<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Pesë vendet e Evropës ku femrat dominojnë në shkencë

Evropa ka ende shumë për të bërë, në mënyrë që të kapërcejë hendekun gjinor në shkencë. Megjithatë, pesë shtete janë përjashtimi që vërteton rregullin.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë, Komisioni Europian ka bërë të ditura disa statistika, sipas të cilave, vetëm 41% e shkencëtarëve dhe inxhinierëve në vendet e BE janë femra.

Megjithatë, ka përjashtime të dukshme. Në pesë shtete të BE-së, shumica e shkencëtarëve dhe inxhinierëve janë femra. Lista kryesohet nga Lituania, e cila 57% të shkencëtarëve i ka femra, në vendin e dytë renditen Bullgaria dhe Letonia me nga 53%, e treta është Portugalia me 51% dhe në fund Danimarka me pak më shumë se 50%.

Në fund të klasifikimit mbi baza gjinore të shkencëtarëve janë Hungaria dhe Luksemburgu me nga 25%, Finlanda me 29%, si dhe Gjermania me 33%.

Përfaqësimi i ulët i femrave në shkencë përbën shqetësim për barazinë gjinore, shkruan gazetatema. Karriera shkencore dhe ajo inxhinierike zakonisht ofrojnë mundësi të mira punësimi dhe paga më të mira sesa ato në sektorët e tjerë ku punësohen zakonisht femrat, thuhet në një raport të OECD.

Dita Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë është një iniciativë që ka për qëllim të nderojë shkencëtaret femra dhe t’i bëjë ato të shihen si modele që duhen ndjekur nga vajzat dhe djemtë.

Viti 2018 ishte i suksesshëm për femrat e shkencës, pasi tre prej tyre fituan Çmimin Nobel.

Ndërsa modeli më i mirë në këtë aspekt mbetet Mari Kyri, e cila ka fituar Nobelin në Fizikë në vitin 1903 dhe atë në Kimi në vitin 1911. /klankosova

postbck postbck

Recent Posts

Lufta për mbijetesë në natyrë – ujku dhe karibuja

Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…

7 hours ago

Syzet inteligjente dhe inteligjenca artificiale – mënyrë e re për të mashtruar në provime

Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…

8 hours ago

Si dhe kur të ujiten pemët e reja?! Kujdes mos e bëni këtë gabim…

  Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…

10 hours ago

Një grusht rërë mund ta shpëtojë kopshtin?! Habit studimi…

  Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…

10 hours ago

Një ilaç me bazë bimore po ndryshon luftën kundër duhanit

  Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…

11 hours ago

Më në fund, zbulohet shkaku i MPIKSJES së gjakut pas vaksinave COVID-19!

  Shkencëtarët kanë identifikuar shkakun e mpiksjeve shumë të rralla të gjakut tek disa persona…

11 hours ago