<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

A do arrijnë doktorët të rikrijojnë organe me teknologjinë e printimit 3D?

Në mbarë Europën, numri i personave që janë në listë pritje për transplantim organesh është në mijëra.

Imagjinoni një të ardhme ku në vend që të prisni për një dhurues që përputhet, spitali të mund të printojë një organ të ri nga vetë qelizat tuaja.

Kjo teknologji quhet ‘bioprintim’ dhe është qëllimi kryesor i hulumtimeve të Dr. Christophe Marquette në Qendrën Kombëtare franceze të Kërkimeve Shkencore në Universitetin e Lionit.

“Bioprintimi është printimi me teknologjinë 3D i indeve të gjalla që kanë brenda qeliza ”, shpjegon Dr. Marquette, skuadra e të cilit po mendon sesi të transformojnë operacionet përmes kësaj teknologjie.

Bioprintimi: Si të printojmë inde humane  https://zeri.info/inarticle.html

Bioprintimi funksionon siç ndodh rëndom me teknologjinë e printimit 3D, dukë përdorur vizatimin digjital për të krijuar një objekt, shtresë pas shtrese. Por, në vend të printimit të sendeve plastike, pudrës apo metalit, përdor një bojë në formë xheli, që quhet ‘bioink’ e cila përmban qeliza të gjalla.

Deri tani ka pasur arritje të konsiderueshme në printimin e indeve më të thjeshta, siç është lëkura, ndërsa shkencëtarë në mbarë botën janë në hapat e parë të printimit të organeve jetike si mushkëritë, zemra dhe mëlçia.

Dr. Marquette parashikon se do të duhen rreth 20 vite përpara se një organ i krijuar në laborator të mund të transplantohet tek njerëzit.

Lëkurë e printuar me teknologjinë 3D për viktimat e djegieve

Ekipi i Dr. Marquette po punon aktualisht në një projekt që quhet BLOC-PRINT, në partneritet me ushtrinë franceze. Synimi i tyre është të krijojnë lëkurë përmes teknologjisë së printimit 3D për viktimat që kanë pësuar djegie të rënda.

Metoda që po zhvillohet nga Dr. Marquette merr biopsinë e qelizave të pacientit dhe e vendos në bojën ‘bioink’ e cila më pas shkarkohet në krahun e një roboti që e vendos materialin direkt në trupin e pacientit gjatë operacionit.

“Vetë pacientët ndihmojnë qelizat e tyre që të rriten”, shpjegon doktori. “Pra, printohet e më pas pritet. Është një proces rigjenerimi. Pas dy javësh, lëkura rigjenerohet plotësisht”.

Dr. Marquette beson se kjo teknologji do të zhvillohet dhe përdoret në spitale pas 10 vitesh. /Euronews.al

postbck postbck

Recent Posts

Do të habiteni nga ajo që përshpejton plakjen tuaj

    Shumë njerëz këto ditë përdorin orë inteligjente për të numëruar hapat, unazat e…

1 day ago

Paralajmërim nga OBSH-ja/ Ebola mund të përhapet më shpejt nga sa mendohej fillimisht

    Një shpërthim i Ebolës që ka vrarë të paktën 131 persona në Republikën…

1 day ago

Pse ju ftohen shpesh duart dhe këmbët?

    Një ndjesi e shpeshtë e të ftohtit në duar dhe këmbë mund të…

1 day ago

Gjermania dhe Kosova bashkë kundër virusit vdekjeprurës: Njëra me ekspertizë, tjetra me pacientë

    Gjermania ka laboratorë të sigurisë së lartë dhe virologë të aftë, ndërsa në…

1 day ago

Ja çfarë duhet të hamë dhe pimë kur marrim antibiotikë

    Siç mund ta dini, antibiotikët janë një lloj i mahnitshëm i medikamentit, i…

1 day ago

Këto ushqime rekomandohet të konsumohen ditëve të vjeshtës

    Derisa moti ka filluar të ftohet, edhe imuniteti bie, ndërsa ajo çfarë hamë…

1 day ago