<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Doza ditore e bulmetit që ju nevojitet për një zemër të shëndetshme

Prodhimet e bulmetit përveçse shumë të shijshme janë gjithnjë dhe shumë të diskutuara.

Kjo për shkak të laktozës dhe alergjive që shkakton në njërës të ndryshëm apo sasive të yndyrës që përmbajnë.

Debati mbi vlerat e nënprodhimeve të qumështit në shëndetin e mirë të organizmit, më në fund marrin një përgjigje nga ekspertët.

Në këtë artikull ju shpjegojmë se si ndikon një dozë e vogël ditore bulmeti tek shëndeti i mirë i zemrës.

Si ndikon bulmeti tek organizmi

Sipas ekspertëve produktet e bulmetit si djathi, qumështi apo kosi mund të ulin me 10% rrezikun e atakut apo ishemisë.

Këto shifra vijnë si pasojë e konsumimit të një sasie shumë të vogël djathi çdo ditë.

Vetëm 40 gramë djathë pa yndyrë do të ndihmojë zemrën tuaj për një shëndet më të mirë.

Studimi mori të dhëna nga 34,000 persona nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mjekët shpjegojnë se djathi dhe sidomos ai pa yndyrë apo çdo nën produkt i qumështit ul rrezikun e prekjes nga ataku.

Kjo sasi e vogël djathi veçanërisht kur është pa yndyrë ka vlera dhe vitamina të mira shëndetësore.

Vitamina të cilat balancojnë yndyrën e mirë në gjak.

Për personat që duan të ndjekin regjimin me bulmet të përfshirë në dietën e tyre mjafton vetëm një copë djathë prej 40 gramë në ditë.

Konsumimi në sasi të mëdha

Produktet e bulmetit dhe kryesisht djathi është pjesë e dietës së përditshme të shumicës së njerëzve.

Veçanërisht në vendin tonë ku djathi dhe sidomos ai i bardhi zë një vend në tavolinën e çdo shtëpie.

Sipas ekspertëve një person konsumon rreth 17. 9 kg djathë në vit që është përafërsisht 49 gr në ditë.

Pra nëse djathi është pjesë e jetës tuaj të përditshme do të përfitoni efektet e tij pozitive në zemër.

Gjithsesi bëni kujdes të konsumoni djathë, kos apo qumësht pa yndyrë dhe mundohuni të mos e kaloni sasinë 50 gr në ditë.

postbck postbck

Recent Posts

Pse skuqemi kur kemi turp? Metoda e cila largon skuqjen në fytyrë

    Kur ju keni thirrur një njeri me emrin e gabuar apo kur në…

1 day ago

Fshati “më pranë qiellit” në botë, ku jetojnë rreth 100 banorë

    Në një lartësi prej rreth 4,587 metrash mbi nivelin e detit, në luginën…

1 day ago

Çfarë i ndodhë trupit nëse hamë djath në mëngjes

    Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e…

1 day ago

Mos i hidhni asnjëherë farat e shalqirit, kanë veti shëruese

    Nëse deri tani i keni hequr farat shalqirit përpara se ta hani keni…

1 day ago

Si të dallosh një psikopat: Është si ndryshimi midis një maceje shtëpiake dhe një maceje të egër

    Lista klasike e kontrollit për psikopatinë u zhvillua në vitin 1980 nga Prof.…

1 day ago

Simptomat që tregojnë se keni mungesë të vitaminës B9

    Lodhja e vazhdueshme, vështirësitë në përqendrim, dhimbjet e shpeshta të kokës dhe ndjenja…

1 day ago