Çdo ditë e hapur, për besimtarë dhe vizitorë, ndërsa hyrja është e lirë./Konica.al
Xhamia e Pazarit të vjetër në Gjirokastër, i ka shpëtuar shkatërrimit të objekteve të kultit gjatë erës komuniste, pasi kishte statusin si monument kulture – 12, nga 13 xhami që kishte Gjirokastra, u shkatërruan gjatë kësaj periudhe.
Në fakt, për një kohë të gjatë, kjo xhami është përdorur si sallë trajnimi për akrobatët e cirkut që shfrytëzonin lartësinë e tavanit për të varur trapezat e tyre.
Ka qenë pjesë e planeve të Memi Pashës për Pazarin e vjetër dhe është ndërtuar për herë të parë, në shek. e 17-të. Por u dogj nga zjarri një shekull më vonë, ashtu si dhe pazari.
Ndërtesa tetëkëndore, në pjesën perëndimore u përdor për larjen e duarve dhe këmbëve, para se besimtarët të hynin brenda.
Sipas zakoneve, burrat dhe gratë luteshin ndarë nga njëri-tjetri dhe hyrjet, gjithashtu i kishin më vete. Zona poshtë hyrjes, dikur ka qenë e zënë me dyqane. Paratë që mblidheshin nga tregtarët, ishin burim të ardhurash për mirëmbajtjen e xhamisë.
Dhoma më e madhe brenda, përdoret për lutjet.
Në murin përballë është mirhab, ku qëndron imami i orientuar nga Meka, drejtimi nga duhet të kthehen myslimanët kur të luten.
Një shkallare e vogël, në të djathtë të vendit të imamit, është vendi ku ai jep mesazhe gjatë lutjeve të së premtes. Hyrja për në minaret, e cila ka 99 shkallë dhe përfaqëson 99 emrat e Zotit në Kuran, është në qoshe.
Afër saj, mund të dalloni një ndërtesë të verdhë, që ngjan si një xhami me çatinë kupolë.
Kjo ndërtesë tetëkëndore dykatëshe, e ndërtuar më 1727, është përdorur si teqe nga bektashinjtë. Është mbyllur gjatë periudhës komuniste. Aktualisht është medrese (shkollë myslimane).
*Fotografia me ngjyra e xhamisë, nga Monuments of Albania/Konica.al/
Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…
Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…
Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…
Rezolutat e Lidhjes së Prizrenit 1878, “Kararname-ja” Më 10 qershor 1878, delegatë nga e gjithë…
Sherpat në Himalaje praktikojnë poliandrinë për të mbajtur pronën të pandarë dhe për të…
Një përzierje e thjeshtë me vaj ulliri dhe lëng limoni së fundmi është kthyer…