Lojërat olimpike filluan në shek. VII para erës së re nga grekët e lashtë. Konsiderohen më të vjetrat në veprimtarinë sportive ndërkombëtare. Në vitin 392 të erës së re u shka tërruan nga një perandor romak. Pas 15 shekuj, në vitin 1896 rifilluan në Athinë dhe Vangjel Zhapa është quajtur themeluesi i Olimpiadës bashkë me francezin Pierre de Kuberte.
Në vitin 1856 qeveria greke tronditet nga propozimi i Vangjel Zhapës që mbështet moralisht dhe materialisht ringjalljen e lojërave olimpike, duke u zotuar përpara mbretit Othon dhe Zotit duke dhuruar 3000 napolona flori dhe 4000 aksione të shoqërisë së lundrimit në Rumani.
KUSH ISHTE VANGJEL ZHAPA
Vangjel Zhapa ka lindur më 23 gusht të vitit 1800 në fshatin Labovë të Madhe ose siç njihet ndryshe Labova e Zhapës në rrethin e Gjirokastrës.
Në moshën 13-vjeçare, Vangjeli u largua nga vendlindja, të cilën nuk do ta harronte kurrë. Ai u vendos fillimisht në Janinë. Ambienti kulturor për disa vjet në këtë qytet influencoi edhe në formimin e personalitetit të tij. Për disa vjet, Vangjel Zhapa ishte ushtar në garnizonin e Ali Pashë Tepelenës, nga ku më vonë u shkëput dhe u bashkua me kryengritësit suljotë. Zhapa vazhdoi luftën antiturke edhe pas vdekjes së Marko Boçarit , dhe udhëheqësve të tjerë të kryengritjes antiturke. Ai është nderuar me medaljen e argjendtë, “për kontribut në luftën për pavarësi ”, gjë që konfirmohet edhe nga ministri i Jashtëm i Greqisë, L. Deligeorges, në një shkresë që mban për datë 31 dhjetorin e vitit 1890.
Lojërat olimpike filluan në shek. VII para erës së re nga grekët e lashtë. Konsiderohen më të vjetrat në veprimtarinë sportive ndërkombëtare. Në vitin 392 të erës së re u shka tërruan nga një perandor romak. Pas 15 shekuj, në vitin 1896 rifilluan në Athinë dhe Vangjel Zhapa është quajtur themeluesi i Olimpiadës bashkë me francezin Pierre de Kuberte.
Në vitin 1856 qeveria greke tronditet nga propozimi i Vangjel Zhapës që mbështet moralisht dhe materialisht ringjalljen e lojërave olimpike, duke u zotuar përpara mbretit Othon dhe Zotit duke dhuruar 3000 napolona flori dhe 4000 aksione të shoqërisë së lundrimit në Rumani.
KUSH ISHTE VANGJEL ZHAPA
Vangjel Zhapa ka lindur më 23 gusht të vitit 1800 në fshatin Labovë të Madhe ose siç njihet ndryshe Labova e Zhapës në rrethin e Gjirokastrës.
Në moshën 13-vjeçare, Vangjeli u largua nga vendlindja, të cilën nuk do ta harronte kurrë. Ai u vendos fillimisht në Janinë. Ambienti kulturor për disa vjet në këtë qytet influencoi edhe në formimin e personalitetit të tij. Për disa vjet, Vangjel Zhapa ishte ushtar në garnizonin e Ali Pashë Tepelenës, nga ku më vonë u shkëput dhe u bashkua me kryengritësit suljotë. Zhapa vazhdoi luftën antiturke edhe pas vdekjes së Marko Boçarit , dhe udhëheqësve të tjerë të kryengritjes ant iturke. Ai është nderuar me medaljen e argjendtë, “për kontribut në luftën për pavarësi ”, gjë që konfirmohet edhe nga ministri i Jashtëm i Greqisë, L. Deligeorges, në një shkresë që mban për datë 31 dhjetorin e vitit 1890.
THEMELUESI I VËRTETË I SHKOLLËS SË PARË SHQIPE
Mësimet e para të gjuhës shqipes, e kanë realisht zanafillën në vitin 1860, në shkollën e Labovës, ku u hapën klasat e para të gjuhës shqipe, e cila njihej edhe si shkolla e Zhapës. Është pikërisht gazeta “Pellazgu”, gazetë shqip e asaj kohe, që në numrin e datës 01.03.1861 bën të ditur se “në shkollën e Labovës nuk mësohet vetëm greqisht por edhe shqip”, dhe kjo sepse gjuha shqipe ndihmonte edhe në mësimin e gjuhës greke. Kjo shkollë përbëhej nga katër cikle, duke filluar nga ajo foshnjore, e duke vazhduar më tej me klasën fillore, tre klasa qytetëse dhe duke përfunduar me dy klasa gjimnaz.
Vangje Zhapa në Shqipëri hapi edhe shumë shkolla të tjera, historianët numërojnë rreth 177, dhe këto sipas modelit të shtetit grek të asaj kohe. Shkollat fillonin nga Labova, në Lekël, në Përmet, në shumë fshatra aty përreth, dhe vazhdonin deri në Delvinë, Filat, Qeparo, .. etj.
Për të gjitha shkollat e ngritura, Vangjel Zhapa, paguante rregullisht çdo vit, shpenzimet për shkollën dhe pagat për mësuesit, ndërkohë që në vitin 1878, hapi në Labovë edhe shkollën për vajza me konvikt. Mësonjëtorja e Korçës, dhe data 7 mars 1987, që njihet konvencionalisht si fillimi i shkollës së parë shqipe, janë larg prej 27 vitesh nga shkolla e vërtetë shqipe e vangjel Zhapës. Paradoksi i madh është se Vangjel Zhapa, i cili në veprat e tij të bamirësisë, padyshim mishëron dukshëm vlerat e mëdha shpirtërore që bartin shqiptarët më të mirë, nuk pasqyrohet në asnjë emërtim shkolle apo gjimnazi, edhe pse jo vetëm themelues i vërtetë i shkollës së parë shqipe, por edhe si financues i qindrave milionë dollarë në fushën e arsimit shqip dhe kulturës. Shkollat shqipe të ndërtuara nga Vangjel Zhapa, akoma 150 vjet të shkuara, dalloheshin aq shumë për nga cilësia dhe akomoditeti që kishin për atë kohë, sa do t`i kishin zili edhe ndërtuesit e shkollave të sotme, që ne të gjithë e dimë se të ç`cilësie janë.
TESTAMENTI I VANGJEL ZHAPËS
Në vitin 1860, Vangjel Zhapa harton dhe nënshkruan një testament të rëndësishëm, i cili edhe sot e kësaj dite vazhdon të quhet “Testamenti Zhapa”, ku në thelb të ardhurat që siguroheshin nga pasuritë e tij të shumta të shpërndaheshin si në Shqipëri, ashtu edhe në Rumani, Turqi e Greqi, me qëllime të paracaktuara si arsim, shëndetësi dhe zhvillim i krahinës së tij të lindjes, e përreth.
Testamenti i Vangjel Zhapës kategorizohej dhe shpërndahej sipas problemeve dhe veprimtarive njerëzore, gjë që tregon qartë qëllimet e tij për mirësi e filantropi në dobi të njerëzimit. Mirëbërsia e tij në “Testamentin Zhapa” vazhdon në financimin e veprave sociale të vendlindjes e më gjerë deri në vitin 1940, të cilat pastaj u ndërprenë. Testamenti “Zhapa” pas vitit 1940 është bllokuar nga shteti helen, dhe përpjekjet për ta riaktivizuar atë deri tani kanë qenë nul.
Shqiptari Vangjel Zhapa, si njeri me vizion evropian, kishte synime edhe për edukimin e vajzave me virtytet e moralit të shoqërisë moderne, pasi mesjeta i kishte lënë të ndrydhura. Vangjel Zhapa bëri projektet për çeljen e shkollave femërore në Kostandinopojë, Adrianopojë e Labovë të Madhe, sipas modelit të shkollave më të mira të shtetit helen.
Shqipërinë e varfër së asaj kohe nuk i pati munguar kurrë ndihma nga Vangjel Zhapa. Ai do të përkujdesej nëpërmjet testamentit të tij për shkollat e Leklit, Kakozit, Karjanit, Nivanit, Përmetit, Dhrovjanit, Delvinës, Filatit e Qeparoit. Në testament parashikohej që për çdo vit fondi në ndihmë të këtyre shkollave të kapte shifrën e 1200 frangave ari në vit.
Edhe regjimi i Enver Hoxhës në vitin 1957 bëri përpjekje të mëdha ligjore për të mundësuar përfitime për vendin nga testamenti i Vangjel Zhapës, por nuk ja arriti dot qëllimit. Me kalimin e viteve zbehen shpresat se mund të merret parasysh nga Qeveria Greke zbatimi i Testamentit të Vangjel Zhapës, i cili padyshim do të ishte një burim i rëndësishëm zhvillimi i Jugut të vendit dhe atyre krahinave që janë dominuar në këtë testament.
Është e dyshimtë, aq sa dhe e papranueshme, që të paktën një institucion i rëndësishëm arsimor, të mos mbartë emrin e këtij atdhetari të madh. Kujtojme se studiuesi i madh grek Aleksandër Farmaqi, mbasi kishte përfunduar së studiuari veprën e Vangjel Zhapës, duke i`u referuar këtij të fundit ka shkruar se: “Asnjë copë e tokës greke nuk lindi kaq bamirës sa Epiri”.
Njeriu që nderohet ende, duke filluar nga Universiteti i Bukureshtit, e deri në institucionet e Bosforit dhe atenetë e Athinës, duhet të nderohet më tepër dhe duhet të promovohet shkrimi i historisë së tij, bamirësive, dhe pse jo e vërteta e madhe, se Vangjel Zhapa ka qenë themeluesi i vërtetë i shkollës së parë shqipe./
Në fotot e mëposhtme, do të shihni disa armë të rralla shqiptare. Mes fotove të…
Është e dëshmuar se për 500 vite, shqiptarët kanë qenë pjesë integrale dhe e pandarë…
Mbretëresha Teuta e Ilirisë dhe ushtria e saj pirate, sunduan Detin Adriatik në lashtësi dhe…
Është fakt se bërja e një filxhani çaji duket dhe është një proces i…
Mandarinat e Xarrës tashmë janë shndërruar në krenari, jo vetëm për zonën ku mbillen…
Në zonat më të thella të vendit qasja ndaj mjekësisë moderne ka qenë prej…