<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Ka një ndryshim kur një person i vaksinuar dhe një tjetër i pavaksinuar infektohen me Covid

Shumë njerëz të vaksinuar kundër Covid, disa prej tyre edhe me trupa të shëndetshëm (si në rastin e atletëve në Tokio 2020), janë infektuar me Covid, gjë që për disa mund të ndikojë te skepticizmi ndaj vaksinave. Sidoqoftë, ekspertët e shëndetit nuk janë të surprizuar nga diçka e tillë.

Mjekët bien dakord që vaksinat nuk mbrojnë gjithmonë një individ nga infektimi, por pothuajse në të gjitha rastet, parandalojnë që dikush të ketë simptoma të rënda ose të paktën të ketë të njëjtat simptoma si pa vaksinën.

Dr. Jason Gallagher, një profesor në Shkollën e Farmacisë të Universitetit Temple në Philadelphia dhe një specialist për sëmundjet infektive, tha për Healthline se ka dy arsye që njerëzit e vaksinuar infektohen me Covid.

“E para është më e dukshmja. Nëse një vaksinë funksionon për 90 deri në 95% të njerëzve, kjo do të thotë se nuk funksionon për 5 deri në 10% të tyre.”

Gallagher tha se arsyeja e dytë është më e ndërlikuar.

“Vaksinat janë më efektive në bllokimin e sëmundjeve sesa në bllokimin e infeksionit. Infeksioni mund të jetë i butë ose asimptomatik dhe njerëzit mund të mos e dinë që e kanë.”

Vaksinimi siguron të paktën një nivel mbrojtjeje. Sipas të dhënave të Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), të rriturit e moshës 65 vjeç e lart, të vaksinuar plotësisht, kanë 94% më pak të ngjarë që të shtrohen në spital sesa njerëzit që nuk janë të vaksinuar. Njerëzit të cilët janë vaksinuar pjesërisht kanë 64% më pak gjasa të shtrohen në spital.

Mjekët thonë se numrat nuk gënjejnë. Njerëzit e vaksinuar nuk sëmuren aq shumë. Me fjalë të tjera, vaksinat sigurojnë tri nivele mbrojtje:

– mbrojtje kundër çdo infeksioni
– mbrojtje kundër infeksionit simptomatik
– mbrojtje kundër simptomave të rënda

 “Vaksinimi nuk është kurrë i përsosur, pavarësisht llojit të vaksinave. Me një pjesë të vogël të të shtruarve në spital, ka të ngjarë që shumica kanë ndonjë çështje tjetër shëndetësore që ul imunitetin ose rrit ndjeshmërinë,” tha për Healthline Dr. William Lang, drejtor i World Clinic.

postbck postbck

Recent Posts

Iftarllëku një herë e një kohë

Nga: Tahir N. Dizdari (1900–1972), orientalist dhe folklorist Përshkruaj disi me detaje si u shtronte…

11 hours ago

Shqipëria, Iliria e dikurshme, nga Roma te Perandoria Osmane, një histori lufte shekullore

SHQIPËRIA, ILIRIA E DIKURSHME, NGA ROMA TE PERANDORIA OSMANE, NJË HISTORI LUFTE SHEKULLORE Shqipëria, në…

1 day ago

Rilindasit, ata që e blenë kombin… dhe këta të tashmit që po e plaçkisin dhe shesin

Nga Albert Vataj Historia jonë është një paradoks i dhimbshëm ku sakrifica dhe lakmia shtrëngojnë…

1 day ago

Pse bateria humbet fuqinë? Shkencëtarët gjejnë “fajtorin” e fshehur

Shkencëtarët kanë zbuluar më në fund të vërtetën e fshehur pas dështimit të baterive me…

2 days ago

81 vite nga Lufta e Gadimes – Jetish Akllapi po bërtet: O u vra Ilmia bre!

Në jetën time prej gazetari, sa aktiv e sa pasiv, kam shkruar qindra artikuj, intervista…

3 days ago

Jehona e Azem Bejtës deri në Suedi?!

JEHONA E AZEM BEJTËS NË SUEDI Duke shfletuar arkivin e gazetës suedeze Svenska Dagbladet te…

3 days ago