Pas vdekjeve masive të fëmijëve në Kampin e Tepelenës, qeveria shqiptare kishte liruar nga internimi të gjithë fëmijët që ishin nën moshën 10 vjeç në kamp. Mes këtyre fëmijëve që ishin liruar, ishte edhe Rudina Dema, vajza e vogël e kolonelit Hysni Dema i arratisur nga vendi menjerë pas Luftës. Rudina dëshmon se pas lirimit të saj nga kampi i Tepelenës, aty kishte lënë nënën Vafsijen, motrën Vera dhe vëllain Sazan Dema atëkohë 16 vjeç. I revoltuar që nuk e kishin liruar, Sazani kishte vendosur të arratisej
Pas vdekjeve masive të fëmijëve në Kampin e Tepelenës, qeveria shqiptare kishte liruar nga internimi të gjithë fëmijët që ishin nën moshën 10 vjeç në kamp. Mes këtyre fëmijëve që ishin liruar, ishte edhe Rudina Dema, vajza e vogël e kolonelit Hysni Dema i arratisur nga vendi menjerë pas Luftës. Rudina dëshmon se pas lirimit të saj nga kampi i Tepelenës, aty kishte lënë nënën Vafsijen, motrën Vera dhe vëllain Sazan Dema atëkohë 16 vjeç. I revoltuar që nuk e kishin liruar, Sazani kishte vendosur të arratisej. Duke ecur në këmbë për ditë e netë të tëra, që nga Tepelena, Sazani kishte mbërritur më në fund në Tiranë tek e motra. Por kjo arratisje kishte vënë në alarm regjimin dhe djaloshin e arratisur , e kishin gjetur dhe arrestuar në Tiranë.
Në dëshminë e saj për këtë ngjarje, motra e tij Rudina Dema, thotë: “Sigurimi e gjeti. Nënën tonë atje në kamp e torturuan, e varën me kokën poshtë dhe i kërkonin se ku ishte djali. Poshtë kokës i kishin vënë një kovë me fekale dhe i thoshin se nëse nuk tregonte se ku e kishte djalin, do t’i përfundonte koka brenda në kovë. Ajo u kishte thënë se aty çdo gjë ishte e rrethuar me tela dhe se ata që dinin e gjenin çdo gjë, duhej ta gjenin djalin e saj. Motra e dytë Vera, u ishte lutur që ta lironin se nëna ishte e sëmurë nga veshkat.
Sazanin e gjetën te motra në Tiranë. E burgosën. Ishte ende fëmijë. Pse e futën në burg sepse kërkonte lirinë, nuk po e duronte dot më jetën e kampit të Tepelenës, i robëruar, i paveshur, i pangrënë, i pashkolluar. Vëllai im bëri 4 vjet burg”.
Ndërkohë në Kampin e Tepelenës, masat ishin shtrënguar shumë pas arratisjes së Sazanit. Shumë shpejt, Sigurimi, do të merrte një grup djemsh , të të njëjtës moshë me Sazan Demën dhe do t’i burgosnin për të shmangur një arratisje të dytë nga kampi. Të arrestuarit ishin Kurt Kola, Qemal Dema, Genc Bajraktari, Agron Gole, Aki Alla dhe Gjon Tunxhi. Si vend dënimi për ta, kishin caktuar burgun e Gjirakastrës. Në librin e tij me kujtime Kurt Kola shkruan se në atë burg katakomb, kishin gjetur të burgosur politik, njerëz të rëndësishëm, e që njiheshin me baballarët e tyre. Ata i morën në mbrojtje në atë ambjent të paimagjinueshëm vuajtjeje.
“Na morën nën kujdestari këta burra idealistë e të kulturuar, e na dukej sikur ishim në kuvend kombëtar, ku qenë mbledhur burrat e mençur e ku diskutoheshin të gjithë problemet e kombit, me faktorë të brendshëm e të jashtëm historikë, politikë e ekonomikë, pozitivë e negativë. Pa përjashtim, të gjithë ishin shëndetligj, të verdhë në fytyrë. Kishin jetuar nën dhe, në ajër të rënduar e të mangët, në lagështirë, në errësirë t ëplotë, aty ku nuk depërtonte rreze drite në guva të ndara me mure të trashë mbi dy metra. shumë prej tyre ishin bërë astmatikë e vuanin nga çregullimi i frymëmarrjes, sëmurë nga mushkëritë, të tjerë nga turbekulozi dhe gjatë shtatë vjetëve, kishin vdekur, për çdo vit, 20 deri 25 të burgosur”,- kujton Kurt Kola, ndërsa shton se ai dhe 5 shokët e tij do të vijonin më tej një kalvar të gjatë vuajtjesh në kampet burgje, me punë të rënda, derisa do të përfundonin në burgun e Burrelit.
Ndërkohë Sazan Dema ishte liruar pas 4 vitesh burg. Siç dëshmon Rudina, Sazani, e kishte vendosur të arratisej me çdo kusht nga Shqipëria, ndaj tenton sërish mënjerë sapo lirohet nga burgu. “Doli nga burgu dhe u arratis nga Jugosllavia. Nuk e duronte dot jetën nën komunizëm sepse e dinte, që një ditë do ta burgosnin prapë. Në atë kohë, na sollën lajmin se na kishte vdekur babai. Por ndërkohë që ne morëm këtë lajm, Sazani ishte arratisur përsëri. Këtë herë ia doli të largohej. Për shumë vite nuk dinim gjë për të. Vetëm në vitin 1964 na ka ardhur një letër nga vëllai, ku na njoftonte se ishte në Amerikë. Kishte shkuar në Jugosllavi për të kërkuar babanë sepse nuk e dinte që ai kishte vdekur. Pastaj kishte bërë një shkollë ushtarake në Gjermani, e prej andej kishte shkuar në Amerikë”./
Në vitin 2013, Michele Catalano dhe bashkëshorti i saj nga Long Island, Nju-Jork, u…
Gurët në veshka formohen në momentin kur keni kristale të ngurta. Këtu përfshihet kalçiumi,…
Sipas revistës shkencore “Nature”, shkencëtarët kanë arritur të përdorin për herë të parë teknikën…
Nga: Alastair Sooke, kritik i artit / The Daily Telegraph Përkthimi: Agron Shala / Telegrafi.com…
Dega e dytë është trakishtja ose ilirishtja, dikur e përhapur në Dnieper, Hellespont [Dardanele]…
Kjo lloj engime – si dhe iluzionet optike – kanë disa përfitime serioze që…