<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Letra prekëse e Jusuf Gërvallës dërguar Nanës Ajshe nga mërgimi në vitin 1980

Kjo është letra mallëngjyese e Jusuf Gërvallës dërguar Nanës Ajshe nga mërgimi në shtator 1980.
“Nanë e dashtun! Rruga e jetës na pruni deri këtu. Zor sa të duesh. Po kollaj, s’ka qysh bahet ma kollaj.

Ti vetë sa e sa herë, në prag të gjumit, kur ishim fëmijë e kur kishim dalë prej lojnave të fëminisë, na ke kallxue përralla që kanë të njëjtin përfundim: rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njerin. Më poshtë edhe njoftimi i plotë.

Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë! Sot, në vjeshtën e kësaj rruge, kur s’po kemi qysh me i dhanë gjevap bereqetit kaq të pasun, farën e të cilit e kemi mbjellë vetë, kush lodhet i pari mundet me thonë: a vyen me luftue për nder, tuj i ngarkue vetit kaq të liga në shpindë?!

Unë, besoj, nanë, se ti nuk je ajo që thotë kështu. Ti gjithmonë u ke përballue burrnisht rrebesheve të mëdha. Unë besoj se ti nuk je lodhë. Rruga jonë, mendja e shpirti ynë kanë pasur strofull fjalën tande, dashuninë e kujdesin tand të pashoq.

Kur i kujtoj këto, më del se ti, në vend se të mërzitesh, duhet të gëzohesh e të përtërihesh. Ma në fund, veç tuj mos u dorëzue në këtë kohë të vështirë, ti nanë, do ta qitësh edhe hapin tand të fundit burrnor, që të bon si të gjitha ato nana trimnesha e fisnike shqiptare, të cilat, kur e ka lypë puna e vatanit, s’e kanë kursye e s’e kanë kajtë me lot jetën e djemve të tyne dhe kanë këndue kur kanë kukatë qyqet.Jam shumë i lumtun që për këtë pikë, pra, për mërzinë tande, shpirtin e kam të fjetun.

Ti je nji lis, që nuk don me ditë për fërfllazat e forta. Bile, nji lis, madhështia e të cilit del në pah bash kur merr mot me fërfllazë. As bora as ngricat e mëdha nuk të kanë ba kurrë shejë. Pse, pra, dridhesh aq fort prej lagshte e prej bryme? Në përfytyrimet e mia të gjalla, këtu në tretdhé, të shoh tuj ecë me atë krejninë tande të pashoqe, sa herë që nisesh me e pa djalin tand në burg, e rrugës të bjen me u shpërndrrue me anmiq të mëdhenj e të vegjël të pjellës sate.

Le të pëlcasë anmiku, gjithë ai që e ka ba synin qorr e veshin shurdh kur e do puna me lufte për nderën, për ato që ti jau ke kushtue jetën e shëndetën. Dhe dije se krejnia jote përballë fërfllazës së sotme, asht helmi ma i fortë për anmikun. Të përqafojmë me mall prej së largu, djemtë, rejat e nipat. Djali yt – Isufi”.

postbck postbck

Recent Posts

Zbulohet hormoni që forcon lidhjen emocionale mes nënës dhe foshnjës

    Një studim i ri ka identifikuar një hormon të trurit që luan një…

13 hours ago

Çaji me ananas dhe kanellë me të cilin humbni peshë

  Ekzistojnë shumë çajra pastrues dhe antioksidues që fuqizojnë efektet e dietës kur dëshironi të…

13 hours ago

Si të mbroheni nga mushkonjat në periudhën e vapës?

    Një eksperte ka paralajmëruar se moti i tanishëm në Britani po favorizon një…

13 hours ago

Si ndikon konsumimi i bananeve te mëlçia?

    Bananet renditen mes frutave më të preferuara, pasi janë të lehta për t’u…

16 hours ago

Çfarë i ndodh organizmit kur qëndrojmë gjithë ditën në ambiente me kondicioner?

    Ajri i kondicionuar është kthyer në pjesë të zakonshme të përditshmërisë moderne, sidomos…

17 hours ago

Vapë dhe temperatura të larta, cilat fruta ju ndihmojnë të freskoheni

    Kur temperaturat rriten gjatë muajve të verës, organizmit i duhen më shumë lëngje.…

17 hours ago