson se zbulimi i kësaj varreze shton informacionin për gjeografinë kulturore të tokës arbërore.
Varreza mesjetare u zbulua gjatë monitorimit të punimeve për zbatimin e projektit Task 5, “Për zhvillimin e integruar urban dhe turistik Berat- Përmet”.
Punimet u pezulluan, ndërsa specialistët kryen inspektimin dhe vlerësimin e gjetjeve arkeologjike në terren.
Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…
Shumicës së njerëzve do t’u ndodhë që të thumbohen nga një bletë të paktën…
Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin, por nëse e teproni me to,…
Ecja është një aktivitet i thjeshtë që mund t'ju ndihmojë të humbni peshë.…
Mangot janë të pasura me hekur, gjë që i bën ato të dobishme…
Një burrë 66-vjeçar sapo ishte pensionuar dhe, në vend që të shijonte një jetë…