Çfarë do ndodhte nëse hëna do ishte dy herë më afër Tokës

Në filmin e Xhim Kerrit të vitit 2003 “Brusii Plotfuqishëm”, personazhi kryesor fiton papritmas fuqi të ngjashme me Zotin, dhe i përdor ato fuqi për të tërhequr Hënën më afër Tokës për t’i bërë përshtypje të dashurës së tij.


Më vonë, po në film flitet për përmbytje të mëdha dhe të papara që ndodhin në mbarë botën. Ndërsa filmi është padyshim një trillim, ai ngre gjithsesi një pyetje: Çfarë do të ndodhte nëse Hëna do të ishte dy herë më afër Tokës sesa është sot?

Në fakt, skenari i përmbytjes nuk është larg asaj që mund të ndodhte vërtet, nëse Hëna do të gjendej papritmas shumë më afër Tokës, thotë Neilk Komins, fizikant në Universitetin e Meinit, SHBA. Efekti më i njohur i Hënës është tërheqja e saj gravitacionale ndaj oqeaneve të Tokës, e cila shkakton çdo ditë2 batica të mëdha dhe dy batica të vogla.

Por Komins thotë se nëse Hëna do të ishte në gjysmën e distancës aktuale nga Toka, baticat do të ishin 8 herë më të larta. Disa ishuj do të zhyteshin plotësisht nën ujë për pjesën më të madhe të ditës, ndërsa pjesa me e madhe e vijës bregdetare ka të ngjarë të bëhet e pabanueshme për shkak të baticave.

Por baticat më të larta në oqeane, nuk do të ishin pasoja e vetme e një Hëne më afër Tokës. Kjo,pasi efekti do të ishte si goditja e një gongu me një çekiç. “Energjia e tërheqjes më të madhe gravitacionale të Hënës do të ndikonte tek korja e Tokës, dhe kjo do të thotë se mund të shkaktonte më shumë tërmete dhe shpërthime vullkanike”- thotë Xhazmin Skarlet, vullkanologe në Universitetin Mbretëresha Meri në Londër.

Për shembull, merrni hënën e Jupiterit, Io, që ka aktivitetin më të madh vullkanik në sistemin diellor. “Kjo ndodh nga shtytja dhe tërheqja gravitacionale e Jupiterit dhe dy hënave të tjera përreth tij. Toka mund të pësojë një fat të ngjashëm, nëse Hëna do të ishte papritmas në gjysmën e distancës”- thekson ajo.

Së bashku me ndryshimet e papritura të kores së planetit, rrotullimi i Tokës do të ngadalësohej me kalimin e kohës. Kjo, pasi ndërsa graviteti i Hënës tërheq oqeanet, fërkimi midis shtratit të oqeanit dhe ujit e ngadalëson rrotullimin e Tokës.

Komins thotë se aktualisht rrotullimi i Tokës po ngadalësohet me rreth një të mijtën e sekondës në 1 shekull. Nëse Hëna do të ishte gjysma e distancës aktuale, rrotullimi i Tokës do të ngadalësohej edhe më shumë, duke zgjatur ditët dhe netët tona

Në rast se do t’i mbijetonim tërmeteve të papritura, shpërthimeve vullkanike, zgjatjes së ditëve dhe netëve dhe baticave më të larta oqeanike, të paktën do të shihnim më shpesh eklipset diellore. Meqë Hëna do të mbulonte një zonë më të madhe të qiellit, do të kishte më shumë të ngjarë që ajo të kalonte para Diellit nga këndvështrimi ynë, thekson Komins.

Madje, ne do të ishim në gjendje të shihnim kurorën e diellit (në atmosferën e jashtme), që shkëlqen rreth siluetës së errët të Hënës, por jo dhe aq qartë. Ndërkohë, vetë Hëna dhe fazat e saj do të dukeshin të njëjta, vetëm se do të shfaqeshin më të mëdha në qiell.

Po sikur Hëna të afrohej më ngadalë drejt Tokës, dhe jo papritmas? Atëherë Korja dhe baticat e planetit do të ndryshonin më gradualisht, duke shpresuar në përshtatjen e jetës në Tokë ndaj këtyre ndryshimeve, shprehet Skarlet.

Ditët dhe netët më të gjata mund ta ndryshojnë klimën, dhe të nxisin ndryshime evolucionare në shumë aspekte. Kafshët do të duhej të përshtateshin me një Hënë më të shndritshme gjatë natës. Për shembull, presë mund t’i duhet të mësojë se si të fshihet më mirë natën, pasi grabitqarët mund të kenë më shumë dritë kur gjuajnë.

A mund ta shkaktojë diçka natyrale afrimin e Hënës me Tokën? Sigurisht që ky është spekulim i madh, por Komins e ka një përgjigje:“Nëse një objekt i madh hapësinor do të kalonte afër sistemit Tokë-Hënë, dhe Hëna do të ishte në vendin e duhur të orbitës së saj, objekti mund të merrte energji nga Hëna dhe kjo do ta afronte më pranë Tokës”-thotë ai.

postbck postbck

Recent Posts

Apel për ndihmë, kërkohen para për shërimin e të riut nga Skenderaj

POSTIMI NE FB: Kërkesë për Ndihmë! Të dashur miq, Dua të ndaj me ju një…

21 hours ago

Serbët ndërtuan kishat e tyre sipër themeleve të kishave katolike shqiptare në Kosovë

Një vështrim analitik mbi librin studimor të dr.sc. Besim Morina “ Gjendja kishtare në Kosovë…

22 hours ago

Abantët dhe gjurmët në histori, dëshmitë e autorëve antikë! Çfarë shkruante Homeri tek “Iliada” për tiparet fizike të tyre

ILIR CENOLLARI/  1.Të ndjekësh historinë e Labërisë në një farë mënyre do të thotë të…

22 hours ago

Pse nuk duhet ta shikoni orën nëse zgjoheni në mes të natës?

  Gjumi është një nga nevojat themelore të organizmit njerëzor dhe luan një rol jetësor…

3 days ago

Hiena me pika, shihet për herë të parë në Egjipt pas 5000 vjetësh

  Një hienë me pika (Crocuta crocuta) është gjetur në Egjiptin Juglindor, rasti i parë…

3 days ago

Sa kohë mund të pini çaj hithre?

Hithra është një bimë që vlerësohet prej shekujsh për vetitë e saj të shumta mjekësore.…

4 days ago