Kreu i Institutit për Studime Politike, Afrim Krasniqi ka zbuluar një dokument të vitit 1991, kur Partia e Punës në grahmat e fundit të pushtetit të saj shprehej po “pluralizmit” politik por e kërkonte atë pa dëmtuar “unitetin popull-parti”.
“E duam pluralizmin, por nuk e duam kështu, të na dëmtojnë unitetin, të kërkojnë shtyrjen e zgjedhjeve apo të kritikohet komandanti! Kjo ishte fryma dominuese e debatit në Byro Politike në javën e dytë të janarit 1991, një muaj pas pluralizmit, kohë kur PPSH nxori dekretin për mbrojtjen e busteve/emrit/shtatoreve të Hoxhës dhe kur i kërkoi pakt politik opozitës për ndalimin e grevave, referendum për shtyrjen e zgjedhjeve dhe disa çështje të tjera, të cilat shumë shpejt do të jenë publike përmes referimit dokumentar e studimeve për këto zhvillime”, shkruan Krasniqi.
Analisti shpjegon se dokumenti bashkëngjitur është faqja e parë e draftit të marrëveshjes së propozuar nga PPSH, shkrimi dhe shënimet janë origjinale nga arkivi personal i Ramiz Alisë.
“Gjysma e paktit u arrit, gjysma jo. Faqja e parë i përket propozimeve që nuk patën sukses! E dyta është më interesante! Disa detaje të tjera interesante, – asnjë referim në Kushtetutë apo ligj, asnjë referim në një detyrim ndërkombëtar (Shqipëria ishte vëzhguese në KSBE), ka koncepte populiste dhe minimaliste demokratike dhe fraza të ngarkuara që tentojnë ta paraqesin interesin e mbijetesës së regjimit si interes jetik kombëtar, për “unitetin”, “stabilitetin”, “zhdukjen e çdo mosmarrëveshjeje”, etj, etj”, thotë më tej Krasniqi
Emblemat e para të UÇK-së ishin shtypur në një fabrikë tekstili në Zvicër. Ardhja e…
Qepët janë përdour që në lashtësi. Egjiptianët e lashtë besonin se përfaqësonte përjetësinë…
Shega konsiderohet një prej frutave më të pasura me përbërës antioksidues. Me ngjyrën…
Shumë njerëz këto ditë përdorin orë inteligjente për të numëruar hapat, unazat e…
Një shpërthim i Ebolës që ka vrarë të paktën 131 persona në Republikën…
Një ndjesi e shpeshtë e të ftohtit në duar dhe këmbë mund të…