<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Pse kampionët olimpikë kafshojnë medaljet

Një pjesë e mirë e kampionëve olimpikë kafshojnë medaljet kur pozojnë për fotografët dhe natyrshëm lind pyetja: Pse?

Arsyeja është e paqartë, mirëpo dikur njerëzit i kafshonin monedhat për të parë nëse ishin të bëra nga ar i vërtetë, pasi ari i ngurtë është më i lakueshëm se metalet e tjera. Disa janë të mendimit që është thjesht një traditë e trashëguar që synon të testojë arin.

Në fakt, ky shpjegim bazohet në një gabim logjik, pasi medaljet e dhëna në Lojërat Olimpike nuk janë të krijuara prej ari të pastër, ndaj atletët nuk kanë pse të ndihen të detyruar që të bëjnë “teste të improvizuara” të cilësisë.

Arsyeja më e mundshme e kafshimit të medaljeve ka të ngjarë të jetë thjesht për çështje fotoje. “Është bërë një fiksim me fotografët,” shpjegoi David Wallechinsky, presidenti i Shoqatës Ndërkombëtare të Historianëve Olimpikë, për CNN në 2012.

“Unë mendoj se ata e shohin atë si një fotografi ikonike, si diçka që ndoshta mund ta shesësh. Unë nuk mendoj se është diçka që atletët do ta bënin vetë.”

Sidoqoftë, atletët duhet ta shmangin kafshimin e tyre.

“Ne thjesht duam të konfirmojmë zyrtarisht se medaljet #Tokio2020 nuk janë të ngrënshme!” – shkruan organizatorët.

Medaljet moderne përfshijnë disa materiale të pakëndshme, kështu që atletët duhet të jenë të kujdesshëm në lidhje me kafshimin e fortë.

“Medaljet tona janë bërë nga materiali i ricikluar nga pajisjet elektronike të dhuruara nga publiku japonez. Pra, nuk keni pse t’i kafshoni…por ne e dimë që do ta bëni.”

Për herë të parë në histori, medaljet e Tokio 2020 janë ndryshe.

postbck postbck

Recent Posts

Lëngu i panxharit ndihmon në uljen e tensionit? Ja çfarë tregojnë studimet

  Një studim i fundit sugjeron se konsumimi i lëngut të panxharit mund të ndikojë…

9 hours ago

Tiranë, 1972: Misteri i vdekjes së 27 foshnjave në maternitet… a kishte dorë Enver Hoxha?

  Në fillim të viteve ’70, Enver Hoxha, i prekur nga diabeti dhe probleme të…

10 hours ago

A e vrau Mehmet Shehu më 1951 Jonuz Kacelin? Ç’ndodhi 5 ditët e hetuesisë, dëshmia! Pushkatimi i 22 intelektualëve

  Bomba në ambasadën sovjetike ishte justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22…

11 hours ago

Pse është kaq e rëndësishme Ngushtica e Hormuzit?

  Rreth 3,000 anije në muaj kalojnë normalisht nëpër Ngushticën e Hormuzit në Lindjen e…

11 hours ago

Çfarë ndodh nëse hani çdo ditë vezë të ziera?

    Të thjeshta, ekonomike dhe të mbushura me vlera ushqyese, vezët e ziera janë…

11 hours ago

Rrethi që nuk të çon askund që kushtoi 1.5 milionë euro

  Një rreth në Zalaegerszeg në perëndim të Hungarisë ka kushtuar 1.5 milionë euro nga…

12 hours ago