<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Pse nuk keni kurrë bateri mjaftueshëm në telefon

Ti mund ta kesh karikuar përgjatë gjithë natës dhe tani, pikërisht tani që të duhet nuk ke më bateri. Pse?

1- Ndriçimi i lartë i ekranit 

Sa më shumë dritë të vendosni në celularin tuaj, aq më shumë shkarkohet bateria e tij. Ose kthejeni ndriçimin në paramentra normal te ‘Settings’ ose vendoseni në opsionin ‘Auto-Brightness’ nëse telefoni juaj e ka këtë opsion. Ky i fundit rregullon në mënyrë të natyrshme ndriçimin pavarësisht nga çfarë rrethoheni.

2- Zgjedhja që bëni për aplikacionet

Ndoshta nuk e dini por disa aplikacione e shkarkojnë baterinë e celularit tuaj shumë më shpejt se disa të tjera. Shkoni te opsioni ‘Battery Usage Settings” për të gjetur se cili aplikacion ju harxhon më shumë bateri dhe sigurohuni ta mbyllni atë kur të mos jeni duke e përdorur.

3- Merrni shumë, po shumë njoftime

Ka kaq shumë ditëlindje, pëlqime dhe komente në Instagram. Fikini njoftimet kështu nuk do t’ju duhet t’i shihni ato çdo 5 minuta ose shkoni në opsionin ‘settings’ dhe bëni që telefoni të mos dridhet apo ndizet për çdo njoftim që ju vjen.

4- Telefoni me dridhje

Besojeni ose jo, duke e bërë telefonin të dridhet për çdo mesazh, telefonatë apo njoftim ju harxhon shumë më shumë bateri sesa kur e keni ‘silent’ apo me zile të lartë. Fikeni atë dridhjen nëse doni të zgjasni jetën e baterisë suaj.

5- Fikni Wireless-in

Është shumë e kehtë të harrosh fikjen e Wi-Fi por çdo sekondë që ai është ndezur telefoni juaj kërkon automatikisht për lidhjet me ëireless-at në dispozicion. Kjo e shkarkon baterinë tuaj tmerrësisht shpejt. Më mirë shkarkoni aplikacionin ‘If This Then That’ për të fikur/ ndezur automatikisht Wi-Fi tuaj kur hynë në zona të veçanta si shtëpia, zyra, etj.

6- Mos përdorimi i ‘Airplane mode’

Nëse e dini se nuk do ta përdorni telefonin tuaj për pak kohë (kur jeni në kinema, në provim, etj) apo nëse jeni duke shkuar në një vend pa sinjal, ndizni ‘Airplane Mode’ kështu bateria juaj e çmuar do të jetë në të njëjtën përqindje si përpara se të kalonit në ‘Airplane Mode’.

7- Vendosja e update-it automatik të aplikacioneve tuaja

Çdo kush që ka smartphone duhet ta dijë se nuk kalon asnjë ditë që aplikacionet tuaja nuk update-tohen. Kalimi nga update automatik në atë manual do të thotë që ju jeni në kontroll të plotë se kur ju duhet ta bëni diçka të tillë.

8- Të lësh vendndodhjen ndezur

Do të surprizoheshit sesa aplikacione janë duke përcjellë të dhënat e vendndodhjes suaj dhe kjo do të thotë më pak bateri për ju.

9- Nuk keni asnjë aplikacion që mbron së shkarkuari baterinë

Mjeshtrat e teknologjisë kanë projektuar kaq shumë aplikacione me qëllim përmirësimin e jetës së batërisë suaj. ‘Battery Doctor’ është një prej aplikacioneve shumë të njohura që ju hyn në punë.

Burimi: Harper’s Bazaar

postbck postbck

Recent Posts

Pse skuqemi kur kemi turp? Metoda e cila largon skuqjen në fytyrë

    Kur ju keni thirrur një njeri me emrin e gabuar apo kur në…

1 day ago

Fshati “më pranë qiellit” në botë, ku jetojnë rreth 100 banorë

    Në një lartësi prej rreth 4,587 metrash mbi nivelin e detit, në luginën…

1 day ago

Çfarë i ndodhë trupit nëse hamë djath në mëngjes

    Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e…

1 day ago

Mos i hidhni asnjëherë farat e shalqirit, kanë veti shëruese

    Nëse deri tani i keni hequr farat shalqirit përpara se ta hani keni…

2 days ago

Si të dallosh një psikopat: Është si ndryshimi midis një maceje shtëpiake dhe një maceje të egër

    Lista klasike e kontrollit për psikopatinë u zhvillua në vitin 1980 nga Prof.…

2 days ago

Simptomat që tregojnë se keni mungesë të vitaminës B9

    Lodhja e vazhdueshme, vështirësitë në përqendrim, dhimbjet e shpeshta të kokës dhe ndjenja…

2 days ago