<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Facebook mbyll qindra llogari në fushatën kundër ndikimit të vaksinave

“Facebook”, ka hequr qindra llogari të lidhura me një agjenci misterioze reklamash që vepron nga Rusia, e cila kërkonte të paguante ndikuesit e mediave sociale, për të njollosur vaksinat Covid-19, të bëra nga Pfizer dhe AstraZeneca.

Një rrjet prej 65 llogarish në “Facebook” dhe 243 llogari në “Instagram”, u gjurmuan në Fazze, një frimë reklamash dhe marketingu, që punonte në emër të një klienti të panjohur.

Rrjeti përdori llogari të rreme për të përhapur pretendime mashtruese që nënçmuan sigurinë e vaksinave Pfizer dhe AstraZeneca. Njëri pretendoi se goditja e AstraZeneca do ta kthente një person në shimpanze. Llogaritë kishin në shënjestër audiencat në Indi, Amerikën Latinë dhe në një masë më të vogël, SHBA, duke përdorur disa platforma të rrjeteve sociale duke përfshirë “Facebook” dhe “Instagram”.

Rrjeti Fazze, gjithashtu kontaktoi ndikuesit e rrjeteve sociale në disa vende me oferta për t’i paguar ata për ri-postimin e përmbajtjes mashtruese.

“Megjithëse ishte i turbullt dhe nuk kishte një shtrirje shumë të mirë, ishte një strukturë e përpunuar”, tha Gleicher në një konferencë, duke njoftuar veprimet e së martës.

‘YouTuberi’ francez Leo Grasset, ishte ndër ata që u kontaktuan nga Fazze. Ai tha në maj se i ishte kërkuar të postonte një video prej 45 deri në 60 sekonda në “Instagram”, “TikTok” ose “YouTube” duke kritikuar shkallën e vdekshmërisë së vaksinës Pfizer.

Kur Grasset i kërkoi Fazze të identifikonte klientin e saj, firma nuk pranoi. Grasset refuzoi ofertën dhe doli në publik me shqetësimet e tij.

Oferta nga Fazze, u bëri thirrje ndikuesve të mos përmendin se po paguheshin, dhe gjithashtu sugjeroi që ata të kritikojnë raportimin e mediave për vaksinat.

“Shumë flamuj të kuq. Vendosa të mos e bëja.”- tha Grasset. 

postbck postbck

Recent Posts

Pse bateria humbet fuqinë? Shkencëtarët gjejnë “fajtorin” e fshehur

Shkencëtarët kanë zbuluar më në fund të vërtetën e fshehur pas dështimit të baterive me…

11 hours ago

81 vite nga Lufta e Gadimes – Jetish Akllapi po bërtet: O u vra Ilmia bre!

Në jetën time prej gazetari, sa aktiv e sa pasiv, kam shkruar qindra artikuj, intervista…

13 hours ago

Jehona e Azem Bejtës deri në Suedi?!

JEHONA E AZEM BEJTËS NË SUEDI Duke shfletuar arkivin e gazetës suedeze Svenska Dagbladet te…

1 day ago

Besa – Historia e nënës që mbrojti në besë vr’asësin e të birit

BESA. HISTORIA E NËNËS QË MBROJTI NË BESË, VRASËSIN E TË BIRIT Besa, para së…

1 day ago

Pse qumështi asnjëherë nuk duhet të mbahet në derën e frigoriferit

  Ekspertët thonë se njerëzit nuk duhet ta lënë asnjëherë qumështin në derën e frigoriferit,…

1 day ago

Metoda ideale për të larguar yndyrën në gjak

    Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës…

2 days ago