Bahri Hysen Dërgutaj, i vitlindjes 1934, nga fshati Bronsiku i Mitrovicës dhe vëllain e tij Dërguti, i vitlindjes 1938, erdhën në Shqipëri në vitin 1956 Regjimi komunist i vendosi në Llakatund të Vlorës. Pak javë më vonë, duke mos duruar kushtet që gjetën tentuan të arr atisen në Greqi, por u kapën. Gjykata e Qarkut Vlorë, me vendimin nr.52, datë 15.10.1956, i deklaroi fajtorë dhe i dë noi Bahriun me 4 vjet dhe Dërgutin me 18 muaj heqje lirie. Të dy vëllezërit ndanë nga njëri-tjetri. Dërgutin e çuan në Çermë të Lushnjës e më pas në Seman.
Bahriu shkruan nga Semani më 2.2.1960 një letër për Enver Hoxha, se ishte përgatitur të riatdhesohej pa dëshirën e tij. Përveç dozave të naivitetit dhe zhgënjimit të thellë, në këtë letër gjejmë edhe këto fjalë: “Por sot të them të drejtën më vjen shumë keq dhe më të vërtet e quaj veten shumë fatkeq, sepse kur unë erdha të gëzoj dhe ta shijoj atë që dikur e quaja me imagjinatën time, jetë dhe lumturi, ndodhem i izoluar nga të gjitha, në kampin e emigracionit në Seman, me ata njerëz që presin me u kthye në Jugosllavi”.
Më 17.5.1960 zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Mihallaq Ziçishti, jep opinion të keq për ta si “agjentë të zbulimeve të huaja”. Kjo letër ka si rrallë herë një shënim të E.Hoxhës, i cili duket që as ia ka ngenë “vëllaut nga Kosova”, madje kërkon marrjen e masave teksa i shkruan shokut Llazi: “Të gjitha këto kërkesa që më vinë (dhe që janë të organizuara), duhet të tërheqin vëmendjen e organeve të Sigurimit për përgatitjen e ndonjë gjë faji nga ana e tyre”./55News.al/
Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…
Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…
Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…
Mavijosjet që shfaqen lehtë në trup mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm,…
Shumë njerëz zgjohen në mëngjes me gojë të thatë dhe menjëherë kërkojnë një gotë…
Të hënën pritet të nisë vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut,…