<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Katër shenjat që jep trupi kur keni probleme me zemrën

Sëmundjet e zemrës janë nga sëmundjet më të përhapura në vendin tonë. Në Shqipëri, rreth 9000 njerëz vdesin çdo vit për shkak të sëmundjeve që kanë lidhje me zemrën, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik.

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktare të shumë vdekjeve në botë. Ato përfshijnë edhe defektet e zemrës, aritminë dhe sëmundjen e arterieve koronare. Shëndeti i zemrës përmirësohet nëse ushqeheni mirë si dhe kryeni aktivitete fizike. Megjithatë, ju duhet t’i vini veshin trupit tuaj që është në gjendje të japë paralajmërimet e një problemi me zemrën.

Shtrëngimi në kraharor

Shtrëngimi në mes të kraharorit është në nga treguesit kryesorë të problemeve me zemrën. Nëse keni dhimbje , bllokim apo shtrëngim jo në anë të kraharorit por në mes të tij atëherë duhet të bëni një vizitë te mjeku i zemrës për të kuptuar më shumë.

Frymëmarrja

Sipas të dhënave, një tjetër shenjë paralajmëruese është mungesa e frymëmarrjes. Nëse zemra nuk furnizohet mjaftueshëm me oksigjen, atëherë do t’ju duket sikur ju mungon ajri. Nëse jeni duke ecur apo ngjitur shkallët dhe ndjeni një lodhje të pakuptueshme që ju pengon atëherë mund të jetë një shenjë paralajmëruese e problemeve me zemrën.

Rrahje të çrregullta të zemrës

A e keni përjetuar ndonjëherë ndjesinë sikur zemra do t’ju dalë nga kraharori? Po ndjesinë e zemrës që sikur resht së rrahuri për një sekondë? Ajo për të cilën po flasim në këtë artikull ka të bëjë me rrahjet e çrregullta të zemrës, një fenomen që zgjat krejt pak, por që mund të ndodhë shpesh, jo vetëm kur jeni në lëvizje, por edhe kur jeni ulur, shtrirë ose duke qëndruar në heshtje. Ky çregullim i rrahjeve të zemrës është një shenjë e problemeve me zemën, ndaj vizita te mjeku është e rekomandueshme.

Humbja e Ndjenjave

Ka raste kur njeriu humb ndjenjat apo siç thuhet, i bie të fikët në mënyrë të pashpjegueshme dhe pa shkak të mirëfilltë. Humbja e pashpjegueshme e ndjenjave ka të bëjë me probleme të ndryshme, por një nga më kryesorët ka lidhje me zemrën. Nëse kuptoni që keni këto simptoma, këshillohet të vizitoheni tek një mjek menjëherë

postbck postbck

Recent Posts

Lëngu i panxharit ndihmon në uljen e tensionit? Ja çfarë tregojnë studimet

  Një studim i fundit sugjeron se konsumimi i lëngut të panxharit mund të ndikojë…

21 hours ago

Tiranë, 1972: Misteri i vdekjes së 27 foshnjave në maternitet… a kishte dorë Enver Hoxha?

  Në fillim të viteve ’70, Enver Hoxha, i prekur nga diabeti dhe probleme të…

22 hours ago

A e vrau Mehmet Shehu më 1951 Jonuz Kacelin? Ç’ndodhi 5 ditët e hetuesisë, dëshmia! Pushkatimi i 22 intelektualëve

  Bomba në ambasadën sovjetike ishte justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22…

22 hours ago

Pse është kaq e rëndësishme Ngushtica e Hormuzit?

  Rreth 3,000 anije në muaj kalojnë normalisht nëpër Ngushticën e Hormuzit në Lindjen e…

23 hours ago

Çfarë ndodh nëse hani çdo ditë vezë të ziera?

    Të thjeshta, ekonomike dhe të mbushura me vlera ushqyese, vezët e ziera janë…

23 hours ago

Rrethi që nuk të çon askund që kushtoi 1.5 milionë euro

  Një rreth në Zalaegerszeg në perëndim të Hungarisë ka kushtuar 1.5 milionë euro nga…

23 hours ago