Askush nuk e harron markën e njohur Nokia 3310. Të fortë dhe me bateri që mbante disa ditë, këto dy elemente duket se janë harruar me SmartPhone.
Por kompania finlandeze Nokia ka menduar për nostalgjikë. Ajo ka njoftuar rikthimin e Nokia 3610 me jetëgjatësi baterie 21-ditore, diçka e padëgjuar në epokën e sotme të telefonave inteligjentë.
Ajo do ta lançojë telefonin në gusht bashkë me dy telefona inteligjentë të rinj.
Nokia 3610 ishte një nga telefonat më të mirë të vitit 2001. Telefoni thuhet se do të dalë në treg për vetëm 40 euro. Kompania është munduar të rikrijojë modelet e vjetra si 3310 dhe 8110, si një përpjekje për të risjellë lavdinë e dikurshme të markës.
Pamja origjinale me tre ngjyra është ndryshuar ndërsa ekrani është më i madh. Telefoni vjen në ngjyrë jeshile të errët, të verdhë, të zezë dhe blu e hapur./Gazeta-Shqip/
Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…
Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…
Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…
Mavijosjet që shfaqen lehtë në trup mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm,…
Shumë njerëz zgjohen në mëngjes me gojë të thatë dhe menjëherë kërkojnë një gotë…
Të hënën pritet të nisë vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut,…