Domatja janë tepër të mira për shëndetin e njeriut dhe mirësia e tyre i atribohet përmbajtjes së lartë të antioksidantëve.
Vetë pigmenti karotenoid që gjendet tek domatja, është sipas shkencëtarëve, tepër i rëndësishëm për shëndetin e kockave. Domatja është një burim i jashtëzakonshëm i vitaminës C dhe vitaminës K. Ajo është bujare në përmbajtjen e potasit, magnezit, fibrave, vitaminës A, B6, folatit, vitaminës E, fosforit, kromit, proteinave, zinkut dhe hekurit.
Domatja të bën mirë për zemrën, ul kolesterolin dhe trigliceridet. Studime të shumta kanë treguar që domatja është e shkëlqyer në mbrojtjen e zemrës, edhe për faktin që rregullon yndyrnat në qarkullimin e gjakut. Përtej këtyre vlerave, domatja konsiderohet si mikesha më e mirë e lëkurës falë një përbërësi sekret me vlera të jashtëzakonshme.
Likopeni, Antioksidanti i Dobishëm Për Shëndetin e Lëkurës
Bëhet fjalë për likopenin, një ushqyes që gjendet jo vetëm tek domatja por edhe shalqini e fruta e perime të tjera me ngjyrë të kuqe. Megjithatë, domatja ka sasitë më të larta të kësaj substance që bëhet më e fortë në varësi të pjekjes së domates. Likopeni luan rolin e antioksidantit dhe pastron trupin nga radikalet e lira por edhe i jep lëkurës mundësinë të përshtatet më mirë me sulmet mjedisore. Në vija të holla, trupi stresohet nga radikalet e lira ndërsa antioksidantët i eliminojnë ato.
Antioksidantët si likopeni janë të jashtëzakonshëm për paraqitjen dhe shëndetin e lëkurës. Ato ngadalësojnë plakjen e lëkurës, sheshojnë shenjat fillestare të saj, e bëjnë lëkurën të ngjajë më rinore dhe më të shtrënguar dhe pakësojnë rrudhat e lehta. Likopeni dhe antioksidantët e tjerë nxisin prodhimin e kolagjenit dhe ju mbron nga dëmet e shkaktuara në lëkurë prej rrezeve ultravjollcë. Thënë shkoqur, nëse dëshironi të ndiheni më mirë dhe të dukeni më të rinj në fytyrë, hani më shumë domate, në sallata, në supa e të freskëta.
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…
Shkencëtarët kanë identifikuar shkakun e mpiksjeve shumë të rralla të gjakut tek disa persona…