Cari i Rusisë, Pjetri i Madh, kishte vazhdimisht dëshirë t’u tregonte grave që kishte pranë se kush ishte shefi. Në vitin 1698, një dashnor i motrës së Pjetrit, Sofia, të cilën Cari e kishte mbyllur në një manastir, udhëhoqi një kryengritje të dështuar, duke synuar ta zëvendësonte atë me Sofian.
Pjetri e shtypi brutalisht rebelimin, ndërsa torturoi dhe ekzekutoi mijëra njerëz. Pjetri luajti një rol aktiv në ekzekutime, duke i prerë personalisht kokën me një sëpatë në Sheshin e Kuq të Moskës.
Ai i hodhi trupat e kryengritësve të ekzekutuar në manastirin ku ndodhej Sofia, dhe e vari trupin e të dashurit të motrës në një litar jashtë dritares së saj. Dy dekada më vonë, kur e dashura e Pjetrit, Meri Hamilton, u rreshtua në anën e gabuar, ai e arrestoi dhe e akuzoi për abort, vjedhje, dhe për shpifje ndaj perandorit.
Pasi i preu kokën, e vendosi atë në një kavanoz me alkool. Në vitin 1724, kur qarkulluan zëra se gruaja e Pjetrit, perandoresha Katerina, kishte lidhje me sekretarin e saj, Pjetri i preu sërish kokën të dashurit të saj. Më pas, ai e ruajti sërish kokën në alkool në një kavanoz të madh, të cilin e vendosi në dhomën e gjumit të Katerinës. / bota.al
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat,…
Pozicioni i kokës gjatë gjumit mund të ndikojë më shumë sesa mendoni në shëndetin…
Shpimi i veshëve tek foshnjat mbetet një temë e debatueshme për shumë prindër. Ja…
Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë! Nga Lira Gjika Mbylle gojën Kjo…
Historiani Pëllumb Xhufi, i ftuar në Dritare TV, theksoi se Himara është një…
Pas vendimit për të mos u dorëzuar, ushtarët italianë në Shqipëri nuk mbetën të…