Largimi i çamëve/ Dokumentar i televizionit italian RAI 3: Në kërkim të rrënjëve çame

Televizioni Italian RAI 3 ka paraqitur një dokumentar për Çamërinë dhe padrejtësitë që i janë bërë popullit të kësaj krahine. Emisioni “Radici” (Rrënjët), ku dhe u shfaq dokumentari, udhëton nga Bergamo ku jeton dhe punon personazhi kryesor i dokumentarit deri në krahinën e Çamërisë. Sonila Alushi, personazhi i këtij dokumentari tregon për padrejtësitë që i janë bërë kësaj popullsie nga shteti grek. Gjithashtu në dokumentar historia e çamëve, largimi i tyre nga tokat e tyre, etj. Çamëria! Sa vrer është derdhur për gati 50 vjet mbi banorët e saj autoktonë! Sa viktima, sa krime, sa masakra ka përjetuar popullsia e asaj treve! Dhe sikur të mos mjaftonte gjenocidi i skajshëm grek, sa shpifje të paskrupullta u thurën në adresë të atij populli që kaloi nëpër kalvarin e vuajtjeve të papërfytyrueshme gjatë një shekulli që qé tepër i trishtë për të. Një fat i kobshëm i bëri njerëzit e asaj krahine objekt i shfrimit çnjerëzor të një mase të madhe fanatikësh të droguar nga urrejtja fetare. Tehu i goditjes kanë qenë çamët e besimit islamik. Grekët nuk arrinin ta konceptonin dot se si dy komunitete, me besime të ndryshme, t’i takonin të njëjtit popull. Dhe në funksion të idesë së tyre fikse e të prapambetur, ushtruan një diskriminim të thellë në gjirin e popullsisë çame, duke u përpjekur, me të gjitha mënyrat, të ngjallin përçarjen ndërmjet tyre.

Çështja çame dhe përgjithësisht çështja e minoritetit shqiptar në Greqi, lindi me vendimin e Konferencës së Londrës më 1913, e cila e shkëputi këtë trevë shqiptare dhe ia aneksoi atë Greqisë. Që nga kjo kohë fillon një presion i vazhdueshëm, një politikë sistematike e shtetit grek dhe e forcave të ndryshme ultranacionaliste për shkombëtarizimin e kësaj treve. Për këtë qëllim u përdorën të gjitha mënyrat, si tatimet e rënda, grabitja e tokës, përjashtimi i popullsisë nga pjesëmarrja në administratën shtetërore, ndalimi i dhunshëm i arsimit në gjuhën amtare, madje edhe në shkollat fillore, vrasjet, burgimet, dënimi me dhunë deri në masakrat e përgjakshme. Vlen të përmendet këtu që paralelizmi që i është bërë popullsisë Çame me atë Arvanite, nga qarqet shoviniste greke, tenton të hedhë poshtë të drejtën historike të autoktonisë Çame duke supozuar se janë të ardhur në Greqi ashtu si dhe Arvanitasit, gjatë periudhave të ndryshme të perandorisë Bizantine. Kjo gjë është e vërtetë vetëm për Arvanitasit e jo për popullsinë Çame, historia e të cilës në këtë trevë shkon në kufijtë e mitologjisë. Vetë historiani grek Tukididi, që shkroi për Luftën e Peloponezit, pranon se kur forcat Athinase u futën në gjirin e Ambrakisë takuan një popullsi lokale që nuk fliste greqisht por fliste barbarisht (këtu Epirote). Në përfundim të Luftës së Parë Botërore, më 1918, u përpilua plani i grabitjes së tokave të popullsisë çame. Ligji i të ashtuquajturës Reformë Agrare, i aplikuar vetëm në Çamëri, u rrëmbeu shqiptarëve të cilët u degdisën në Anadoll, me mijëra hektarë tokë buke, sipërfaqe të mëdha me vreshta, qindra mijë rrënjë ullinj, të cilat u bënë prona të elementëve grekë. Këto masa u pasuan nga organizimi i çetave terroriste në territorin e Çamërisë, sanksionet ekonomike, lufta raciale, braktisja e popullsisë shqiptare në injorancën më të thellë, inkurajimi i kryqëzatave fetare.

postbck postbck

Recent Posts

Sekreti i ngjyrës portokalli tek macet

U zbulua pas 60 vitesh kërkime, është rezultat i një mutacioni në ADN Ngjyra portokalli…

14 minutes ago

Këshilla të arta për shëndetin: Si të kujdesemi për trupin dhe mendjen në çdo fazë të jetës

Zana Islami / Trungu&InforCulture.info 1 Mbani një peshë të shëndetshme – vetëm duke vepruar në…

19 minutes ago

Kjo është temperatura më e përshtatshme në dhomën e gjumit në dimër

Sezoni i ngrohjes ka filluar dhe shumë prej nesh ngrohin shtëpitë edhe gjatë natës. Megjithatë,…

1 day ago

E dini se çfar është hamari, apo koshi?

Është një ndërtim tradicional që përdoret për ruajtjen e ushqimit, veçanërisht për drithërat dhe prodhimet…

1 day ago

Si të transformoni rutinën tuaj ditore në një burim frymëzimi dhe produktiviteti

  Zana Islami/ Trungu&InforCulture.info Rutinat ditore shpesh mund të duken tëzakonshme dhe monotone, por ato…

1 day ago