Tradita e veshjes së banorëve të qytetit të Beratit është një nga më të veçantat në Shqipëri. Kjo për shkak edhe se qyteti i Beratit ka një histori dhe kulturë shumë të lashtë, çka reflektohet edhe në elementë të veçantë sikurse janë veshjet. Historia e qytetit reflektohet më së miri sidomos tek elementët dekorativë në veshjen e grave si, jakot, xhubet, jelekët që kanë një dallim të madh nga veshjet e qyteteve të tjera në Shqipëri. Kjo bëhet edhe më evidente në elementët dekorativë të qëndisjes.
Aty dallohen në mënyrë shumë të qartë elementët luksozë të periudhës të Bizantit si kadifja ngjyrë vjollcë apo coha e zezë të cilat ishin të përbërë nga materiale cope të importuar. Kemi gjithashtu edhe materiale të përbëra nga mëndafshi i cilësisë së lartë që përdorej më tepër për veshjet e vajzave të shtresave të mesme dhe përdoreshin në momente ceremoniale. Nuk përjashtohen as veshjet me elemente orientale të cilat me kalimin e kohës u bënë edhe më prezente.
Kurse veshjet e burrave deri para vitit 1912 kryesisht kanë qenë të përbëra nga fustanellat. Ndryshimi i veshjeve përcaktonte edhe besimin fetar. Burrat e krishterë visheshin me materiale në ngjyrë blu të errët dhe të qëndisur me gajtan mëndafshi të zi, ndërsa tek ata myslimanë përgjithësisht përdorej qëndisja me fije ari.
Burrat e qytetit hoqën dorë shumë më herët nga fustanella dhe të tjerë elementë folklorikë nga burrat e fshatit duke i zëvendësuar me kostumet moderne./americaneye/
Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…
Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…
Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…
Rezolutat e Lidhjes së Prizrenit 1878, “Kararname-ja” Më 10 qershor 1878, delegatë nga e gjithë…
Sherpat në Himalaje praktikojnë poliandrinë për të mbajtur pronën të pandarë dhe për të…
Një përzierje e thjeshtë me vaj ulliri dhe lëng limoni së fundmi është kthyer…